VOTA! – BESIM DERVISHI

Valle je si dikur ” plumba” per “armikun”?
Apo me keta “plumba” te ardhmen tone vrasim.
Kur votojme per “shokun”, “zotrine” edhe “mikun”.
Kur fuqine dhe peshen ne dote nuk ta masim.

Vota, sot eshte nje these i rende mielli.
Nje tufe me pare ne doren e shtrire.
Qe lypsit ne dore ja ngjesh milioneri.
Nje kuti me “plumba” duke numeruar pa gedhire.

Nje kuti me “plumba” qe endrrat i vrete.
Nje kuti me enderra te djegura si qiri.
Nje tufe me horra ne te fameshmin Parlament.
Adriatiku me dallge shume, kur kapercen nje i ri.

Nje rruge pa shtruar ne fshatin malor.
Nje spital i braktisur atje ne malsi.
Plaku qe dha shpirte, vece per nje doktor.
I riu i pa pune qe nuk ka parti.

Vota sot or mik, jane dy milion shqipetar.
Larguar nga qielli, uji edhe toka.
Vota sot eshte studenti, enderra e tij e vrare.
Revole me fishek ne goje qe qendron tek koka.

Vota sot jane zyrat e mobiluara te partise
Qe dritat nuk shuhen deri ne agim.
Ku ndahen koncensionet, resurset e Shqiperise.
Partiaket e pashpirte qe nuk kane parim.

Vota eshte krevati ne zyren e shefit.
Ku shfryhen epshet ne orarin zyrtar.
Sekretarja e bukur sipas gustos edhe qefit.
I riu i vdekur nga droga ne nje trotuar.

Ndaj kur te votoni mendoni te ardhmen.
Mendoni atdheun, lisin tone sgerbonje.
Mendoni femijet, Shqiperine te mos plaket
Amanetin e rilindasit qe ta shikojme zonje.

VINI RE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.