TRE MINISTRA ME ORIGJINE SHQIPTARE NE QEVERINE E GARIBALDIT! – Ndoc Selimi

1 – FRANCESCO CRISPI

U lind me 4 tetor 1819 ne Ribera, afër Palazzo Adriano, ku prindërit kishin një prone bujqësore. (kujtojmë se shtëpia ekziston ende, fale ristrukturimit te përhershëm nga shteti ).
Crispi (Krispi) vjen nga një familje arbëreshe, i cili pas mbarimit te disa shkollave, ne vitin 1846 fillon akvitetet si avokat ne Napoli. Me 12 janar 1848 shpërthen revolucioni sicilian ne Palermo, ku Krispi merr pjese direkt, por pas një disfate te këtij revolucioni largohet për ne Piemonte, ku bën pune te ndryshme si gazetar, pastaj ne Malte, Paris e Londër. Prej andej bën thirrje për bashkimin e Italisë ne krah te Garibaldit. Marshimi garibaldian merr rruge me 5 maj 1860 ku bie edhe Palermo dhe Krispi emërohet Ministër i Brendshëm dhe i Financave. Me vone zgjidhet deputet. Me 1873 gjendet ne krye te se majtës italiane, me 1876 zgjidhet President i Dhomës se deputeteve dhe ma vone zgjidhet President i Këshillit Ministrave ne periudhat 7 gusht 1887 – 6 shkurt 1891, pastaj 15 dhjetor 1893 – 14 qershor 1896, është Sekretar Shteti dhe Ministër i Jashtëm. Vdes me 12 gusht 1901 e varroset ne Palermo.
Populli dhe shteti italian e kane nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë ketë fi gure te madhe. Me rastin e 150 vjetorit te bashkimit te Italisë, Crispit i inaugurohet një varr madhështorë ne vendlindje (27 dhjetor 2011). Personalitet ma te ndershëm asht zor te gjendet. Fjala e fundit ne prag te vdekjes ishte: “Para se te mbyll sytë përgjithmonë desha te dije diçka për atdheun tone, athu po nderohet e mbrohet nga te gjithë bijtë e Shqiperise”

2- PASCUALE SCURA ( SKURA)

U lind me 24 prill 1791 ne fshatin arbëresh Vaccarizzo Albanese (Cosenza). Italia. Pascuale studion ne kolegjin Italo Shqiptar te San Demetrio Corone, ku njihet me kulturën greke e italiane. Mëson fizike, anatomi e filozofi nen drejtimin e doktor Pietro Scura. Me 1814 laurohet ne mjekësi dhe me 1817 emërohet këshilltar pranë Gjykatës Kriminale ne Kalabri dhe me vone si gjykatës ne “Gran Corte Criminale” ne Katanzaro, ne Bari, Pastaj punon ne Kozenza e te tjera dhe me 1840 arrin gradën e Prokurorit te Përgjithshëm. Shpesh i miri dhe i zoti vihet ne shënjestër. Edhe Pascuale Scura nuk i shpëton këtij ndëshkimi. Idetë e tij liberale i bien ndesh Fernandit II. Arbëreshi ynë i mire arrin deri ne bankën e te akuzuarit, duke i shtuar edhe akuzën për përmbysje shteti . Për t’i shpëtuar një hakmarrje te mundshme e dënimit, Pascuale gjene strehim ne rrethinat e Napolit e me vone me një anije nen flamurin francez se bashku me te birin, Angelino shkojnë ne Gjenova. Pasi gjenovezet nuk i dhanë shtetësinë, ai thotë fjalën e madhe qe mbeti ne histori “Unë jam italian e jo Piemontez”, qe do te thoshte se jam për Italinë e bashkuar. Arrin ne Torino, kryeqyte piemontez , ku pritet nga bashke patriotet arbëresh. Ne kafen e tyre “La Perla”, ne mes shokëve e bashkëvendësve mbanë një fjalim, qe me vone asht përmbledhë te libri “Emigranti ” te shkrimtarit Francesco Perri. Me 18 mars 1857 kthehet ne vendlindje, te gruaja Maria Conce a Mele, por sa zbret ne Napoli i jepet dënim me arrest shtëpie. Në Vaccarizzo Albaneze shkojnë arbëreshet nga te gjitha anët ne përkrahje te tij, por fatkeqësisht nuk arrin te takohet me te gjithë, pasi u përfshi ne lëvizjen Garibaltiane. Mbreti Fernando II bie nga funksioni i ndjekur nga «Mille Garibaldiani» dhe me 4 korrik 1860 Pascuale Scuro emërohet Prokuror i Përgjithshëm ne Kampobase. Me 27 shtator 1860 emërohet Ministër i Drejtësisë. Ne ketë detyre, duke mbështetë plebishitin popullor për Italinë e Bashkuar. Detyra e fundit e Skurës ishte si Këshilltar i Gjyqit Suprem te Kazacionit ne Napoli. Me 12 janar, gjate festimit te Vitit Gjyqësorit ne Napoli, goditet nga një semundje e papritur.

