21 PRILL 1921- 25 PRILL 2021. NJEQIND VJETE ZGJEDHJE “DEMOKRATIKE” NE SHQIPERI” – BESIM DERVISHI (Dy Editoriale)

21 PRILL 1921- 25 PRILL 2021. NJEQIND VJETE ZGJEDHJE “DEMOKRATIKE” NE SHQIPERI” – BESIM DERVISHI

Me 21 Prill 1921 mbushen plot 100 vjete nga zgjedhjet e para pluraliste ne historine e Shqiperise qe per cudi perkojne “rastesishte” me zgjedhjet parlamentare te ketij viti ne Shqiperi. Zgjedhjet e vitit 1921 filluan ne fund te Marsit dhe mbaruan ne 21 Prill, pra votimet nuk u mbajten per nje dite por per disa dite. Keto zgjdhje u mbajten ne menyre “demokratike” dhe sistemi politik ishte biporal. Ne njeren ane ishte Partia Popullore (parti e majte) e kryesuar nga Fan Noli ose deputeti i zgjedhur nga diaspora(kjo eshte e cudicme sepse Kongresi i Lushnjes vendosi qe te njohe nje deputet te zgjedhur nga diaspora dhe Shoqeria Vatra per shkake te kontributit te saj patriotik, ndersa sot diaspora 2 milioneshe nuk voton), me nenkryetar te partise disa bejlere dhe latifondiste tokash si Ahmet Zogu, Esheref Frasheri. Ne krahun tjeter ishte Partia Perparimtare qe ishte parti e djathte dhe udhehiqej nga latifondiste tokash. Kryetari i saj ishte kosovari Hoxhe Kadria por de facto ajo drejtohej nga latifondisti Shefqet Verlaci, nje pronar i madh tokash. ne parti benin pjese dhe shume filoitalian dhe nacionaliste kosovare. Ne zgjedhjet e para ne Shqiperi u perdore sistemi indirekt i votes ku zgjidheshin perfaqesues te cilet formuan nje asamble nga ku zgjodhen 75 deputet. Keto zgjedhje ne dukje demokratike ishin zgjedhje ku dominonte forca dhe paraja. Ne Berat, Elbasan, Tirane, Mat e tjere u zgjodhen deputet ata qe perdoren bandat dhe ciraket e tyre per te masakruar kundershtaret. Qehallaret dhe kapobandat e latifondisteve qarkullonin me kuaje duke terrorizuar neper qendra votimi, votuesit. Dikush blihej me para, me trimi rrihej me kopace ose eleminohej. Ndaj ne popull edhe sot e kesaj dite qarkullon nje parrulle. POPULLORE DHE DEMOKRAT. BAM KOPACJA, VERR PARATE.
Sot pas 100 vjetesh gjendja eshte pothuajse e njellojte. Partite shqiptare pervecse kane anen e ligjshme te tyre qe duket ne sfond. Thelle kane dhe anen e paligjshme. Ato perdorin grupe kriminale per te manipuluar voten, perdorin kulacin dhe kerrbacin. Afrojne vende pune, nje pjese te resurseve kombetare dhe licensave publike per besniket e tyre, ndersa te pabindurve ju ofrojne debimin nga puna, eleminimin dhe perzenjen nga vendi. Pervec kesaj partite kane dhe krahun e tyre ushtarako-financiar. Ky krahe perbehet nga pseudobiznesmen dhe djelmosha me te kaluar kriminale te cilet manipulojne votat, rrahin dhe lendojne kundershtaret, kercenojne dhe shantazhojne ne diten e zgjdhjeve.

POPULLORE DHE DEMOKRAT, BAM KOPACJA, VERR PARATE – Nga: BESIM DERVISHI.
