TREGTARI – Tregim nga; Besim Dervishi

Asim Festaziu u ngrite heret ate mengjese. Kishte rruge te gjate per te bere prej fshatit te tij deri ne qytetin e Beratit. Si cdo te shtune ai shkonte ne tregun e qytetit qe nuk e di se pse por edhe sot ende vazhdonte te quhej turqishte me emrin “Pazar”. Ai kishte degjuar nga i ungji se “Pazar” ishte nje fjale e mbetur nga ajo gjuhe e cila kishte kuptimin e dites se djele, dite kur zakonisht behej edhe tregu i qytetit, e ndersa ky “rite” i perjaveshem ne qytetin e gurte zhvillohej diten e shtune. Disa thoshin se shkak per te nderruar kete dite ishte bere nje prifte, te tjere kundershtonin me argumentin se ai qytet i vjeter ishte ndryshe nga qytetet e tjera ndaj dhe diten e tregut duhet ta kishte te vecant. Megjithate Asimi nuk e kishte lodhur mendjen per te gjetur te verteten. Nga nje ane atij do ti pelqente fjala shqipe ” Dite e Djel”, e cila kishte kuptimin e nje dite me diell, dite ne te cilat mund te behej edhe nje tregti e mbare, ndryshe nga ditet me shi dhe stuhi te cilat e pengonin kete gje. Ai cdo te shtune ishte i perpikte ne orar. Ngrihej nga shtrati gjate kohes kur nje drite e bardhe fillonte te dukej mbi malin e Shpiragut. Drita fillimisht ishte e vogel por pastaj ajo ngadal fillonte te zmadhohej duke e grisur petkun e nates se zeze deri sa mbi Tomor shfaqej dielli. Pastaj lante syte, hante pak buke dhe me vone merej me kalin e tij, “Çaparozin”. “Çaparozi” ishte nje kal madheshtor me nje tufe qimesh tip kreshte ne pjesen e pasme te kokes qe i jepnin hijeshi. Asimi e kashaiste cdo mengjese me nje kreher deri sa qimja e tij vetetinte dhe shkelqente porsi fijet e arit.
Kete emer, “Çaparozi” e kishte mare per shkake te qimeve te tij ngjyrë të bardhë në të kuqërremë dhe vende vende me disa fije te të zeza. Por babai i kishte thene se emri qe i kishte vene i zoti i tij i pare nga ku e kishin blere nuk ishte per shkakun e ngjyres se qimeve, por per shkak te kreshtes se flokeve mbi koke te cilat ishin te gjata dhe te drejta si halat e grurit ne kohen e pjekjes. Dikur ne ate zone perdorej nje fare gruri me hala te gjate e cila e kishte emrin “Caparoz”, ndaj edhe kali gezonte kete emer.
