ZEMER THERRMUAR – BESIM DERVISHI(Poezi)

Sot zemra ime eshte e therrmuar.
Ne mijera copa si nje xham kristal.
Ne emigrim ketu, ku jam larguar.
I zene si ne lak nga ku nuk mund te dal.

Me fal qe sot nuk ndodhem prane teje.
Jam zene krahesh si kali ne lume.
Nje fjala ime do te shkrinte gjakun e ngurtesuar nder deje.
Kurse ti do te thoshe “- Per ty lumja une”.

Do te perkedhelja floket dhe ballin e rrudhur.
Qe brazda ka sot me shume se cdo are e pluguar.
Do te kisha bere te pamunduren te mundur.
“Zoti ta befte drite “, do me kishe uruar.

Me fal se dot nuk parashikova.
Se do te na ndante fjala “Emigrim”.
Ah se perpak desh harrova.
Me fal se nuk mbajta nje premtim.

Zemren e kam ndare ne shume copa.
Nje cope ndoshta ndodhet aty prane
Prane teje nen jastekun tek koka.
Ku lote deshperimi ajo derdh edhe qane.

Besim Dervishi. Michigan USA 16 Nentor 2019 ora 10.39 PM

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.