ATE QE SHTETI TA JEP SI TE DREJTE, MAFIA TA JEP SI FAVOR!- Nga: Besim Dervishi. (Editorial)

Keshtu do te thoshte gjate nje interviste gati kater dekada me pare Prefekti i Palermos dhe me vone ai qe do te shpallej martir i luftes ndaj mafias por njekohesishte edhe hero i luftes ndaj krimit te organizuar te lidhur me politiken, Carlo Alberto Dalla Ciesa. Pikerisht kjo thenie e tij mu rikujtua keto dy dite, kur degjova nje debat televiziv midis disa analisteve tek emisioni i gazetarit Sokol Balla. Me beri pershtypje sepse ishte hera e pare qe disa nga analistet si Skender Minxhozi, Arjan Vasjari e te tjere, pranuan me gojen e tyre ne menyre te hapur, se ne tani ne Shqiperi per fatin e keq kemi nje “mafia” tonen. Them per fatin e keq sepse kjo nese eshte e vertet, cone uji ne mullirin e disa kriminologeve me pikpamje antishqiptare si “S. Quere, H. Rufer, P.Pen e te tjere si keta qe kane botuar libra duke bere prognoza per nje mafia shiptare, me nje force te tille sa mund te jete rrezik per Evropen. Pikpamjet e tyre u bene publike gjate kohes se Luftes se Kosoves dhe ne Mqedonin e Veriut ne vitet 2000, kjo ishte nje “rastesi” apo jo do ta vertetoi koha.
Por le te flasim pak ne lidhje me disa opinione te dhena ne kete debat. Midis te tjerave njeri prej tyre, analisti Arjan Vasjari tha se;
Krimi i Organizuar ose mafia shqiptare per te ardhur deri ketu ku ka ardhur ka ndjekur rrugen qe ndoqi mafia ne Italin e Jugut. Ne Itali fenomeni mafioz lindi per shkake se egzistonte nje diferenc e madhe mes drejtesise italiane dhe politikes. Segmente te politikes ishin ne mardhenie me mafia-n. Gje qe nuk ndodhi me sistemin e drejtesise italiane. Drejtesia atje ishte ne lufte me mafian. Ndersa me tutje ai tha se shkake tjeter i lindjes se mafias ne itali ishte mosfunksionimi i disa institucioneve. Ndaj qytetaret per te zgjidhur problemet e tyre si problemet me tokat e te tjere nuk po iu drejtoheshin me institucioneve shteterore por po iu drejtoheshin per ndihme elementeve mafioz te cilet ndikonin me autoritetin e tyre mbi to. E njejta gje po ndodh dhe me Durrsin dhe Lalezin ku per shkake te konfliktit te tokave, qytetaret po i drejtohen per ndihme te ashtequajturve “te forte”.

Pra me pak fjal kjo ishte idea e analisteve.

Ndersa une nuk jam dakort njeqind perqind me kete ide.
Fenomeni i bashkepunimit te shtetit me krimin lindi ne itali nepermjet te ashtequajtures “Levizja Brigante” ( element te te cileve fillimisht ishin kacak, hajdut, pirate deti) nje levizje e cila lindi gjate kohes kur Sicilia ishte e pushtuar nga Francezet nga ku lindi dhe emri MAFIA sipas inicialeve te kesaj levizje (Morte Alla Francia, Italia Amella). Fillimisht pushtuesit kontaktuan me keta rrebel duke i joshur me para dhe poste me kusht qe te njihnin autoritetin e tyre. Mafia fillimisht ishin ata qe moren benefice nga pushteti si feude dhe ofiqe, por kohet nderruan dhe Italia fitoi pavarsine ne shekullin e XIX, votimet e para u organizuan ne 27 Janar 1861. Pikerisht ne keto votime ka dal ne skene publikisht per here te pare Mafia. Ish-brigantet e dikurshem, ish-feudalet ishin ata qe kishin ndikim mbi masat ndaj dhe politika bashkepunoi me ata per te siguruar vota. VOTA ishte ura lidhese e mafias me politiken. Shume te qarte kete na e bene shkrimtari italian Leonardo Sciascia i cili ne Romanin e tij “Mafiozet” e mbyll kete veper me fjalen e deputetit te pare te Sicilise i cili nga podiumi ku ishte sebashku me mafiozet iu drejtohet turmave me keto fjale:

“Kundershtaret politik po me quajne njeriun e mafias dhe se une kam bere fushaten elektorale ne territorin dhe me ndihmen e mafias. Miqte e mi po cili eshte kuptimi i vertet i fjales MAFIA?
Per mua Mafia, por edhe per ju eshte elegance, krenari, kaloresi, nder, superioritet, persosmeri. Nese mafia eshte kjo dhe jo nje shoqeri delinkuente. E pra miqte e mi une do ju them se jam mafioz e do te jem krenar qe te shpije ne parlamentin e Italise se bashkuar dhe te lire frymen e mafias nga ky ishull I lavdishem…..”

Ne Ballkan fillesat e bashkepunimit te krimit me politiken dhe kalimi i krimit nga rruga ne qeverisje ka ndodhur 300 vjet me pare.