(Editorial i shkruar ne 10 Gusht 2020)
Menjeher pas Kongresit te Lushnjes ne Janar 1920 ku u caktua forma e regjimit politik ne Shqiperi ( Mbreteri Kushtetuese, ku rolin e mbretit e luante Keshilli i Larte i perbere prej 4 antare. Nje Mysliman, Nje Bektashi, Nje Katolik dhe nje Ortodokse), filluan edhe konfliktet dhe ferkimet e para. Fan Noli i ardhur nga USA ne bashkepunim me Ahmet Zogun, ishin dy figurat kryesore politike. Por nje figure politike qe vepronte dhelperishte ishte dhe Shefqet Verlaci. Qeveria e Sulejman Delvines ne 14 nentor 1920 i propozoje Keshillit te Larte qe te shpalle zgjedhjet e para pluraliste ne historine e Shqiperise. Pas kundeshtive Sulejman Delvina jep doreheqje dhe ne vend te tij caktohet kryeminister Iliaz Vrioni ( Per me shume shih Abas Ermenji “Historia e Shqiperise kapitulli XVII dhe Sejfi Vllamas “Ballafaqime Politike). Qeveria e te cilit shpalli ligjin e zgjedhjeve (Kodin Zgjedhor) ne 5 Dhjetor te 1920. Zgjedhjet do te beheshin jo te drejteperdrejta por ne menyre te terthorte nepermjet zgjedhesve te dyte. Ne keto zgjedhje votonin vetem meshkujt mbi 20 vjec e larte, 500 meshkuj do te zgjidhnin nje zgjedhes te dyte dhe ky do te votonte per zgjedhjen e deputetit. Deputeti do te perfaqesonte 12 mije fryme per zgjedhjen e te cilit mjaftonin 24 zgjedhesa te dyte.
Zgjedhjet u kryen ne Prill 1921 dhe zgjaten nje muaj, u zgjodhen 75 deputet.
Ne keto zgjedhje u paraqiten dy parti qe u formuan ne vjeshten e vitit 1920. Partia Popullore me drejtues Fan Nolin dhe Ahmet Zogun. Nje parti e reformave qe kishte ne radhet e saj dhe bejlere si Esheref Frasheri, por edhe intelektual si Stavro Vinjau. Nga ana tjeter ishte Partia Progresive (Demokratike) e cila perbehej prej cifligareve te medhenj por dhe shume politikan kosovare dhe nga Shkodra, Kjo Parti drejtohej prej Hoxhe Kadriut, por ne fakt kryetari real i saj ishte Shefqet Verlaci. Sistemi politik ishte nje model pothuajse bipolar.
Edhe keto zgjedhje u karakterizuan nga parregullsi te shumta. nga dhune, vrasje, eleminime, kercenime, shantazhe, blerje vote.
Dy vjet me vone Zogu dhe Noli u ndan ne dy kampe kundershtaresh. Edhe ne zgjedhjet e vitit 1923 (dhjetor) u perdore sistemi i terthorte e votimit, ku votuesit zgjidhnin disa zgjedhes te dyte dhe keta zgjidhnin deputetit. Por kete radhe 100 veta dhe jo 500 duhet te zgjidhnin zgjedhesin e dyte, pra nje deputet perfaqesonte 8 000 banore dhe jo 12 000 si ne zgjedhjet e kaluara. Edhe ne keto zgjedhje u perballen dy forca kundershtare. Ish pjesa e mbetur e Partise Popullore pa Zogun ( i cili kishte formuar partine konservatore si vazhdues te partise popullore) por me Nolin ishte opozita rreth te ciles u mblodhen Shoqeria Bashkimi e Avni Rustemit, politikanet kosovare, Partia Ora e Maleve e Luigj Gurakuqit.
Kampi i dyte ishte Partia Konservatore (demokratike) e Zogut dhe Partia e Shefqet Verlacit (Vjerrit te Zogut). Ne keto zgjedhje u zgjodhen 95 deputet dhe opozita mori vec 35. Edhe keto zgjedhje u karakterizuan nga blerja e votes, dhuna, shantazhi, manipulimi, kercenimet me grupe te fortesh, vrasje, eleminime kundershtaresh dhe djegje.
Gjithmon kur isha i vogel, degjoja nga pleqte qe tani nuk jetojne me nje shprehje. POPULLORE DHE DEMOKRAT, BAM KOPACJA, VERR PARATE.
