YLLI MOLOS NE TOMOR – Foto K. Talaj; Punoi; B.Dervishi

YLLI ME TETE CEPA i gjetur ne Malin e Tomorit afer vendit te quajtur “Guret e Pellazgut” ne verilindje te tij. Nje simbol i tille eshte gjetur ne Janine mbi disa objekte antike nga Karapano ne vitin 1878. Sipas shkencetarit te shquar, Dhimiter Pilika, i cili paraqet tek libri “Pellazget Origjina Jone e Mohuar”, nje simbol te ngjashem duke e etiketuar si nje simbol te stermocem MOLOS. Sic shihet Ylli ka tete cepa dhe ne qender nje gure te kuq. Midis hapsirave te cepave ka tre (3) vrima me diameter me te vogel se vrima ne qender ku ndodhet guri i kuq. Gjithesej jane njezet e kater (24) vrima, ku mendohet se dikur kane qene gure te cmuar ose gure si shembelltyra e gurit te kuq por me diameter me te vogel ose me ngjyra te ndryshme. Artifakti mendohet se eshte mbajtur ne qafe prej ndonje personi me autoritet, ndonje udheheqes fisi, ose ndonje prijes. Nuk dihet vjetersia e ketij artifakti i cili eshte gjetur rastesisht nga banoret e zones para disa viteve.

KUJDES!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i materialit pa lejen e autoreve, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.