VERA U PRODHUA PER HERE TE PARE NE ILIRI NE ZONEN AFER DODONES – BESIM DERVISHI

Qe vera u prodhua per here te pare nga Iliret kete e vertetojne zbulimet e shumta arkeologjike ne Bylis( i cili ka simbol te tij nje kupe vere, nje fre rrushi dhe cuditerisht nje kalli miseri duke menduar qe misri per here te pare u soll ne Evrope nga ekspeditat ne Amerike ne vitet 1400) por dhe Apoloni, Dyrrah dhe qytete te tjera Ilire. Nderkohe Vera permendet si nje pije qe u prodhua per here te pare ne Iliri dhe ne libra te shenjte por dhe autoreve te tjere.
HISTORIANET BIJEN DAKORT SE NOHA ISHTE I PARI QE PRODHOJE VEREN NE ILIRI, SATURNI NE KRETE, BACCHUS NE INDI, OSIRIS NE EGJIPT DHE MBRETI GERON NE SPANJE.

(Burimi; Libri “The Bible Wine Question” autori; Frederic Richard Lees , viti i botimit 1876, faqa 17. Si dhe Libri; “Art of Making Wine from Native Fruits” autori; Frederick Accum, Londer 1820 faqa10.)
Duke u bazuar tek keto fakte une kam shkruar poezine NE JEMI ARBER, te cilen e gjeni tek vellimi im UROR STRALL ESHKE DHE BAROT, nje strofe e te ciles eshte;
“…Ne jemi arber edhe pse kemi ikur me nxitim si era.
Permes loteve jemi larguar, me kilometra large.
Dikur, romaket, prej nesh mesuan si behej vera.
Qysh nga koha e Noes, pinim vere te kuqe flake..”
Sipas shume autoreve dhe shkencetareve moder (dikur mendohej se permbytja e madhe dhe Noha kane qene legjenda dhe se ai nuk ka ekzistuar si person), ne bote kane ndodhur disa permbytje te medha por me e madhja ka ndodhur 12 000 vjet me pare gjurme te se ciles ekzistojne dhe nje prej te cilave eshte Deti Kaspik i cili eshte uji i deteve te mbetura pas terheqjes se ujit dhe ai pavarsisht se eshte liqen eshte dhe det sepse ka uji te kripur. Sipas tyre permbytja ka nisur ne rajonin e Ballkanit te sotem.
Autoret e lashte thone se Noe ndertoje anijen e tije prej lisave te Dodones qe ishin lisa shume te forte dhe duronin ujin. Gje qe te bene te hedhesh hipotezen se Noe ka jetuar afer ketij tempulli dhe se ketu ka prodhuar dhe veren ndoshta i mesuar nga prifterinjte e orakullit (peljusit) te cilet mesuan banoret vendas se si te perdornin veglat e punes dhe te punonin token, por ishin edhe astrologe (lexonin yjet) si dhe dinin shume truke te tjera.
Sot vihet re se disa kompani te prodhimit te veres ne Bosnje Hercegovine kane mare ekzkluzivitetin e prodhimit te veres duke i vendosur emrin Illyria. Ndersa ne zonen e Tomorit qe mbahet si zone e rrushit cilesor ku prodhohet nje pije e ardhur me vone nga lindja(raki), nuk vendosen emertime te tilla pavarsisht se kohet e fundit verehet se jane shtuar plantacionet e rrushit dhe prodhimit te veres.
/BESIM DERVISHI/
BIBLIOGRAFIA
1)Libri “The Bible Wine Question” autori; Frederic Richard Lees , viti i botimit 1876, faqa 17.
2)Libri; “Art of Making Wine from Native Fruits” autori; Frederick Accum, Londer 1820 faqa10.
3) Stema e qytetit ilire Bylis mare nga faqa PARKU ARKEOLOGJIK KOMBETAR BYLIS