ZOGJTE E QYQES – Besim Dervishi (Poezi)

Qyqe qe nuk ngre kurre fole.
Vezet leshon kudo, neper te tjera cerdhe.
Ne “shtepine” e shqiponjes vezen tende le.
Naten e zeze kur ne folen e saj tinez erdhe.

Nje veze le ne cdo fole te pyllit
Ne cdo cep te tij shperndave gjakun tend.
“Misionin” mbarove sapo agoi dhe u fik ylli.
Duke bere kuku u largove e gezuar nga ai vend.

Nje dite linden zogjte e tu.
Dhe pastaj u rriten me ndihmen e shpendeve te tjera.
Nje zog qyqe ne cdo fole te pyllit, ne cdo dru.
Hilja u kuptua vone, atehere kur erdhi vera.

…………………………………………………………..

Zogjte e qyqes sot jane larguar nga pylli.
Neper pallate pushteti dhe seli partishe ata kane zene vend.
Dikujt i perendon, ndersa tjetrit i shkelqen ylli.
Neper ekrane i shikojme, neper studio deri siper ne kuvend.

Dhe kendoni ju kuku- kuku, neper foltore.
Me zerin tuaj te frikshem dhe te pervajshem.
Eshte melodia tridhjet vjecare, kenga juaj mizore.
Vajtimi mbi trupin e atdheut vrare pabesishte, pafajshem.

Folen keni ngritur kudo neper zyra.
Dhe punet tuaja qe andej drejtoni.
Ne publik shfaqeni me njeqind e ca fytyra.
Here te nje zogu grabitqar, here te nje kameleoni.

Dikush me tha se keta nuk jane zogjte e qyqes.
Por duhen pagezuar me nje emer me te ri.
Nje tjeter i therret me emrin zogjte e k….s.
Zogjte e oktapodit me emrin partitokraci.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.