Gjeja e dyte qe bente cdo dite tregu, ishte te mbushte kutin metalike te duhanit mbi te cilen ishte stampuar nje shqiponje me dy koka. E mbushte pergjysem me duhan te grire, pastaj masatin e celikut, gurin e strallit dhe nje tuf eshke i fuste ne nje cant te vogel me gryk te lidhur nga jashte. Menjeher pas kesaj ngarkonte mallin qe shpeshe here ishin pak prodhime bujqesore por ndonjeher edhe ndonje barre dru te cilen ai ia u shiste qytetarve. Disa here shiste edhe pekmez meni, rahni por dhe mjalt blete. Ah mjalti! Kishte nje histori te bukur me te. Zakonisht ai e vilte mjaltin ne muajin qeshor menjeher pas pranveres. Por kishte raste qe i vilte dhe ne muajin nentor. Mjalti i mbledhur ne kete muaj ishte ai i kocimares, shkurre qe ishte e populluar ne ate zone. Ishte e gjate sa nje boje njeriu, ndersa fruti i pjekur me ngjyre te kuqe, por mjaft i shijeshem. Megjithse perdorej per te prodhuar alkolin, grate prodhonin edhe pekmesin, nje pije e cila ishte e embel. Gjeja me e keqe qe mund te ndodhte nga ai frut ishte se nuk duhet te haje me shume se dhjete kokrra prej saj, nese do te beje kete do te ndihje nje marrje mendesh te lehte. Edhe mjalti i prodhuar nga ky frut kishte dicka qe te shqetesonte. Pas asaj embelsie fshihej nje hidhesi e lehte qe te jepte pershtypjen e nje helmimi prej nje gjarperi.
Nje dite te shtune, Asimi kishte marre disa qypa balte te mbushur me mjalt per ti shitur ne tregun e qytetit. Pasi pagoj taksen gjysem leku tek punonjesi bashkise, vendosi mallin ne te hyre te pazarit. Ne fillim erdhi nje qytetar, ishte veshur “allafrenga” sic thoshin pleqte. Ne trup mbante nje kostum te zi, kollare dhe nje kapele tip borsaline. Pasi e pyeti se nga kush zone ishte mjalti bleu nje qyp dhe u largua. Por nuk vonoj tridhjet minuta dhe qytetari u kthye me vrape i tronditur duke ju drejtuar Asimit.
– Po cfare me bere more zoteri?
-Cfare te bera, – ia ktheu ai.
– Me dhe mjalt me helem, – foli qytetari me nje frym duke ju dridhur buza
-Jooooo, ia ktheu Asimi – ai eshte mjalt mare dhe ndaj duket i hidhur.
– Qafsha nenen me vdiq gruaja. Me ke dhene mjalt me helm, sapo e lashe gruan shtrire ne shtepi, – ia ktheu qytetari.
Asimi duke qeshur ia sqaroi edhe njeher se mjalti i mares eshte vete i hidhur por eshte shume kurativ, por qytetari nuk mbushte me, ai kerkonte parat permes lutjeve duke u betuar se me fjalet, qafsha nenen po me vdese gruaja.
– Mos e qaj nenen por na parat e lere mjaltin, – ia ktheu Asimi duke qeshur.