Operacionin e katapultimit te krimit ne politik dhe qeverisje ne Ballkan e kryen te paret Osmanet ne fund te viteve 1700. Rreth shek XVII krimi ordiner (hajdutet dhe kleftet) mundi te kapi pikat kyce ne rrugekalimet qe lidhnin qendren e perandorise me provincat ballkanike si me Serbine e sotme, Bullgarine, Epirine, Maqedonin, Shqiperine e sotme e te tjere. Kjo levizje e papritur e bandave te hajduteve e corientoi fillimishte Perandorine Osmane, i shkeputi lidhjet e saj me provincat dhe per te shpetuar ajo aplikoi nje strategji qe po na ndjek edhe sot e kesaj dite. I ofroj hajduteve pushtet ne zonat e tyre me kusht qe ata te njihnin autoritetin e saj. Nje rast i tille ishte i hajdutit Ali Pash Tepelena por dhe Vojvoda i Bullgarise si dhe te tjere. Kjo strategji gati tre shekullore po na ndjek edhe sot e kesaj dite, ku politika i ka dhene pushtet atyre qe “de facto” qeverisin zona te caktura me ane te pushtetit te frikes dhe parase, por me kusht qe te njohin autoritetin e politikes se Tiranes te mbledhin vota per ate, ndersa ajo do iu siguroi atyre mbrojtje gjyqesore dhe do iu japin aksese ne ndarjen e resurseve kombetare, tenderave publik dhe licensave publike. Mafia ne dispozicion te politikes do te vendosi forcen e saj ushtarake qe perbehet nga njerez te hurit dhe litarit, por dhe forcen financiare te parase per te mbledhur vota. Ndersa politika do iu siguroi mbrojtje ndaj organeve ligjzbatuese.

Pra rastet ngjajne. E cudicme eshte se ky fenomen u luftua ne te dy vendet gjate diktaturave. Ku diktaturave nuk iu interesonte bashkepunimi dhe ndarja e pushtetit per vota. Ato votat i siguronin vete. Votimet ishin farsa, ndaj eleminuan cdo fenomen te tille mafioz pameshire ( iu rikujtoi fenomenin Mori, ish prefekti Cezare Mori i cili u dergua ne Sicili per te eleminuar mafian me urdher te Duces pasi nje bos mafioz ndaloj sicilianet te shkonin ne mitingun e tij kur Ducja e refuzoi). Fenomeni i mafias u mendua se u zhduk por ai ishte aty ne gjendje te fjetur dhe u rizgjua me te dhene rasti i pare. Pas Luftes se Dyte Botrore, mafia ne Itali mori pjese direkt ne zgjedhjet e vitit 1958 ku u perfshi direkt ne fushate elektorale ne dy parti kryesore ate Demokristiane dhe Liberale. Ndersa ne Shqiperi fenomeni i perdorimit te krimit ne votimi nisi ne 26 Maj 1996, per te vazhduar pastaj ne 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017… Fillimishte krimi u perdore per te siguruar vota ne rolin e krahut te armatosur. Element te botes se krimit vepronin si grupe paramilitare jashte qendrave te votimeve duke kercenuar kundershtaret politik, votuesit, pastaj edhe duke nderhyre ne qendrat e votimit direkt dhe forcerishte per te mbushur kutit e votimit. Kjo gjendje ishte evidente gjate zgjedhjeve te 26 Majit 1996 dhe zgjedhjeve te 1997. Nje ndryshim drastik ishin ato te zgjedhjeve te mevonshme kur element te vecant te botes se krimit u perfshin direkt ne politik. Ky fenomen u vu re ne zgjedhjet pas vitit 2000 per te mbrritur tek zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Vota ishte ajo qe ngriti ura bashkimi midis krimit dhe politikes. Dalngadale ne terren po shiheshin qarte dypushtetet qe vepronin si nje te vetme. Politika kontaktonte boset lokal per vota dhe kjo po shihej paster si drita e diellit. Ky bashkepunim kishte si qellim sigurimin e pushtetit dhe nepermjet tij kontrollin e resurseve kombetare si pronat, tenderat, tokat, trojet, lejet e ndertimit.
Nje favor tjeter qe kerkonte krimi nga politika ishte siguria nga agjencite e ligjit. per kete politika i kishte mare masat. Ajo kishte njerzit e saj neper keto institucione si ne gjykata dhe prokurori. Per kete qellim ajo shpiku reforma si i ashtequajturi “Kursi i Plepave”, por dhe reforma e hapjes se Shkolles se Magjistratures ku politika kishte njerzit e saj. Keto institucione u mbushen me njeres besnik te politikes. Ndaj rreziku nga drejtesia ishte zhdukur perfundimisht. Ndryshe nga Italia ku sistemi i drejtesise ishte mbushur me besnike te sundimit te ligjit dhe drejtesise, sistemi italian i drejtesise kishte nje autonomi te dukshme nga politika italiane ndaj ai u vu ne balle te luftes ndaj mafias dhe politikes se korruptuar. Pra te gjitha keto faktore jane ato qe kane bere te mundur lulezimin galopant te krimit ne Shqiperi deri ne ate shkalle sa ai ka kaluar ne shkallen me te larte te tij, ne shkallen e Mafia-s. Autoriteti i shtetit dhe institucioneve eshte rrenuar, eshte plasaritur besushmeria ndaj tyre, ndersa autoriteti i mafias po rritet.