UNE NUK JAM KRITIZER – BESIM DERVISHI (Poezi)

Une nuk jam nje kritizer.
Ashtu sic perpiqene disa nga ju te me quani.
Kurre nuk kam perdorur lapsin si kallashnikove apo maliher.
Qe vendin tim te “lendoja ” pas tastieres, pas nje ekrani.

Une kurre nuk kam vrare me fjalen time.
Por lule dhe pem me to vecse kam mbiell.
Jo si pushtetari qe ka shfarosur pyje, male, ka bere krime.
Pastaj mekatet lane duke mbiell peme diteve me diell.

Une kurre nuk kam perodur penen, thiken as edhe spaten.
Qe pas kraheve t’ia ngulja pabesishte atdheut.
Por me flakadanin ne dore kam care i vetem erresiren, kam care naten.
Ullinje kam mbiell si dikur ushtari i gardes se Skenderbeut.

Siper ne bjeshke, atje rreze Tomorit plake.
Treqind ullinje mbolla. Krushqe ishin ne dasmen tone.
Atje ku toka eshte buke vale, eshte e kuqe porsi flake.
Atje ku sebashku me ty Klodiana, tre filiza do te rritim, Aiden, Aron, Albion…

SQARIM
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.