KUSH I “VRAU” SINDIKATAT SHQIPTARE? DHE PSE DUHET TE VOTONI SINDIKALISTIN ELTON DEBRESHI!- BESIM DERVISHI.

Gati shtatedhjet e dy vjete me pare, mafia dhe politika vrane ne Itali sindikalistin Placido Rizoto. Rizoto ishte kryetar i sindikates se puntorve dhe fshatarve ne Korleone(qendren e mafias). Perpara se te themelonte sindikaten e puntorve, ai kishte qene partizan dhe kishte luftuar kunder Duces dhe Hitlerit deri ne Italin e Veriut, Rizoto ishte nje idealist me bindje social-demokrate dhe me tu kthyer pas luftes ne vendelindjen e tij ne Korleone, themeloje sindikaten e puntorve te njohur me emrin CGIL e cila kishte si qellim organizimin e puntorve, reformen agrare dhe luften ndaj latifondisteve te tokave. Pikerisht kjo veprimtari ishte nje kauz qe godiste jo vetem latifondistet por dhe politiken dhe mafian. Keshtu qe ajo i dogji disa here zyrat e sindikates. Ndersa ne 10 Mars 1948 bosi Luciano Lico me skuadren e vrasesve e vrau dhe zhduku trupin e Rizotos(vite me vone eshte zbuluar se informatore e Licos ka qene e dashura e Placido Rizotos).
Me zhdukjen e trupit mafia donte te jepte nje mesim. Se cdokush qe ngre dore kundra saj dhe partise politike qe ajo mbeshtet, jo vetem qe do te eleminohet fizikishte por dhe do te harrohet.
Por familja e Rizotos dhe sindikata qe ai punoje dhe luftoje refuzuan ta harronin historine e tij. Ata bene nje fushat historike, gati 60 vjecare, per te bindur autoritetet per gjetjen e trupit te tij.
Dhe fal kesaj fushate, por dhe fushates se gazetarve idealiste si Pipo Fava e te tjere( i cili e permendte ne cdo emision Placidon dhe historine e tij dhe ndoshta kjo i shkaktoje dhe eleminimin nga mafia). Qe trupi i Rizotos te gjendej dhe identifikohej nga ADN-ja, pastaj te varrosej me ceremoni shteterore, ku merrte pjese dhe Presidenti i Republikes.
“Mafia donte të dërgonte një mesazh simbolik, – ka thene Dino Paternostro, i cili është kreu aktual i degës së sindikates qe themeloi Rizoto ne Korleone
-Jo vetëm që po vrisnin Placido Rizoton, por ata donin qe ta fshinin ate dhe pune e tij nga kujtesa dhe memoria e italianeve. Mafiozet nuk paten suksese, fale ererave te ndryshimit dhe sensibilizimit te qytetarve dhe intelektualeve italian.
…………………………………………………………………………………………….
Une jam djal i nje sindikalisti qe ashtu si Rizoto, luftoje bashke me shoket e tij ne fillimin e viteve 1990 dhe mesin e viteve 2000. Ai bashke me shoket e tij organizuan greven me te gjate ne historine e sindikalizmit shqiptar, Prill-Shtator 1992. Ishte koha kur babai im dhe shoket e tij sindikaliste u moren forcerisht naten ne qytetin e Policanit, u torturuan nga rregjimi, pastaj u denuan me disa muaj burg.
Por shteti dhe krimi nuk i vrane, por i burgosen, turturuar.
Megjithate ata qendrun stoik kunder kesaj dhune fizike dhe verbale.
Sot kane nderruar koherat mafia dhe politika nuk vrasin hapur, por vrasin pas shpine. Nuk vrasin me njerez publik, por vrasin organizata publike qe jane ne interes te sindikalizmit dhe puntoreve. Mafia politike vrau sindikatat, konfederatat duke korruptuar udheheqesit e saj, duke shatazhuar puntoret e vertete, duke emeruar ne krye te tyre persona jo sindikaliste. Mafia dhe politika ne Shqiperi kane “vrare” sindikatat dhe kane shpikur terma te tjera si “Shoqeria Civile” qe jane njerez partiak dhe mbrojne interesat e politikes. Mafia dhe politika kane frike nga organizatat puntore dhe studentore, ndaj kane infiltruar brenda tyre zogjte e qyqes.
Keto dite kam mbeshtetur ne garen elektorale te 25 Prillit sindikalistin ELTON DEBRESHI! Perse duhet te votoni Eltonin?
Sepse ju kam thene qe votoni kunder partitokracise. Dhe Eltoni eshte kunder ketij sistemi qeverises.
E dyta ju kam thene te votoni edhe ndonje nga femijet e policeve te vrare qe do te konkurojne ne gara zgjedhore. Por me sa kam ndjekur fushaten ne gjithe Shqiperine, nuk ka ndonje kandidat nga femijet e 264 policeve te vrare ne lufte me te keqen. Nese jeni ne Diber- Bulqize-Burrel-Mat. Votoni per MINATORIN. As nuk e njohe dhe as kam folur ndonjeher me te. Por ai ka nje program ambicioz per kauzen e minatoreve. E njehe mire problemin e tyre dhe ka njohuri ne kete fushe. Me sa kam lexuar ne komente pseudobiznesmenet e lidhur me politiken po mundohen qe ti vene shkopinje ne rrota. Jane pikerishte keta qe financojne parti politike te vjetra por dhe “NISMA” gjoja te reja. Nga nje sondazh qe bene TV ABC ai ka mbi 11% te votave qe duhet ta shpallin fitues.
Elton Debreshi eshte personi i duhur qe i njehe problemet nga brenda, ai ka ngritje dhe ne fushen e ligjeve te punes per arsye se eshte mare gjater me te drejtat e punetorve. Si miratimin e statutit te minatorit, ligjin e pensioneve e te tjera.
Vota per Elton Debreshin eshte vota per ringjalljen e sindikalizmit qe mafia dhe politika pasi e “vrane”, ngulmojne qe te harrohet. Vota per Elton Debreshin eshte vota per ringritjen e sindikatave te vetmet organizata nga te cilat ka frike politika, te vetmet organizata qe jane opozitare reale me politiken.
Fitorja e Elton Debreshit eshte nje manushaqe ne pranvere!

(Foto e huazuar nga faqa e Elton Debreshit)