………………………………………………………………………………………………………………………………

Me “Caparozin” per kapistalli hyri ne qytet. Ishin kohe lufte, Italia sapo kishte hyre dhe atij i kujtohej mire ajo dite. Fshati ishte mbledhur ne sheshin e nje kodre per te festuar ditelindjen e djalit te mbretit. Festa nuk kishte filluar ende kur shume avion u duken mbi qiell. Ishte dite me diell por ata e zune te gjithe diellin. Nje erresire e frikshme pllakosi. Te gjithe renden tek nje pyll i afert per tu fshehur. Nga aty disa djem u nisen ne drejtim te Beratit te armatosur me arme te llojit “Manxerr Austriak”. Por nuk vonoi shume dhe ata u kthyen koke varur. Cdo gje kishte marre fund. Shqiperia ishte pushtuar.

Keto po mendonte ndersa pershendeste me koke tregtaret te cilet rrinin ne hyrje te shitoreve te tyre. Keta njerez e kishin tregtin ne gjak, per te shtuar pasurin e tyre perdornin shume truke ose marifete sic e quante ai. Ai shkonte cdo jave ne pazar dhe cdo te Shtune tregtaret e Beratit rrinin ne te hyre te rruges dhe prisnin fshataret e zonave malore per t’i gostitur me ndonje freskuese, salep ose kafe ne lokalet aty rrotull. Zakonisht ata e studionin “prehen” e tyre, begenisnin njerzit te cilet kishin shume femije. Kjo me te vetmen arsye se ata do benin dasma dhe patjeter rrobat, por dhe gjithe sendet e nevojshme do t’i blinin tek “miku” i tyre ne qytet. Asimi kishte kohe qe i ishte afrua nje tregtar i cili e kishte shtepin ne Magalem. Ai kishte nje dyqan te madh ku shiste copa dhe rroba te ndryshme. Gjithmon kur dilte ne qytet, tregtari i priste rrugen dhe e ftonte per kafe, salep, nje caj ose nje teke raki. Te shtunen e kaluar tregtari e kishte ftuar ne shtepin e tij ne Magalem. Ai pasi refuzoi ne fillim pranoi te shkonte. Gruaja i priste tek dera, dukej se ishte porositur dhe i kishte marre “masat”. U futen brenda dhe i zoti i shtepise e priti me te gjitha te mirat. Ne fund te drekes tregtari e ftoj qe te hynin ne qilarin e shtepise i cili ishte ne bodrum:
Sapo hyne ne qilar, ai filloi ta pyeste:
– Sa buke te thate ke ne shtepi ti Asim?
-“Nuk kame asnje these me buke te thare” – ia kishte kthyer ai,- ne mezi sigurojme dimrin zoteri, jo te mendojme per me vone.
– “Shiko, sa kame une”,- kishte thene perseri tregetari duke i treguar me dore gati njeqind thase me buke te thare.
– “Po bidona me vaj ulliri, recel, sa ke”?- e kishte pyetur perseri tregtari.
– “Kam pak sa per vete”,-
– “Shume gabim, une kame nje mije teneqe me vaj si dhe qindar qypa me recel, po u be lufte une e kam ushqimin brenda, jame i siguruar dhe mund te rezistoi ne bodrum per shume vjete”.
Asimi nuk kishte folur…..

Dhe ja tani ishte duke pare per mikun e tij tregtar, por nuk po ia zinte syri. Duke terhequr kalin hodhi syte nga shitorja e tij por ajo ishte me qepena te ulura dhe qendronte ne heshtje. Kerkoi me sy rreth e qarke por asgje. Ndersa syri i zuri nje shokun e tij. Ishte Vasili.
– Zoti Vasil miremengjese, – i thirri ai duke ia bere me dore.
– Miremengjes Asim.
– Me fal do te pyes pse eshte mbyllur dyqani i mikut tone ketu, mos eshte gje semure? – e pyeti ai i shqetesuar.

Vasili ngriti koken duke e pare drejt ne sy, pasi thithi edhe njeher cigarin qe mbante ne dore e pyeti me nje ze te dridhur.
– Pse nuk dini gje ju?
– Jo, – ia kthehu Asimi me nje fryme.
– Asim, ai dhe gruaja e tij kane dy dite qe kane vdekur. Qyteti u bombardua nje nate dhe nje bombe fatkeqsisht ra ne shtepin e tij. Shtepia u shkaterrua krejte. Trupat mezi i gjetem. Miku jone nuk jeton me Asim. Nuk e dime kush bombardoi ate nate. Disa thone ruset, disa greket, disa anglezet, fundja fare lufte eshte, te vjene nga ku nuk e prete, – perfundoi Vasili.

Asimi mbeti i ngrire. Ishte mpire krejt. Si ka mundesi. Miku i tij tregtar nuk jetonte me. I menduar pa i dhene doren Vasilit u largua ne drejtim te sheshit kryesor. Dy lote i rrodhen pa dashje ne faqe. I kujtoheshin planet e mikut te tij per strehimin, ushqimin e siguruar me ane te te cilit mund te jetonte disa vjete ne bodrum pa dal nga shtepia fare. Fati i njeriut ndonjeher eshte paracaktuar apo ndoshta ka forca te tjera madhore si lufta, pushtimet, forca e shtetit, ligjet, fatkeqesite natyrore qe jane me te fuqishme se ai vete. E cfare rendesie kishte me, miku i tij nuk jetonte.
Keto po mendonte neper rruget e qytetit duke terhequr Caparozin per kapistalli. Nuk e dinte as vete se ku po e conin kembet.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i tregimit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Tregimi bazohet ne nje ngjarje te vertet. Cdo ngjashmeri me emrat e personazheve eshte rastesor.