TELEFONATA – Besim Dervishi (Tregim)

Nje nga ditet e festimeve me rastin e Njeqind Vjetorit te Pavarise. Ai u gjende midis dy te njohurve te vjeter, ne ate qytetth i cili ishte shtrire midis disa kodrave te veshura me gjelberim. Qytetthi ishte ndertuar gjate viteve’50 ne kohen e monizmit, ishte nje qender banimi qe te kujtonte stilin rus te atyre viteve me disa ndertesa dykateshe te gjata, te ndertuar me tulla dhe te mbuluara me tjegulla te kuqe te cilat koha kishte filluar t’i grryente si nje brejtes i ngadalshem, gjakeftohte por shume i pameshirshem qe dinte ta bente punen e vete me durimin dhe qetesin me te madhe. Pastaj midis pallateve te modelit ruse, befas ngrihej nje lokal qe cuditerisht ishte i nje stili kinez, i ndertuar me nje cati druri ku te kater cepat e saj ngriheshin ne forem krrabe ndersa ne kulmin e catise ishte nje si katror. Lokali edhe pse sot kishte nje emer perendimor, “Bar- Amsterdam”, perseri nuk e kishte hequr plotesisht emrin e vjeter, shumica e banoreve vazhdonin qe ta quanin “Bar- Shangai”, brezat ia linin vendin njeri- tjetrit por perseri per cudi ai vazhdonte qe te quhej me emrin e vjeter. Hera – heres me vehte mendonte se ky mos’harrim brezash ishte karakteristik e ketyre njerzve. Ashtu si edhe paraja qe kishte pesedhjet vjet qe kishte ndryshuar, por perseri brezat vazhdonin qe ta quanin me emrat “lek i ri” dhe ” lek i vjeter”. Kishte dicka qe e cudiste se si mundet qe nje ndryshim qofte edhe financiar nuk zinte vend midis brezave qe ndryshonin njeri pas tjetrit. E njejta gje ndodhte me zakonet e lashta por dhe me disa sjellje dhe “ligje” si ato te gjakmarrjes, qe kalonin nga nje breze ne tjetrin por nuk ishin zhdukur.

Pronari i ri i lokalit kishte ndryshuar cdo gje pervec catise me cepa te kthyer ne forem krrabe, me shprese se keto rregullime do te ndryshonin stilin dhe emrin kinez, dhe do ti jepnin lokalit nje “fytyre” perendimore, por per fatin e keq te tij emri lindor vazhdonte qe ta ndiqte si nje mallkim i vjeter. Pervec ketyre ndertesave ne qytet ishin dhe disa pallate te modelit socialist shqiptar, pesekateshe, te lyera nga jashte me nje granil te bardhe por qe vende vende copat e tij ishin rrjepur nga erozioni.

Ai ishte nje shkrimtar i ri, por njekohesishte jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetthit, ku njerzit ne dimer mbylleshin brenda shtepive ne oren 17.00, ndersa ne vere shetitjet vazhdonin pertej mesnates. Qytetthi dikur kishte qene krenaria e zones. Para viteve ’90 nuk njihej me emrin e tij, qyteti “K”, por me nje nofke qe dal ngadal i ishte ngjitur forte si nje tutkall drupunuesi dhe ende nuk i ishte shqitur. Ai kishte nje nofke te cudicme, “Qyteti i Kollovareve”. Vajzat “e mbetura” te ketij qytetthi martoheshin me djemte e fshatrave rreth e qarke. Ndaj per kete arsye kishte mare kete emer. Bile kishte patur dhe nje lokal qe ne te vertet emrin e kishte “Bare Freskia” por edhe ky si cdo gje ne kete qytetth kishte nofke. Ai vazhdonte te quhej me emrin “Bari i Kollovareve”. Nuk dihet se nofken ky qytet i vogel e mori nga lokali apo lokali i dha nofken qytetetthit. Ne kete lokal dikur organizoheshin parjet e cifteve, mbleserit, krushqit. Ndersa tani! Tani ishte krejt ndryshe, ai po fikej ngadal si qiriu. Te gjithe kishin ikur. Ndersa nofka e vjeter per cudi i kishte ndryshuar, nga “Qyteti i Kollovareve” ai tani thirrej me nje emer krejt te ri, “Qyteti i Plakjes”. Per ta perforcuar me shume kete nofke aspak te zakonte por edhe te frikshme, dikujt kohet e fundit i kishte shkuar ne mendje qe te ndertonte nje azil pleqesh. Ishte nje azil i ngritur ne periferi ne disa ish depo te ushtrise qe nje firem e huaj i kishte rikonstruktuar dhe pershtatur per te moshuarit. Kjo gjetje “ideale” i kujtonte gjithmon nje shokun e tij. Ne adoleshence diskutonin midis shokeve qe te largoheshin nga ky qytet i cili iu kishte “ngushtuar” enderrat, Ergi shoku i tij iu thoshte shpeshe se:

