EMIGRIM- BESIM DERVISHI (Poezi)

Emigrim ti qofshe mallkuar.
Thave doren e uruar.
Dikur iknim nga armiku.
Sot largohen nga i ligu.

Gjysherit lene, shtepite braktisur.
Shkollat boshe, muret vidhisur.
Nuk ka lindje ne qytet.
Mbyllen cerdhe, maternitet.

Emigrim o plage e vjeter.
per shqiptarin je kuceder.
Si mallkim tre mije vjecar.
Rrezik per kombin shqiptar.

Amanetet i harruam.
Drurin e eger nuk shartuam.
Ndaj pema sot eshte pa kokrra.
Ndaj grure nuk bluan me mokrra.

Kjo nuk eshte Shqiperia jone.
Ne cdo parti nje faraon.
Mos valle eshte Shqiperia e plakur?
Si rrecke te vjeter te kane flakur.

Qe nga jugu ne veri.
Sec ka rene epidemi.
Grip, lengjyer apo virus.
Thare burimet, thahet cdo pus.

Fikin dritat, kerkojne shpresa.
Braktisin nenen ne varreza.
Vajza i harron premtimet.
Gazetaret flasin per krimet.

Emigrim apo kurbet.
Neper baltrat neper kenet.
Endemi qe tridhjet vjete….

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.