SOT FITOI KRIMI I ORGANIZUAR! – Besim Dervishi (Editorial)

Sot eshte nje dite e zeze per te gjithe ata qe besojne tek shteti i se drejtes, tek sundimi i ligjit, per te gjithe njerzit dhe evropianet e ndershem qe besojne tek triumfi i se mires mbi te keqen. Sot nga perballja e ligjit me antiligjin, e shtetit me antishtetin, i drejtesise me padrejtesine. Fituan keta te fundit. Sot luften midis shtetit dhe mafias e fitoi mafia. Vendimi i sotem i Dhomes se Madhe te Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut me qender ne Strasburg, pas ankeses se shtetit italian ndaj vendimit te Shkalles se Pare te kesaj gjykate, vendim i cili ishte ne favor te bosit te Mafias Marcello Viola dhe rreth 1100 boseve te mafias qe ndodhen sot ne burg. Kjo gjykat me qender ne Strasburg te Frances, vendosi sot qe Italia duhet te ndryshoj Ligjin 41 BIS te vuajtjes se denimit, ligj i hartuar nga dy ikonat Borselino dhe Falkone i cili ka hyre ne fuqi menjeher pas ekzekutimit gjakatar te tyre ne Shtator 1992. Vendimi eshte ne favor te burgosurit te mafias Macello Viola dhe hedhe poshte ankesen e Italise. Sipas Gjykates ky ligj shkele piken 3 te Konventes Evropiane, ku thuhet se
“askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose trajtimit çnjerëzor ose nje denimi degradues”, duke e konsideruar ligjin 41 BIS si ligj torturues, cnjerezor. Megjithate vendimi nuk thote se Viola duhet te lirohet ai eshte nje vendim i cili inkurajon krimin dhe shkel gjakun e qindra heronjve antimafia midis te cileve dhe dy projektuesit e ketij ligji Falkonen dhe Borselinon.

Reagimet kunder ketij vendimi jane te ashpra ne te gjithe italine qe nga Ministri i Drejtesise, ai i jashtem dhe deri tek familjaret e Falkones si vellai i tij por dhe motra e Falkones. Ajo thekson se Italia eshte nje hap para Evropes ne luften ndaj krimit dhe se mafia italiane eshte nje organizat qe ka karakteristika te vecanta qe gjykatesit nuk i njohin mire.
Vendimi i gjykates rikthen ligjin 41 BIS ne Parlamentin italian dhe ky eshte i detyruar qe te rinovoi ligjin duke u mbeshtetur ne vendimin e kesaj gjykate. Familjaret e viktimave te mafias bejne apel qe parlamentaret mos te cojne dem 27 vjet lufte me mafian. Ne nuk jemi gjunjezuar por nga ky vendim jemi mposhtur thekson nje nga bashkepuntoret e Falkones. Shume jurist italian vendimin e sotem e konsideruan nje humbje te madhe per drejtesin dhe nje triumf per padrejtesine.

Midis te tjerave vellai i Paolo Borselinos, Salvatore tha se ky vendim eshte nje dhurat qe gjykata i beri Mafias. Ishte nje kerkese qe mafia e beri ne leter dhe sot mori nje pergjitgje qe e gezoi. Shumica e gjykatesve jane nordik, nuk e njohin krimin e organizuar italian ashtu sic e njihte Falkone dhe Borselino. Nuk e njohin mekanizmin e tij te veprimit. Krimi i organizuar italian nuk mund te barazohet me ate suedez, norvegjes, danez. gazetari Paolo Borometi midis te tjerave ne nje shkrim te tij sot pas vendimit te Gjykates se Strasburgut tha;

Sot Mafia fitoi!

Nëse do të isha pesimist do të thosha që sot mafia fitoi. Unë do të mendoj se duart e njollosura me gjak të Riinas, Provenzano apo Messina Denaro janë ngritur në qiell tani për të brohoritur. Me vendimin e sotëm te Dhomes se Madhe te Gjykates se te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ajo ka ngriur ne piedestal kasapët e Corleones. Ky vendim ka për qëllim: shfuqizimin e dënimit me burgim të përjetshëm dhe burg të ashpër (41 BIS të sistemit të burgjeve). Për çfarë vdiq Xhovani Falkone? Dhe për çfarë u masakrua Paolo Borselino? Po gratë dhe burrat, emrat e të cilëve i degjojme se lexuari cdo 21 Mars me rastin e ditës në kujtim të viktimave të mafies? Këto janë pyetjet që duhet të bëjmë ata që, në Evropë, duke e barazuar krimin e organizuar italian me atë të Suedisë ose Danimarkës, mendojnë për heqjen e përpjekjeve dhe kostot shumë të larta të legjislacionit antimafia që vendi ynë ka ndërtuar me një goditje të ftohtë stilolapsi.

Vendimi i sotem eshte nje ekzekutim i dyte per Falkonen, Borselinon, Kinicin, Terranoven dhe dhjetra gazetar, gjykates, shkrimtar, police, magjistrate dhe politikane qe u vrane nga mafia.

Po ne Shqiperi!

Vendimi i Dhomes se Madhe te Gjykates Evropiane te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut do te kete pasoja edhe ne Shqiperi. Shqiperia sapo ka miratuar nje kopje te ligjit 41 BIS per ta aplikuar krahas reformave ne drejtesi, si nje paket ligjesh me qellim qe te luftoje krimin dhe korrupsionin, mafian dhe bandat.