“- ….ne kete qytet, dita nuk shtyhej, nje ore ngjasonte me nje vite. Ky qytet do te ishte mire per ata qe iu kishin mbetur disa vite jete, p.sh pese vjete dhe nese do te deshironin qe keto pese vite t’iu ngjanin me shume,p.sh. pesefishin e tyre, pra njezet e pese vjete. Ata mund te ngrysnin ditet e fundit ne kete province qe me menyren se si funksiononte e bente jeten e nje njeriu shume e shume te gjate…”

Pra sic thame ai u gjete ne nje nga ditet e festimit te njeqind vjetorit te pavarsise me dy shoket e tij. Njeri ishte Ilmiu, mesuesi i Biologjise, ndersa tjetri ishte nje punonjes i policise, Agroni. Rrinin shpeshe here bashke dhe shkembenin mendime, flisnin per librat, filmat, politiken, henen, ngrohjen globale, globalizmin, per gjithecka.
Turmat e gjimnazisteve endeshin neper qytet duke kenduar kenge patriotike, ndersa larg degjohej nje muzike me motive arberore. Ate dite feste duke u endur neper rruget plot pluhur dhe dhe, kaluan para lokalit te nje “te forti” qe kishte trafikuar shume femra shqiptare dhe shume helm te bardhe. Para lokalit te tij ishte shpalosur nje flamur gjigand. Edhe ai e ndjente vehten patriot, bile me shume se te tjeret. Ai flamur do te kishte kushtuar shume, shume. Ndoshta ishte blere me leket qe ai kishte trafikuar femrat. Ndoshta me leket e helmit, por cfare rendesie kishte kjo tani. Ai respektohej nga qytetaret, here nga frika, here nga parate, here nga “ushtaret” qe mbante pase, here nga pushteti i forces se gjerave te cilin ai dinte ta aplikonte me suksese. Ai njeri tani ishte fytyra e re e kapitalizmit por qe ekonomistet e rinje pelqenin qe ta quanin me emrin ekonomia e tregut. Ai ngeli i habitur dhe menjeher kthehu koken nga shoku i tij, Agroni, i cili ishte nje punonjes i ligjit. Per cudi ai ishte i qete, shume i qete.
– E cfare ke qe me shikon?- i tha ai.
-Jo, po si ka mundesi qe ky njeri te jete shume patriot, si ka mundesi, kete nuk e kuptoi?- i foli i me nje hutim te brendshem.
– Ka mundesi more djal, ka,- Shqiperia e sotme per keta eshte me e mira, per keta sot ky vend eshte nje parajse, ku qeverisin me keta muter politikan, ku shumfishojne pasurit e tyre te krimit, dhe trafikojne te pashqetesuar. Ndaj keta hiqen si patriot, kjo eshte Shqiperia qe ata deshirojne dhe per fatin e keq e kane. Kjo lloj Shqiperie, ky model qeverises iu ka ofruar mundesi per nje pushtet dhe pasuri pakufi. Ndaj ata sot hiqen si patriot, bertasin dhe rrahin gjoksin me shume se te tjeret……
Per nje caste ai ngeli i hutuar. Hodhi dhe njeher syte nga lokali, pastaj nga flamuri gjigand i cili mbulonte komplet catin e lokalit.
– Degjoni ketu, do iu tregoi nje histori per kete njeri. Nje histori te larget, por qe nuk do ta harroi kurre.

