ZGJEDHJET! BASHKEPUNIMI I POLITIKES ME MAFIA-n LOKALE, MINE ME SAHAT PER DEMOKRACINE!- Nga: Besim DERVISHI

Bashkëpunimi i Politikës me krimin e organizuar, mafien lokale dhe në përgjithsi me grupe ” të fortësh” të modelit SS, është kancer për demokracinë.

 

 

 

 

Kampet kundërshtare politike akuzojnë njëra tjetrën për lidhje me krimin e organizuar, për banda të armatosura ndërkohë që krimi i organizuar në Shqipëri nuk ka parti politike por fatkeqësishtë është i shpërndar në disa parti politike. Kjo mënyr operimi e organizatave kriminale, duke u shpërndar si metastaza në disa parti, e bënë të vështir luftën e agjencive ligjzbatuese ndaj këtij fenomeni okult. Mediat e shkruara dhe ato audiovizive kanë informuar se kantidate të ndryshëm për deputet ose emisare të partive politike kanë mundur të blenë element të njohur për ndikimin dhe pushtetin mafioz të tyre në zona të caktuara urbane dhe lokale.

 

Këto grupe zakonisht përdoren në rolin e “Krahut të Armatosur” dhe të kujtojnë kohën e Mafies Siciliane në vecanti zgjedhjet e vitit 1958 kur kjo mafie e ndarë tashmë në dy fraksione doli hapur në fushatë elektorale. Elementë të saj u përfshin në këtë fushat jo vetëm me mjete financiare dhe forcën militare por dhe me fjalime oratorike para masave të friksuara. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1958 Mafia u nda ne dy grupe. Një grup, ai me klasiku i udhehequr nga Dr. Navarra mbështeste financiarishtë por edhe forcërishtë Partine Demokristiane, ndërsa grupi më i ri i cili përfaqësohej nga Luciano Lico filloj të mbështeste Partine Liberale. Qëllimi final i kësaj përplasje nuk ishte vetëm marrja e pushtetit politik, por pasi të kapnin atë, keto organizata synonin kontrollin total mbi punët publike, koncensionet dhe resurset vendore.

 

 

Por modeli i cili i tregon më pastër dhe ju përshtatet më mirë partitokratëve te Tiranës është modeli i Bosit te viteve ’30 Tom Pendergast. Pendergast ishte një kapo i cili në vitet ’30 kishte nën kontrollin total zgjedhësit e Misurit. Edhe pse mbante detyra të vogla politike si Antar i Këshillit Bashkiak të qytetit ai ishte shumë i dashur per politiken sepse në kohën e garave elektorale ishte në gjendje të mblidhte shumë vota në zonën dhe qytetin ku jetonte duke përdorur pushtetin e tij personal, rrjetin e tij të madh të familjes dhe miqëve (kjo nepermjet te ashtequajtures “Voter Fraud” blerjes se votes ose manipulimit te votimeve). I vetmi qellim i tij në këte procesë ishte shtirja në dorë e kontratave dhe punëve publike duke përdorur pushtetin politik. Të gjithë këtë operacion ai e kryente në bashkëpunim dhe aleancë të hapur me kriminel të regjur. Ne vitin 1939 arrestohet dhe denohet me burg per evazion fiskal.
Ai kanë bërë ndonjëher pyetje vetes shqipëtarët se kush i kontrollon punët publike në Shqipëri? Mos të shkojnë më larg por kush e fiton tenderin e pastrimit në qytetin e tyre? Kush firm fiton rikonstruksionin e rrugës para pallatit të tyre? Rikonstruksionin e ujësjellsit në qytetin e tyre? Janë të njëjtat personazhe, të njëjtat fytyra të lidhura me pushtetin okult. Janë të njëjtit personazhe të cilët i shikojmë në ditët e garave elektorale në krye të grupeve paramilitare partiake.

 
Që Shqipëria të ndahet njëher e mirë nga këto praktika mafioze duhet të adoptoj disa ligje nga vëndet demokratike si USA, Italia, Britania. Vjedhja dhe kërcënimi i votuesve duhet të quhet Krim në Kuadër të Grupit të Strukturuar Kriminal (Krim i Organizuar). Dënimet Kryesore me burg të rëndë duhet të mbështetet dhe me dënime plotësuese si Gjoba në disa milion lek ( Një praktik të tillë e kanë dhe disa shtete në USA si Pensilvania, Teksas, Alabama). Si Dënim plotësues duhet parapare Heqa e te Drejtes per tu Zgjedhur për një afat 10-20 vjetë (Ligje të tilla janë adoptuar edhe në Itali si i ashtëquajturi ligji Rognioni- La Torre). Vetëm kështu do të kemi një proces elektoral të drejtë. Vetingu fillonë nga dekriminalizimi i partive politike.