TI DIJE…..! – Besim Dervishi (POEZI)

Ti dije shume truke!
Dije te luaje, dije te puthje.
Dije te shtireshe, te beje per vehte.
Dije te qaje, dije te qeshje.

Ti dije shume truke!
Dije te shfaqeshe, dije te zhdukeshe.
Dije te falje, dije te hakmerreshe.
Dije te rrembeje, dije te merrje.

Ti dije shume truke!
Dije te vidhje, dije te luteshe.
Dije te genjeje, dije besoje.
Dije te plagosje, por jo te DASHUROJE!

Besim Dervishi, Michigan USA, 14 Dhjetor 2019.

VINI RE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.