NE ISHIM VIKTIMA TE POLITIKES! – Nga:BESIM DERVISHI.

“- I nderuar shkelqesi. Dua te mbaj nje deklarat ne emer te burgosurve te cilet po vuajne denimin sipas regjimit te ashtequajtur 41 BIS (Carcere Duro). Te lodhur dhe te instrumentalizuar nga politika italiane e cila na ka perdorur. Ne jemi të lodhur duke u shfrytëzuar, poshtërua dhe përdorur per pazare nga forcat e ndryshme politike”.
Ishte viti 2002 kur numri tre i organizates historike me te frikshme ne bote, Cosa-Nostra-s, Leoluka Baggarela, njekohesishte edhe kunati i Bossit te Boseve , Toto Rina. Foli me videokonferencë nga burgu i L’Aquila, gjatë një procesi gjyqesor ne te cilin atij iu kerkua deshmia. Duke njoftuar grevën e urisë për të protestuar kundër regjimit te vuajtjes se denimit 41 BIS. Bagarela dhe boset e tjese, sipas kesaj deklarate ishin te zhgenjyer nga perdorimi qe politika iu kishte bere atyre duke i perdorur si krahun e armatosur per te mbledhur vota, eleminuar kondershtaret, eleminuar gjykates dhe prokuror te bezdisshem, kontrolluar tendera dhe koncesnione, duke i perdorur ne trafikun e droges dhe te tjera. Ne fakt Bagarela i kishte dhene shenjat e nje shkeputje nga politika italiane, vecanarishte ajo demokristiane me te cilen kishte lidhje Cosa-Nostra, qysh ne vitin 1987, kur pas procesit te njohur si Maxiprocceso ne 1986, te zhgenjyer ata vendosen qe te votojne Partine Socialiste Italiane, duke i dhene nje fitore historike dhe te papritur ne Palermo dhe Sicili. Ky veprim u be per ti dhene nje mesazh ish-miqeve te tyre demokristian, se ne iu kemi sjell ne pushtet , por ne edhe iu rrezojme. Megjithate mesazhi shkoj ne vesh te shurdher. Atehere Bagarela vendosi te perdore karten e separatizmit sicilian. Ne vitin 1989 ai themeloi partine Sicilia Libera. Dhe u mundua qe te kaloj levizjen mafioze ne nje levizje seperatiste. Por ishte shume vone. Pakti i tij me politikoen ishte shkelur. Bagarela dhe boset e tjeter u arrestuan pas viteve 1990, duke perfunduar te gjithe ne burg, te harruar nga “miqte” e tyre politikan.
………………………………………………………………………..
NE ISHIM VIKTIMA TE POLITIKES!
Do te thoshte vite te shkuara nga burgu ku ndodhet, nje kapoband i njohur gjate vitit 1997 ne Vlore. Te njejten gje do te thoshte edhe rivali i tij “politik” por qe tani ndodhej i denuar per krime ne burg. “Me perdoren sepse jam injorant ne politik”- keshtu do te thoshte edhe ai. Thenie qe ngjajne si dy pika uji me theniet e bosit numer tre te Cosa Nostres, Luka Bagarela. Cuditerisht ne 24 Tetor 2018 pas disa arrestimeve te bujshme ne Shqiperine e Mesme dhe te Veriut, nje nga te arrestuarit deklaroj ” Politika na beri Koke Turku”. Ndersa ne vitin 2019 pas disa arrestimeve te bujshme ne lidhje me trafiqet e droges ku dolen ne skene nga pergjimet edhe shitblerja e votave, nje i burgosur deklaroj se ka qene perdorur nga politika qendrore dhe administrative.
Sot ne kohen e pandemise keto gjera duken te demode dhe te “largeta”. Krimi eshte perdorur nga politika per te blere vota, shantazhuar, trafikuar dhe shplare parate. Krimi eshte perdorur nga politika si krahu i armatosur i saj duke kercenuar gjakosur dhe rrahur rivalet politik. Krimi eshte perdorur nga politika si krahu financiar i saj duke sponsorizuar fushata elektorale me parat e droges. Krimi eshte perdorur nga politika si krahu i zhvillimit ekonomik duke ndertuar rruge, parqe dhe shkolla. Krimi eshte perdorur nga politika per te shantazhuar mediat dhe blere ato. Por politika gjithmon kur e ka pare vehten ne veshtiresi e ka djegur krimin pa dhimbje ashtu sic djeg nje leter spathie per letren e ardhshme. Vendin e “Fanit Spathi” te djegur e ka zene ” Ujku Karro”. Keta te mjere kane rene viktime e egos per pasuri, kane rene viktim e varferise se tyre dhe situatave ku jane ndodhur. Politika nuk e ka pas veshtire qe ti zvendesoj si karta te djegura me kandidatet e ardheshem per tu bere viktima te perdorjes. Ndaj te rinjte duhet te kene kujdese dhe mos te behen loder e politikes se korruptuar. Keta duhet ta kuptojne se ne qofte se sot je ushtar i politikes se korruptuar , neser do te jeshe kandidate per ne burg.