KUSH, DHE PERSE E VRANE FALKONEN? DHE PERSE SHQIPERIA NUK LIND DOT NJE FALKONE? – Nga Besim DERVISHI

Diten e Shtune, me 23 Maj 1992, ora 17:58, ne Kapaci te Palermos, krimi i organizuar dhe mafia italiane, Cosa Nostra. Kryen nje nder atentatet me gjakatare te organizuar ndonjeher ne historin e Italise. Nje atentat qe per nga menyra e operimit, organizimit, pjesmarrjes, mjeteve logjistike dhe ushtarake te perdorura, mesazheve te qarta qe jepte, ndoshta ishte i pari ne histori. Cosa Nostra perdori plot 500 kg tritol TNT per te eleminuar gjykatesin me fame nderkombetare, Xhovani Falkone. Te gjithe shoqeruesit e tij vdiqen ne vend, ndersa Falkone jetoi edhe dy dite te tjera per te nderruar jete ne spital me 25 Maj 1992. Pervec Falkones te plagosur, ne kete atentat humben jeten gruaja e tij Franceska Morvillo, si dhe truprojat Antonio Montinaro, Vito Skifani, Roko Dikillo.
Kane kaluar 28 vjete nga ajo ngjarje por ende Italia nuk mundet ta harroje. Qe prej atehere jane shqiptuar denime dhe jane kryer shume seanca gjyqesore, jane shkruar shkrime neper gazeta, jane shkruar shume libra dhe realizuar disa filma dhe emisione. Por perseri njerzit e drejtesise, familjaret, koleget, gazetaret e ndershem dhe qytetaret italian, ende besojne se ekzekutoret e vertete te Falkones ishin shume larg nga vendi i krimit, ndoshta ata ishin ne Milano dhe Rome. Ne shkrimet e meparshme per Falkonen dhe Borselinon jam munduar te paraqese jeten e tyre, metodat e operimit per te luftuar mafian, si dhe paketen ligjore te cilen ata hartuan per te luftuar krimin e organizuar. Ndersa tek ky shkrim do te flas per faktet e reja qe media italiane po servire per publikun. Kush e vrau Falkonen? Pse e vrane? Dhe u denuan ata qe e vrane?
Por perse Cosa Nostra zgjodhi ate dite dhe ate moment per te vrare Falkonen?
Sipas djalit te Antonio Moninario, truprojes se vrare te Falkones. Zotit Xhovanio Monitanrio, vrasja e Falkones ndodhi pikerisht ne vitin 1992, menjeher pasi procesi gjyqesor i njohur si Maxiprocesso mori formen e prere ne Gjykaten e Kasacionit te Romes. Sipas tij Falkone kishte patur nje rol deciziv ne Maxiprocesin e organizuar kunder mafias i cili nisi ne 10 Shkurt 1986 per te mbruar perfundimishte me 30 Janar 1992 me vendimin e dhene nga Gjykata e Kasacionit ne Rome (Vendim i Formes se Prere), ku 475 kapo te mafias u shpallen fajtor dhe u denuan me burgime te renda, ndersa kupola e perber prej 19 antare u denua e gjithe me burgim te perjeteshem. Truri i triumfit te drejtesise ishin Falkone dhe Borselino. Ndaj jo me shume se 110 dite me vone mafia do te hakmerrej ne menyren me brutale. Nje shkak tjeter ishte se Falkone kishte ne plan te propozonte dhe aplikonte instrumenta te tjere juridiko-penal, instrumenta qe do te luftonin ne menyre efikase mafian, instrumenta qe fatkeqesishte mungoje edhe sot(megjithate ligji i vuajtjes se denimit 41 BIS i propozuar dhe hartuar nga Falkone-Borselino hyri ne fuqi disa dite me vone pas vrasjes se tyre). Cosa Nostra dhe mafia nuk e vrane Falkonen vetem per ato qe kishte bere ndaj tyre, vrasja e tij ishte nje mase preventive per te ndaluar Falkonen per ato qe ai do te bente me tutje per te luftuar krimin e organizuar. Shak tjeter i eleminimit te Falkones ishte ai se, Cosa Nostra donte te demostronte hapur dhe frikshem forcen e saj dhe kapacitetin, per ti treguar Italise, gazetarve, prokurorve, gjykatesve, policeve, se ata ishin ende te forte edhe pas vendimeve te Gjyqit te Maxiprocesos. Ata donin te tregonin se ende sundonin ne kete territor dhe ata ishin pushteti i vetem, ndaj te cilit duhet te bindej edhe pushteti shteteror. Shkak tjeter ishte se me vrasjen e Falkones, mafia donte te jepte nje mesazh frike ndaj te gjithe atyre qe do te guxonin te ngrinin doren, armet, prangat, lapsin dhe cekicin e gjyqtarit mbi kete organizat okulte.
