VETSHPALLJA – BESIM DERVISHI (Poezi)

Dua dhe une te kem nje “Titull – Dekorat”.
Per shembull te shpallem “Qytetar Nderi” i ketij qyteti.
Te me rregjistrohet emri ne listen e gjate.
Midis atyre qe ka vlersuar partia dhe pushteti.

Per cfare merite do te jepet ky vleresim?
Do te thote dikush me te drejte nga ju.
Ti je vecse nje i larguar, edhe anonim.
Nga ju askush nuk ka interes me ketu.

Ti nuk mbledh dote vota ne fushata elektorale.
Ti nuk je njeri me ide trideminsionale.
Ti, kur qesh kryetari, pas tij duhet te qeshesh.
Ti flet apo shkruan, kur duhet te heshtesh.

“Qytetari i Nderit” sot ore lume miku.
Nuk e zgjedh pushteti por e zgjedh publiku.
“Qytetari i Nderit”, eshte ai qe veten nderon.
Qytetari i Nderit nuk eshte kameleon.

Qytetare Nderi eshte nena me femije shume.
Qyetare Nderi eshte mesuesja e fshatit, kur kapercen nje lume.
Qytetari i Nderit eshte bariu atje larte ne mal.
Qytetar i Nderit eshte ai qe ka bese dhe ideal.

Qytetari i Nderit apo Nderi i Kombit.
Eshte i barabarte si brinjet e rombit.
Titullin dhe dekoraten me gjake e ka shkruar.
Me pushken e tij ateher kur ka luftuar.

Nderi i Kombit apo Qytetar Nderi.
Sot nuk eshte vetem politikani apo milioneri.
Nderi i Kombit eshte shkencetari ne emigracion
Nderi i Kombit eshte studenti i shkelqyer me emrin ALBION.

Nderi i Kombit eshte mesuesi patriot Bab Dud Karbunara.
Qe “dumbabistet” e rrahen me shkopinjte e memedheut.
Nderi i Kombit eshte “Qeraxhiu i Grebenese” kur e kendon Eli Fara.
Nderi i Kombit eshte grupi cam i Rrogozhines qe Celo Mezanin te gjalle e rikthehu.

Nderi i Kombit eshte ideologu Jani Vruho nga fshati Malshove.
Nderi Kombit eshte gruaja myzeqare qe ende mbush uji ne pusin e vjeter me kove.
Nderi Kombit eshte stergjyshi im qe luftoj ne “Qafen e Shkozes”.
Nderi i Kombit eshte Ferit Bregu kur me gjake mbrojti Posten e Vidohoves.

Nderi i Kombit eshte gjaku jone ne Argjentine, gjaku Arberor.
Nderi i Kombit eshte “Cuka e Mire” ne malin e shenjte Tomor.
Nderi Kombit eshte i riu qe kemben humbi ne lufte, ne Koshare.
Nderi i Kombit eshte Sali Butka kur tha: “-Per Shqiperin nuk me duhet syri fare”.

Dhimbja e Kombit eshte anija “Kater i Rades” mbushur me gra dhe femije.
Ajo qe nuk mbrriti kurre ne brigjet matane ne Itali.
Dhimja e Kombit eshte djali i djegur nga baroti ne Gerdec.
Shpresa e Kombit eshte femija nje vjecar qe sapo mesoj te ece.

Nderi i Kombit eshte Selam Musa Salaria.
Nderi i Kombit eshte Bajram Curri vrare pabesisht tek Dragobia.
Nderi i Kombit eshte aktori kombetar qe jeton me nje dhome.
Nderi i Kombit eshte piloti qe ulin avionin e fikur mbi aerodrom.

Nderi i Kombit eshte Teuta qe luftoi me Perandorin e Romes.
Nderi i Kombit eshte nena nentedhjet vjecare, e forte sa lisi i Dodones.
Nderi i Kombit eshte shpata ne Vjen e Gjergj Kastriot Skenderbeut.
Nderi i Kombit eshte Adem Jashari, strategu i pavdekshem i Atdheut.

Nderi i Kombit jane Azem dhe Shote Galica.
Nderi i Kombit eshte “Balada e Jakup Ferrit” qe kendon kengetari nga Dibra.
Nderi i Kombit jane malet nga Janina deri ne Pashtrike.
Nderi i kombit eshte studentja qe proteston dhe nga Shqiperia kurre s’ik.

Nderi Kombit eshte futbollisti nga Mitrovica qe luan me Kombetaren.
Nderi i Kombit eshte burri qe punon me qe dhe ne mbremje pi rakin dy here te zjere kocimare.
Nderi i Kombit eshte djali i papune qe nuk e mallkoi vendin e tij kurre.
Nderi i Kombit eshte fshati arberesheve ku shqipja valon ne flamur.

Nderi i Kombit jane ata qe nuk merren me vjedhje vote.
Nderi i Kombit jane valltaret ne Festivalin Kombetar, veshur me plisa, tirqe dhe xhoke.
Nderi Kombit eshte muratori qe punon mbi dymbedhjet ore ne diell dhe ne shi.
Nderi i Kombit eshte invalidi i punes qe jeton papension ne atdheun e tij, Shqiperi.

Nderi i Kombit eshte poeti i panjohur qe vdiq pa shkruar librin me poezi.
Nderi i Kombit eshte nena qe serbet i vrane djalin pabesishte ne kufi.
Nderi i Kombit eshte ai qe kurre nuk mendon per nje cope toke vellain shqipetar ta vrase.
Nderi i Kombit jane guret e rrenuar ne Berat te pese mije vjet “Keshtjell – Kalase”.
……………………………………………………………

Kujdes me tituj edhe dekorata.
Qe sot pushteti i jep me lopata.
Kujdes me ofiqet, “ego – salltaneten”.
Ju qe shpallet “Nderi i Kombit” permes firmash vehten.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.