3 – LUIGI GIURA.

Prej fshatit arbëresh Maschito, pjese e provincës Potenza. Giura (Gjura) u lind me 14 tetor 1795 prej prindërve Francesco Saverio (Giura) i laruar në doktorate dhe me nëne Vittoria Pascale. Pasi mbaron shkollën elementare në vendlindje, Maschito, vazhdon në shkollën e etërve G. Galazenzio dhe ma vone në Melfi , te dajat në Napoli (Vincenzo Pascale). Në moshën 16 vjeçare ndjek studimet si nxënës i jashtëm në shkollën e konstruk mit të urave e rrugëve, por edhe të punëve hidraulike. Kështu, me 1817 merr tullin inxhinier i klasit të Pare. Pas formimit të plote profesional, merr disa rruge neper Evrope. Me tu kthye prej andej merr përsipër dy pune të rëndësishme inxhinierie të karakterit botëror të pa realizuar deri atëherë në Itali si, urën e varur me elemente hekuri mbi lumin Garigliano (1828-1832), dhe restaurimin e një ure të kohës romake në Abruzzo 1835. Deri ne vitin 1860, Luigi Giura krijon vepra madhështore si ujësjellës, rruge, ura, ndërtesa, altarë kishe e të tjera e të tjera. Emri i tij u bë shume i njohur si brenda dhe jashtë Italisë e mbi te gjitha si njeri me kulture, i ndershëm e plot shpirt njerëzor. Me 7 shtator 1860 Garibaldi zbarkon në Napoli, ku i jep jete qeverise provizore. Nder të ndriturit me origjine arbëreshe, si: Francesco Krispi e Pascuale Scura, emërohet edhe arbëreshi trete në ketë qeveri Luigi Giura në detyrën e Ministrit të Punëve Publike. Garibaldi shpreh opinionin e vet në lidhje me këto emërime si njerëz të ndershëm, profesioniste e me veti të larta morale për t’iu përgjigje emergjencës që kërkonte koha fill mbas përmbysjes së Mbretërisë së Borbonve, ku duhej të lindte Italia e re. . Në moshën 69 vjeç vdes Luigi Giura, me 1 mars të vitit1864 dhe varroset në Varrezat Monumentale të Napolit, me një funeral solemn.

*** Këta ishin tre bijtë e komunitetit arbëresh me rrënje shqiptare, që dhanë aq shume për bashkimin dhe ndërtimin e Italisë.

Pergatiti Ndoc Selimi Botim “Figurat me origjine shqiptare”, 2013

LITERATURA:

– Gjin Varfi “Familja fisnike Jura, (Gjura)
– Kole Kamesi – “Shqipetaret e Italise”
– Giuseppe Bandi – “Te njemitet” – kujtime per Garibaldin
– Ndue Sanaj, Arben Gjuraj , Vat Gjoni ” Gjurajt” studim.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i ketij punimi pa lejen e autorit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.