Sipas analistit Pierpaolo Farina, Falkone u vra ne kohen kur shteti kishte hyre ne bisedime me mafian. Afere qe ne vitin 2008 u gjykua nga gjykatat italiane.Sipas tij armiku i Falkones nuk ishte vetem Mafia, por ishin edhe ata qe kishin perdorur mafian. Dhe ata qe kishin perdorur mafian ishin politikanet e korruptuar. Ata e kishin perdorur mafian ne fushata elektorale per te grumbulluar vota qe nga viti 1958. Ata e kishin perdorur mafian per te investuar ne punet publike. Ata e kishin perdorur mafian per te shantazhuar, kercenuar dhe hequr qafe gazetaret, policet dhe gjykatesit e bezdiseshem. Ata e dinin shume mire qe nese Falkone do vazhdonte te punonte ne Ministrine e Drejtesise per te vazhduar me hartimin dhe propozimin e ligjeve te reja antimafia, sidomos me nje pakete ligjore per te cilen ai po punonte qysh prej vitit 1991, ai do te behej nje rrezik i madh jo vetem per mafian por edhe per miqte e saj ne politik. Frike tjeter e politikes ishte se mos Falkone arrinte te zgjidhej Prokuror i Pergjithshem i Italise (nje tentativ qe ai kishte deshtuar njeher fale nje kombinacioni), enderr qe ai e kishte ne sirtare, me fuqine, instrumentat dhe idet qe ai kishte do behej i rrezikshem per mafian por dhe per miqte e saj ne politik. Ata e dinin se Falkone kishte nje objektiv te pergjithshem ne mendjen e tij. Ai po mendote strategjin perfundimtare. Zgjidhjen finale. Te shkaterronte perfundimishte mafian ne Itali, ti jepte fund njeher e mire kesaj plage sociale e cila kishte lindur qysh me lindjen e shtetit italian ne vitin 1861. Por ky objektiv ( i shkaterrimit total te mafias) nuk ishte objektiv qe i shkonte per shtate politikes se korruptuar, miqeve te mafias ne politik, te cilet e perdornin mafian per qellimet e tyre. Me nje fjal atyre nuk iu interesonte termeti qe do te shkaktonte Falkone. Sipas Farinas, Falkone ishte viktima e fundit e Republikes se Pare Italiane, sepse Borselino ishte viktima e pare e Republikes se dyte te saj. Sipas tij vrasja e Falkones do te sherbente si nje motiv per te ruajtur Statu Quon, ishte koha kur partite historike po gremiseshin ne skandalin e ashtequajtur “Tangentopoli”. Ndaj kjo vrasje do te sherbente per ruajtjen e pushtetit te tyre ne emer te stabilitetit politik dhe ekonomik te italise.
Sipas Enriko Bellavia, gazetar, nje piste tjeter per ekzekutimin e tij eshte e ashtequajtura “Pista Milaneze”. Ishin vitet kur Cosa Nostra e kishte shtrire veprimtarin e saj ekonomike ne veri, kryesishte ne Milano. Ishte koha kur kishte plasur nje bum i madh ndertimesh ne ate qe quhet “Milano 2”. Falkone dhe Borselino kishin hapur letrat dhe po hetonin per mjetet financiare dhe burimin e tyre, kush fshihej pas ketyre mjeteve monetare ne te vertet, biznesmen, pseudobiznesmen apo vete mafia dhe politika.