Ishte Shtator i vitit 1992! une sapo isha kthyer nga Greqia si nje emigrant klandestin. Shkova per te punuar pushimet e veres, qe te kisha disa para ne universitet, dhe kater muaj me eci mbare. Me kujtohet se gjate kesaj kohe mesova dhe greqishte me ane te nje fjalorthi te vogel qe ma gjeti nje kusheri, pastaj fillova qe te lexoja filmat e dubluar dhe keshtu dal nga dale mesova te komunikoi.Punoja cdo pune, ne bujqesi me vjelje domatesh, vjelje rrushi, ne ndertim duke gatuar llac per rindertimin e nje ure. Dhe keshtu me eci mire. Gjithmon kujdesesha qe te hiqja disa para menjane, sepse me kujtohej rruga e gjate neper male, te ftohtet e akullt, uria dhe etja, lodhja dhe mbi te gjitha enjtja e kembeve aq sa pas disa diteve lekura e tabanit te tyre me doli si levozhge qepe. Leket e grumbulluara i kisha siguruar duke i lene ne mirebesim tek pronari i supermarketit ku blija ushqimet e darkes, nje arvanitas qe e fliste shqipen shume mire. Nje dite kur shkova tek marketi per te blere disa konserva, befas hyri nje police. Me kerkoi dokumentat dhe kur une i tregova se isha klandestin, me mori me vehte ne stacion. Aty kishte dhe plot shqiptar te tjere. Qendrova disa dite ne stacion dhe pastaj me kthyen ne Shqiperi, por pa mundur qe te mare parate e djerses dhe mundit tim qe i kisha lene tek supermarketi. Kaluan disa dite dhe vendosa qe te shkoja tek PTT-ja (posta e qytetit) per te folur me pronarin e supermarketit ne Greqi, ku kisha lene parate. Mberrita tek posta dhe po prisja ne radhe. Ishte nje turture e vertet, dikush perpiqej te fliste me djalin ne Itali, nje grua plak qante sepse nuk i ishte pergjigjur vajza ne Greqi, nderkohe qe centralistet vazhdonin qe te kerkonin emra te ndryshem ne telefon. sa hiqnin nje fishe vendosnin nje fishe tjeter, “Pronto”, “Ebros”, “Alo”. Keto fjale ishin bere te modes. Ndersa po prisja ne radhe, nje centraliste rreth te tridhjetave bertiti me sa kishte ne koke.
– Ore kush di greqishte nga ju ketu, te ndihmoi kete burrin dhe kete gruan qe te lidhen me dhendrin dhe vajzen ne Greqi?
Ra nje qetesi, une hodha veshtrimin tek te pranishmit, por askush nuk u foli. Burrin dhe gruan i njihja, i kisha komshinje, ndersa me vajzen e tyre Emin, isha rritur. Ula koken dhe pasi u mendova pak ngrita doren duke folur:
– Po jam une, do i ndihmoi une.
-U te keqen nena,- foli gruaja dhe pastaj vazhdoi,- po nuk te pashe fare qe ishe ketu. Degjo biri nenes. Emi ka shkuar ne Greqi me te fejuarin dhe eshte punesuar ne nje floktore. Ndersa ai ende pa pune. Ndaj fol pak me zonjen qe do dali ne telefon dhe thuaj qe dua te flas me Emin?
_ Pa merak nene- i thashe duke hyre ne kabine i pari dhe pas meje te dy komshinjte.
Ngrita receptorin dhe shtypa ganxhen.
– Ebros(Alo)!
-Ne parakalo! Pios isaste? (Po te lutem! Kush jeni) – foli nje ze i holle nga pas telefonit.
– Ime filos tu Emi, qe thelo na miliso (Jam nje shok i Emit dhe dua te flas).
Por zeri i holle nuk vonoi pergjigjen.
– Akuo levcendi mu, Emi ine mesa me ena triandari, qe thelis na milisis me afti, perimenete ligaqi ( Degjo trimi im. Emi eshte brenda me nje djal tridhjet vjecar, dhe nese do te flasesh me ate prit pak).
Me linden dyshimet, kjo nuk ishte parukeri, floktore. Ndaj e pyeta perseri se ishin parukeri. Por ajo nuk vonoi duke me thene se ishin nje shtepi publike ne Athine ne lagjen Manastiraqi. U vrenjta. Hodha syte nga burri dhe gruaja qe e vune re shqetesimin tim.
– C’pate bire,pse u zverdhe, ka ndonje gje?
U mendova pak dhe pastaj mblodha vehten.
– Jo xhaxhi jo, por Emi nuk ndodhej aty tani. Nuk e di kur mund te jete neser. Pronarja e floktores nuk dinte gje nese do te shkonte neser ne pune.

