VARFERIA, ALEATJA KRYESORE E MAFIA-s! (Editorial) – BESIM DERVISHI.

Shkaku dhe nje nga faktoret kriminologjen te jashtem, qe ne Shqiperi ka nje kriminalitet te larte, ka korrupsion te larte, ka rini e cila meret me droge dhe me prostitucion, ka te rinje qe organizatat kriminale i joshin per ti kthyer ne “spaciatore”, dhe “vrases me lek”. Eshte varferia! Varferia eshte faktori kryesor per lulezimin e kriminalitetit. Kur them varferia aty hyne papunesia, ndarja e vendeve te punes mbi baza politike dhe farefisnore, konkurset fallco, perqendrimi i resurseve kombetare ne duart e e partitokracise, punonjesve te drejtesise, sipermarresve mediatik. Kontrolli i licensave dhe tenderave publik nga sistemi mafioz, arsimimi fillor dhe i mesem shume i dobet. Te gjitha keto jane shkaqe nga te cilat lind varferia. Mafiozet kane aleat varferin. Varferia eshte mikja e tyre me e mire. Ndersa pasojat e saj, te rinjte e familjeve te varfera jane lenda e pare per punet e tyre te pista. Keta te rinje te paarsimuar, ose dhe te arsimuar por te ngelur pa pune dhe te zhgenjyer, te varfer, te etur per nje pasurim te shpejte, jane gjahu i preferuar i mafias. Mafia i perdore ata si “bomba humane” per te realizuar qellimet e saj. Te gjitha historite me mafioz dhe kriminel na tregojne se mafia ka lindur ne vende ku mizerja ka qene e ulur kembekryq. Qe nga rastet e boseve te mafias italiane dhe deri tek asaj kolumbiane.

“….BAZA THEMELORE E MAFIES ESHTE MJERIMI NJEREZOR PA RRUGDALJE. Eshte mjerimi qe sjell injorancen, semundjet, dhunen. Edhe gjerat e parendesishme ne jete behen thelbesore. Ne nje vend ku cdo individ i rritur ka mundesin e nje pune te mire- paguar, jo kurrë nuk do të gjeni një njeri të gatshëm për të vrarë për njëqind mijë paund ose një milion……”

Do te thoshte gati kater dekada me pare gazetari italian Xhuzepe Fava. Sot pushteti nxjer ligje te shumta, ngre lloj lloj policishe per te luftuar kriminalitetin, por nuk ka asnje polici ne bote qe te luftoje me efikasiteti mbi krimin, ne vende ku varferia eshte e ulur kembekryq, ne vende ku arsimi dhe shkolla e kane humbur qellimin per te cilin jane ngritur. Per te luftuar mafian dhe krimin, duhet nderprere lidhjet e tyre me varferin. Qe askush mos te pranoje te vrase qofte dhe per 100 milion dollar, askush mos te pranoje te meret me prostitucion e droge. Shteti ketu duhet te hapi fronti kryesor te luftes, te ndertoje nje ekonomi stabel, nje vend ku te sundoje konkurenca e lire per nje vend pune, nje tender, apo nje license dhe burse. Duhet te hartoje politika ekonomiko- financiare per te hapur fronte pune. Per kete eshte shteti.

Kjo do te jete lufta kryesore qe shteti duhet te beje ndaj krimit dhe mafias. Mafia dhe krimi nuk luftohen me zhurma sirenash, as me parada madheshtore, ka thene shkrimtari italian Leonardo Shasha. Mafia luftohet me ligj, me politika ekonomiko- financiare dhe policore. Sot ne Shqiperi formohen organe qe dublojne njera tjetren, nxiren ligje dhe akte nenligjore kundrathenese. Ndersa askush nuk flet per luften e varferise nepermjet te ciles do ti japin fund mafias.

…………………………………………………………..

Partitokracia kur eshte ne opozite, premton, del me premtime bombastike, per hapjen e treqind mije vende pune. Per rishikim te koncensioneve dhe tenderave publik, del me premtime per konkurse te ndershme per vende pune ne administrate, per mbrojtjen e administrates nga abuzimet politike. Me premtime per luften ndaj krimit. Rritjen e mirqenies sociale dhe hartimin e politikave ekonomike sociale. Por keto treten si kripa ne uji pas marrjes se pushtetit. Sot pushteti ka ndezur motorret, dhe eshte sulur me “qitapin” e ligjit, drejt bizneseve dhe godinave ne pronesi te disa delinkuenteve dhe krimineleve, per ti kerkuar shpjegime dhe llogari ne lidhje me pasurin e tyre, ne te kundert kecenon se do ti sekuestroj. Pushteti eshte angazhuar te luftoj krimin dhe shume mire bene, por kete operacion duhet ta shtrije dhe ndaj krimit te “Jakave te Bardha”. Pushteti sot duhet te na beje te qarte se cfare ka bere per te premtimet e hapjes se treqind mije vende pune, per te kthyer resurset ekonomike ne dore te atyre qe i mire menaxhojne sipas ligjit, per premtimet mbi konkurset reale ne administrate, per rihapjen e shkollave profesionale. Cfare ka bere ky pushtet per te luftuar nenen e mafias, Varferine. Varferia pjelle krime. Sot ne vend qe te diskutohej per rritjen e GDP, per hapjen e vendeve te reja te punes, per hapjen e reja te shkollave, per uljen e emigracionit, per ndihmen qe duhet ti jepen fermereve, bujkut, per ndihmen qe duhet dhene biznesit te ndershem. Sot meremi me histori me banda dhe bandite, me histori me “bam” ” bume”, me histori me te forte dhe vrases gjakatar, me legjenda urbane dhe te forte qe nga hici ngrihen ne qiell. Sot pushteti i ka hapur lufte te ashtequajturve “te forte” lokal. Por mafia dhe krimi jane dhe ne pallatet e pushtetit.

KUSH FITON BETEJEN ME VARFERIN, KA FITUAR LUFTEN NDAJ MAFIAS!