KRIMI I ORGANIZUAR SHQIPETAR NUK KA PARTI POLITIKE. AI ESHTE I SHPERNDAR NE DISA PARTI POLITIKE- Nga: Besim Dervishi.

Situata I ngjane viteve 50- 60 kur Mafia u nda ne dy grupe, Nje grup ai me klasiku I udhehequr nga Dr. Navarra mbeshteste financiarishte por edhe forcerishte Partine Demokristiane ne zgjedhje, kurse grupi me I ri I perfaqsuar nga Luciano Lico filloj te mbeshteste Partine Liberale. Qellimi final I kesaj perplasje nuk ishte vetem marrja e pushtetit politik, por pasi te siguronin ate keto organizata te kontrollonin dhe punet publike, koncensionet dhe resurset kombetare. Qytetaret italian u shokuan kur ne vitin 1958, ne zgjedhjet parlamentare te atij viti, mafiozet u ngjiten ne tribuna dhe foltore sebashku me politikanet. Deri atehere ata ishin pare si krahu “logjistike” i politikes, nje ingranazh qe vepronte ne prapavije, duke ndihmuar aleatet e tyre politik, me forcen e tyre ushtarake qe perbehej nga qindra djem te rinje te dhunshem, por dhe me forcen financiare, me para dhe mjete te motorizuara. Ata dikur kishin vepruar si te padukshem, por dalja e tyre ne tribun ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1958, ishte nje xhest domethenes, politika “de facto” e kishte legalizuar mafian. Tragjikomedia harriti kulmin kur mafiozet mbanin fjalime mbeshtetese, fjalime oratorike para turmave te sugjestionuara, te friksuara dhe terrorizuata. Fjalime ne mbeshtetje te kantidateve te partive qe e pranonin forcen e mafias dhe krimit, per te mare pushtetin.
……………………………………………
Fatkeqesishte sot krimi nuk ka nje parti politike. Ai eshte i shperndare ne disa parti politike. Ka ikur koha e larget kur krimi shqiptar u perdore nga politika si krah i armatosur dhe force logjistike, mbeshtetese ne terren. Ishin vitet 1993, 1996 dhe 1997 kur kriminelet u thirren per ndihme nga vete politika. Dhe rezultatet dihen, zgjedhje te kontestuara, rrahje, manipulime votash, dhune dhe gjake.
Pas viteve 2000 dhe sidomos ne zgjedhjet e vitit 2001. U vu re nje nderrim kursi i politikes shqiptare. Per cudi ne skene dolen persona qe vinin nga bota e krimit, por kete radhe ata nuk kishin te veshur meshina te zeza dhe kambale sherifi. Ata nuk mbanin ne dore as armen e tyre dikur te preferuar “Aleksander Kallashnikov 47”. Per cudi ata tani ishin biznesmen, me firma dhe prona, me sekretare dhe bodigarde. Ata ndertonin rruge, neper te cilat dikur kishin dal per te grabitur me armet e tyre autobuzet e radhes. Ata mbanin fjalime neper studio kunder trafikut te femrave, qe ata vete dikur i kishin trafikuar ne Itali, duke i detyruar te skllaveroheshin seksualishte, permes turturave si fikja e cigareve ne trup. Ata kishin mbaruar disa fakultete dhe universitete, por qe kishin probleme me shkollat e mesme.
Per cudi ata ishin biznesmenet qe financonin fushata elektorale, para qe sipas gojeve te liga vinin nga trafiku global i droges. Mediat njoftuan se shume nga keta harriten te mernin poste te larta ne pushtetin ekzekutiv, legjislativ, lokal dhe gjyqesor.
Rasti i Shqiperise nuk ishte i vetem. te njejten gje beri dhe Huan Pablo Eskobar, vite me pare, qe nga trafiku i droges u zgjodhe senator.
Faktori nderkombetar u shokua, ndaj ai nderhyri per te kaluar disa ligje ne parlament, disa nga antaret e “krahut te armatosur” te politikes te cilet kaluan ne krye te pushtetit, u shkarkuan. Megjithate disa mbijetuan forte. Nje pjes e tyre qe u “debua” nga vatha e partise tentoj te formoj parti me vehte, njelloj sic beri numri tre i Cosa Nostres, Leoluga Bagarela. Pasi u zhgenjye nga aleatet Demokristian dhe me vone ata socialiste, ai dhe mafia ne vitin 1987 krijuan nje parti irredentiste me emrin Sicilia Libera. Por cdo inisiativ e till ka deshuar. Partite e medha politike jane makinerit me te fuqishme burokratike brenda nje shteti. Ato nuk mund te lejojne makina te vogla t’ju zene rrugen.
Mafia dhe krimi shqiptar ecen gjithmon do te jete ne krahet e atij qe ka pushtetin. Partite e medha politike jane jo vetem makineri te medha burokratike, por ndoshta ato sot jane nderrmarrjet me te fuqishme te nje lloji “Joint Venture” (xhoint vencer). Atje ka nevoj per politikane, ekonomiste, idealiste, qytetar te thjeshte, pensioniste, student, emigrante. Por ato kane nevoj edhe per mafioz dhe kriminel pa te cilet nuk qeverisin dote.
……………………………………………..
Tek filmi denoncues OKTAPODI IV, ka nje skene interesante ne fund kur Komisari i hekurt Katani perballet me Antonio Espinozen. I cili i foli atij per dosje, koleksione, emra te personave me pushtet, shantashe dhe biznese. mendoj se kjo sekuence filmi flet shume:
“…Te me falni komisar. E zeme se une jam e keqja dhe ju jeni e mira. Mendoni se vertet do me mundni me kete(pistolete). Ju duket shtepia ime si shtepia e nje banditi. Une jam koleksioniste. Dhe ato dosjet atje jane koleksionet qe kam forte per zemer. Kjo dosja eshte dosja e nje udheheqesi te larte shteti, kjo tjetra e nje bankieri te fuqishem ne Evrope, ndersa kjo eshte dosja e nje ministri. Une koleksionoj semundjet e shpirtit, semundjet e tyre te fshehta. Llumin e tyre, sekretet e tyre. Keto nuk i kam per shantazh por per te neneshkruar kontrata, mallra shkembimi. Per demokracine, korrupsioni eshte si vaji i motorrit te makinave. Ka nje ere te keqe, eshte i piset, por eshte i domosdoshem….”
Nuk e di a kemi sot politikan te shantazhuar nga qarqe te fuqishme planetare, qe konservojne semundjet e tyre neper dosje dhe kasaforta? Nuk e di nese kemi politikan qe konservojne dosje per elemente mafioz duke i shantazhuar? Nuk e di nese kemi mafioz dhe kriminel qe konservojne dosje per semundjet e politikaneve te cilet i kane shnderruar ne kukulla vendimemarrese ne duart e tyre? Ishallah jo te qe te treja! Ndonse vite me pare nje politikan pati guximin te deklaroj se korrupsioni eshte vaji lubrifikant i ingranazheve te shtetit, i piste por i domosdoshem.