Keshtu i percolla te dy, i genjeva. Vajza e tyre punonte prostitute ne Greqi. Ishte 15 vjece. Dhe e dini se kush e kishte genjyer. Ky njeri ketu. Ky njeri qe ka kete lokal me kete flamur te madh. Ky e ka trafikuar dhe pas kesaj ka shitur qindra vajza te tjera.

Mbaroi rrefimin e tij mesuesi. Kishte rene qetesia. Agroni po thithte cigaren duke mbajtur koken poshte, ndersa mesuesi i Biologjise po e shikonte ne sy. Pastaj Shefi i policise Agroni, hodhi cigaren. Veshtroi tej ne horizont dhe nisi te flase:

-Degjoni!
Tregojne se ne kohera te largeta ishte nje burre i mocem dhe shume i zgjuar i cili kishte bere krime dhe ndiqej per nje kohe te gjate nga shteti. Ky njeri konsiderohej i rrezikshem nga qeveria. Ai njihte mjafte truke duke i shpetuar shume pritave dhe kurtheve qe ngrinin njerzit e qeverise. Por ky ishte i verber dhe per kete arsye mbante prane djalin e tij pasi vete nuk shinte nga syte dhe mezi orientohej. Populli dhe qeveria e asaj kohe e njihte me emrin “I verbri” ose “Qorri”.

Por nje dite prej ditesh spiunet e qeverise e diktuan dhe lajmeruan kavalerine (suvarine). Njerzit e qeverise ne ate kohe udhetonin vetem me kuaje. Kavaleria u vendose menjeher ne ndjekje te “Qorrit”. Mbase disa oresh kavaleria mundi te pikas ate sebashku me djalin e tij i cili i vuri re dhe menjeher lajmeroi babane.
– Baba po na afrohen.
– Me cfare kali eshte ai qe po na afrohet- e pyeti “Qorri” te birin.
– Eshte njeri me nje kal “Kerr”- ja kthehu djali.
– Mbaja frerin kalit ketej nga mali- i foli “Qorri” djalit.
– Perse nga mali baba?- e pyeti i biri.
– Sepse kali “Kerr” zbathet kollaj neper shkembenje biri babait- i tha djalit i verberi.
Dhe me te vertet nuk kaluan as disa minuta dhe kalit te suvarise qe ishte afruar ju zbathet patkonjte nga kembet dhe keshtu qe suvaria mbeti shume prapa. Qorri me djalin avancuan duke u larguar shume.