Vite me vone ne vitet 2000 ne procesion Del Ultri ( deputet i Forca Italias i denuar per bashkepunim me mafian) dolen ne drite fakte te reja. Dolen ne skene kontaktet e mafias me politiken. Ishte mafia post- Rina, qe braktise projektin e Rines dhe kunatit te tij Leoluka Bagareles per te formuar nje parti te mafias, nje parti seperatiste me emrin Sicilia Libera. Ne vitin 1993 ata mbeshteten forcen e re politike, Partine Forca Italia.
Sipas gazetarve italian e cudicme eshte dijenija e mafias per levizjen e Falkones. Ata dinin oren e sakt te nisjes se avionit nga Roma, oren e sakte te mbrritjes ne Palermo, intenerarin qe do te ndiqte autokolona, rrugen qe do te ndiqte Falkone dhe truprojat e tij dhe destinacionin perfundimtar. Ata dinin cdo detaj, kur pak veta brenda shtetin i dinte keto. Levizjet e Falkones i dinin vetem shefat e sherbimit. Mafia dinte dhe tipin e makinave, emrat e shoqeruesve te Falkones. Sipas gazetarve italian mafia e kishte me te lehte ta ekzekutonte Falkonen ne Rome, kur masat mbrojtese ndaj tij ishin minimale. Por ajo zgjodhi Palermon. Perse? Sepse donte jepte disa mesazhe per italianet, punonjesit e ndershem te drejtesise italiane dhe miqeve te saj ne politik.
“….Ne vendin tone qe te jeshe i besueshem duhet te jeshe i vdekur…”

PSE SHQIPERIA NUK LIND DOT NJE FALKONE? – BESIM DERVISHI.

Kam dy dite qe nuk po meresha me asnje pune, por lexova gazetat me te fundit italiane, degjova emisionet me te fundit italiane(21 maj 2020). Per zbulimet e fundit mbi vrasjen e Falkones, motivet, shkaqet dhe autoret e ketij krimi makaber te ndodhur 28 vite me pare me 23 Maj 1992. Zbulime qe kane bere gazetaret investigativ italian. Dy dite dhe ore qe nuk me paguhen por cdo gje e bej per hobi ndose disa miq me thone ti shkruan kot se nuk te lexon njeri. Une iu them faleminderit dhe vazhdoje punen time. Ne fund shkrova shkrimin me fakte rrengjethese “Kush dhe perse e vrane Falkonen?”. Nje shkrim ku sipas gazetarve investigativ italian dalin ne drite fakte qe implikojne mafian por dhe miqte e saj ne politiken qendrore. Nje lexuese me emrin Marina qe kishte lexuar dhe shperndare shkrimin sot ne mengjes, midis te tjerave thoshte se SHQIPERIA DO LIND NJE FALKONE. Edhe une ashtu doja, bile ne shkrimin qe ka bere nje nga pistat e dyshuara per eleminimin e tij ishte ajo e hetimit te ndertimeve te medha qe po beheshin ne Milano ne ato vite, gje qe te kujtojne Shqiperine e sotme e cila po mbushet me ndertime qiellgerrvishese, ndersa leket nuk dihet nga vijne. Por nuk besoj se ne Shqiperi do te lindin nje Falkone apo Borselino, ndoshta edhe per 30 vjete. Pse..?