I shtyre nga kureshtja pyesja gjyshin me nje naivitet femije, se cfare kuptimi kishte kjo shprehje. Edhe ai nuk e mbante mend mire, ose rrekej te me sqaronte se kishte qene femij i vogel kur ishin dy parti qe haeshin dhe griheshin me njera-tjetren per pushtet dhe vota. Ndonjeher ato te jepnin para per te votuar ne favor te tyre, por ndonjeher te jepnin dhe kerrbacin. Pra metoda e vjeter e korruptimit, me kulac, dhe pastaqj kur nuk bindeshe, metoda e dhunes me kerrbace. Vite me vone lexova per keto ngjarje. Lexova, Sejfi Vllamasin, Abas Ermenjin, Eqerem Vloren dhe te tjere.
Banda dhe banditet jane perdorur hapur per here te pare nga partite politike ne Shqiperi gjate votimeve te vitit 1921 por sidomos votimeve te vitit 1923. Kjo metod operimi nuk eshte e re ne Shqiperi. Votimet e para qe u mbajten ne Shqiperi ishin relativishte te “qeta”, pra votimet parlamentare te vitit 1921. Keto votime u mbajten sipas modelit amerikan per zgjedhjen e presidentit, pra me vota elektorale dhe nga perfaqsuesit delnin deputetet. Kurse votimet e dyta parlamentare, sic thame ato te vitit 1923 ishin votimet me te dhunshme ne histori. Pushteti perdori bandat dhe vrasesit me pagese per te eleminuar kundershtaret dhe fallsifikuar zgjedhjet. Ne Kavaj u vra kantidati i opozites A. Topi naten kur po ktheje nga nje miting. Topi u vra ne menyre makabre bashke me gruan e tij nga vrases me pagese dhe qe ishin krahu i armatosur i Partise Popullore (Konservatoret). Po te lexoni Sejfi Vllamasin per votimet ne Berat, pergjithesishte kudo mbreteronte dhuna dhe terrori. Te forte zonash te shoqeruar nga sejmenet e tyre terrorizonin me kerrbac por dhe korruptonin me kulac.
Fatkeqesishte pas 1990 kur ra sistemi komunist dhe u organizuan zgjedhjet e para pluraliste, u mendua se iu dha fund abuzimit me te drejten e votes. Por disa vite me vone u ngrit nje sistem elektoral i bazuar te forca e KOPACES dhe e PARASE, nje model zgjedhor i tipit te vitit 1921 dhe 1923 ku u operua me “PARA” dhe “KOPACE”. Ku ashtu si ne vitin 1921 dhe 1923 partit politike kishin struktura sa per sy dhe faqe, ndersa ligjin e bente kryetari. Ku partite politike ne zgjedhjet e vitit 1996 dhe 1997 perdoren krahun e armatosur ushtarak , pra krahun e “KOPACES” per te blere vota, per te mbushur kuti, per te rrahur, e shantazhuar, per te vrare. Ndersa pas vitit 2000, keto parti po perdorin krahun financiar te pseudobiznesmeneve per te blere vota, pra krahune e “PARASE”.
Zgjedhjet e vitit 1923 ishin ato qe paralajmeruan ate qe ndodhi ne 1924, ashtu si zgjedhjet e 1996, paralajmeruan ate qe do ndodhte ne 1997. Ikni dhe pyesni ne zonat e Beratit, por edhe me gjere. Do t’iu thone perseri slloganin qe u perdore ne 1923. POPULLORE DHE DEMOKRAT! BAM KOPACJA! VERR PARATE.
Sot partite politike perdorin sllogane si “KOHA PER NDRYSHIM”, “RILINDJE”, e te tjera. Por ne te vertet sllogani qe mbisundon sot e 100 vjete ne Shqiperi. Eshte sllogani i Kopaces dhe i Parase. I dhunes, i rrahjeve, kercenimeve, blerjeve, manipulimeve, trafikimeve te votave dhe zgjedhjeve.
POPULLORE DHE DEMOKRAT, BAM KOPACJA, VERR PARATE.
Kujdese se historia nuk perseritet tre here. Dy here po, por tre here jo. Kujdese!