VAJZA E HEROIT – BESIM DERVISHI (Poezi)

Ne nje cep te amfiteatrit, ti gjithmone ulesh shpeshe.
Permes veshtimit te studentit, qe me dashuri te buzeqeshe.
Me vemendje degjone mesimin, eshte “Historia e Shqiperise”.
Ti vajza e deshmorit, heroit kombetar te pavdeksise.

Asnje rrahje gjoksi nga dora jote, asnje mburrje nuk degjoje kush.
“-Ja, kjo eshte vajza e heroit”, ne rruge, pas teje kur tha dikush.
Dhe befas sec tu kujtua, imazhi i babait qe ende rron.
Perkedhelite feminore, “E shtrenjta ime Marigon”.

Dhe kur zyrtari i pashpirte, ne zyren e shtetit nuk te prete.
Ti kurre nuk nuk i permende, se lirine babai pagoi me jete.
Por ne heshtje e menduar, duke zbritur ngadale neper shkalle.
Mos valle ideali i heroit, nga korrupsioni eshte rivrare?

Dhe befas pakujtuar , ti nder vite kthehesh pas.
Ateher kur vendi digjej, kur ndizej lufta ne Prekaz.
Kur jeta edhe vdekja, ishin sa large dhe aq prane.
Kur tymi i barotit ishte perhapur neper Ballkan.

Ne vitin e pare, ne auditore, ate moment sot e kujtoi.
Kur emrin tend dhe te heroit, profesori me habi shqipetoi.
“-Ti qenke vajza e deshmorit, nuk qenke emer anonim”.
Pergjigja juaj epike “- Sot jam studente ne provim”.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.