Sepse Italia ka mafian me te vjeter dhe me te forte ne bote, por ka dhe magjistratet me te forte ne bote. Pra ka virusin por ka dhe antivirusin. Italia ka nje tradit te gjate Juridike, mos te flas ketu per Te drejten Civile dhe Penale Romake, por edhe fakulteti i pare juridik ne bote eshte themeluar ne Ferrara te Italise. Ka nje vazhdimesi brezash. E treta, Sicilia ne baze te Kushtetutes Italiane ka Autonomi Gjyqesore, gjykatesit dhe magjistratet jane vertet te pavarur dhe politika nuk ka instrumentat e nevojshem per ti kontrolluar, po ashtu dhe ne regjionet e tjetra italiane. E katerta, ne Itali shumica e te rinjeve u dynden drejt fakulteteve italiane te drejtesise pas vrasjes se Falkones dhe Borselinos, per arsye se donin te vazhdonin rrugen e tyre dhe te hakmerreshin ndaj mafio-politikes. Deri ne ate kohe shteti konsiderohej pale “armike” por puna e Falkones dhe vepra e tij e permbysi kete perceptim ne syte e te rinjeve. Ndersa ne Shqiperi te rinjte u dynden drejt fakulteteve te drejtesise pas 1990, per te bere para dhe lek. Ata nuk ishin idealista, nuk kishin asnje idhull per te ndjekur, nuk kishin asnje motiv. Pozicioni i gjykatesit dhe prokurorit konsiderohej biznese, ata tashme nuk ishin jurista por biznesmen. Aksioma te tipit: Ligji eshte i barabarte per te gjithe. Apo: Padrejtesia me e madhe eshte ti japesh te drejte te padrejtit. Ishin sllogane qesharake.
E katerta Falkone dhe Borselino i dhane fund kultures mafioze ne Itali se “shteti eshte pale kundershtare” eshte pale armike. Ata me punen e tyre binden njerzit se: shteti ato qe mafia ti jep si favore, ai ti jep si te drejta.
Idea se shteti eshte pale armike sundon ne vende qe kane vuajtur gjate nga represionet dhe pushtimet e ndryshme, nje prej te cilave eshte dhe Shqiperia. Falkone dhe Borselino i dhane fund kultures mafioze te ashtequajtures se ai qe vjedh dhe vrete, eshte i zoti.
Ndersa ne Shqiperi per fatin e keq kjo vazhdon. Si nje vend qe kemi vuajtur represionin e gjate romak, bizantin, osman por edhe sundimet nga vende te tjera dhe ideologji te ndryshme helmuese per rinine dhe kombin, shteti ende konsiderohet pale armike, kundershtare, ndersa ata qe jane ne anen e tij dhe te ligjit, konsiderohen “spiuna” me e pakta dhe me e shumta “te huaj” per qytetaret. Ne Shqiperi ende mbisundon kultura mafioze e te fortit. Burre i zoti (Bire K….) konsiderohet ai qe vjedh, sundon, trafikon dhe vrete, ndersa ai qe nuk i ka keto virtyte konsiderohet i humbur, i pa zoti. Kur te permbyset ky raport ne favor te te dytit atehere edhe Shqiperia do te shohe prosperitet. Por kjo dite me duket e larget.
Politikanet ne Shqiperi kane folur sot per Falkonen. O tempora o Mores! Falkonen e vrane mafiozet por edhe politikanet e korruptuar te italise. E vrane ata qe shantazhonin plagosnin dhe eleminonin gazetar, magjistrate, police. E vrane politikanet e korruptuar qe perdoren mafian per te mbledhur vota me ane te dhunes, frikes dhe parase. E vrane politikanet e korruptuar qe e shihnin si rrezik per te ardhmen. Ju flini te qete se keni injektuar ne damaret e drejtesise virusin tuaj te COVID-POLITIKES. Ju flini te qete se nuk keni Falkone qe tju shfaqet naten ne enderr. Ju flini te qete se nuk keni lene pas idhuj qe rinia ti ndjek pas neser. Ju flini te qete se keni vrare genin e idealit dhe keni ngjallur ate te parase dhe pushtetit edhe tek brezi i ri. Ju flini te qete se keni helmuar shpirtin e gjykatesit por dhe studentit te drejtesise, e keni helmuar me drogen e korrupsionit. Ju flini dhe vidhni te qete kete popull se Falkonia ne Shqiperi nuk ka lindur ende.

VINI RE!
Te dyja shkrimet jane postuar per here te pare ne rrjetin social FB nga autori ne 22 dhe 23 Maj 2020. Ndalohet riprodhimi i plote ose i pjeseshem i ketij punimi. Autori mban graden MSC ne Fushen Jurodiko Penale si dhe ka kryer nje ser trjanimesh dhe kualifikimesh ne fushen penale, civile dhe ate te sigurise kombetare.