Kaloje perseri nje fare kohe dhe Qorrit me te birin ju afrua nje suvari tjeter por kete radhe ai ishte me kal te zi. Djali perseri e vuri re dhe njoftoj babain.
– Baba po na afrohet njeri me kal te zi.
– Biri babait mbaja frerit kalit nga mocali – i tha “Qorri”.
– Perse nga mocali baba?- e pyeti perseri djali.
– Sepse kali zi shikon veten ne pellgjet e ujit, trembet nga hija e tij dhe nuk shkone perpara.
Dhe me te vertet keshtu ndodhi. Pasi babai me djalin kaluan me kuajt e tyre neper kenete. Kali i zi i suvarise u tremb nga hija e tij neper pellgjet e ujit dhe ngeli ne vende. Keshtu at e bire u shkeputen perseri.

Kaloje nje fare kohe perseri dhe Qorrit me te birin ju afrua nje suvari tjeter por kete radhe ai ishte me kal Dori (kal i kuq). Djali perseri e vuri re dhe njoftoi babain.
– Baba po na afrohet njeri me kal “Dori”.
– Dori per Dori bire, jepi perpara kush te jete me i zoti- ja kthehu babai.
Por me i zoti ishte suvaria, ai po ju afrohej shume, distanca po shkurtohej. Rastisi qe perpara tyre doli nje lume. Babai me djalin hyne ne lume dhe dolen nga uji. Ndersa suvaria hyri ne ujin e lumit. Kur suvaria shkoje ne mese te lumit, Qorri e kthehu kalin dhe ja beri me dore qe te ndalonte duke i thene se:
– Do dorzohem por kerkoj keto kushte.
Suvaria qendroj ne mes te ujit hipur ne kal duke e degjuar.
– Dua te mos me vrisni djalin, mos me digjni shtepine…..- dhe disa kushte te tjera. Qellimi i Qorrit ishte qe ta vononte suvarine sa me shume, afersishte pese minuta. Pasi foli afersishte pese minuta i foli kalit dhe iku perseri me te shpejte me gjithe djalin. Suvaria menjeher i foli kalit te tij i cili kishte qendruar i djersitur ne uji gjate kesaj kohe dhe ishte zene krahesh dhe nuk levizi dote nga vendi. Kete truke “Qorri” e dinte me pare dhe e perdori me qellim per te neutralizuar suvarine. Keshtu qe edhe kesaj radhe ai ja hodhi duke shpetuar nga ndjekja.

– Keta more mesues,- vazhdoi perseri Agroni,- dine truke dhe metoda qe i kane perdorur per te na zene krahesh. Tridhjet here ia kam hapur dosjen ketij njeriu. Tridhjet here politika dhe prokuroria e mbyll. Nuk di si te beje. Politika ka nderhyre disa here qe te liroi kete njeri. Heren e fundit qe po e hetoja me transferuan ne nje qytet tjeter. Por mos u cudit kur do ta shohim kete njeri deputetin e qytetit. Sapo mora veshe se eshte bere Kryetar i Partise “X”. Po u be deputet nuk na ka zene vetem ne krahesh por do te zej gjithe Shqiperise. Kam provuar ti afrohem ketij njeriu me kal “kerr”, ” te zi” edhe kal “dori”. Por me ka zene krahesh. Me kane braktisur dhe koleget duke me lene te vetem ne mese te ujit te ftohte te lumit,- perfundoi shefi i policise.

-Djema lerini keto por hajde futemi bejme nje bilardo se po kemi kohe pa luajtur,- foli mesuesi i Biologjise Ilmiu.

Nderkohe qe hyne ne bilardo dhe po beheshin gati te luanin ai po mendonte se si nje njeri i vetem mund te zinte “krahesh” (duke perdorur truke dhe marifete), nje punonjes ligji, nje qytet te tere, nje krahine, shoqerine, qytetaret, gjithe Shqiperine. Si mund te ndodhte kjo gje vall?

FUND

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i tregimit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Tregimi eshte fryt i fantazise dhe nuk bazohet ne nje ngjarje te vertet. Cdo ngjashmeri me emrat e personazheve dhe faktet jane rastesor.