SKANDALI – Tregim nga Besim Dervishi

Rako Mellaga hapi deren e jashtme te murit rrethues te viles me ane te pultit, kerkellitja e ingranazhit te deres, (shenje qe e lajmeronte se ajo duhej vajisur), ia acaroi dhe me teper nervat. Hyri bashke me makinen e tij “X6” brenda dhe pasi zbriti prej saj perplasi deren me sa fuqi qe kishte aq sa makina u drodh. Kthehu koken dhe pa se mos kishte shkaktuar ndonje dem, krisje xhami apo gjera te kesaj natyre por per fatin e saj nuk kishte pesuar asgje nga inati i shfrenuar me te cilin ai perplasi deren. Pa dashje harroi “hallin” e madh qe kishte dhe buzeqeshi, iu kujtua nje ngjarje jo forte e larget, atehere kur ai rrinte ne nje shtepi te vjeter dhe ishte nje adoleshent i cili vraponte neper ara, hipte neper peme, fiq, qeshi, kepuste rrushin neper pjergulla dhe nje dite vendosi qe rrushin qe kishte vjedhur tek bahceja e xha Hysniut ta shiste ne qytet. Keshtu me nxitim mori nje zimbil (emer me te cilin quheshin cantat te cilat ishin bere prej rrobe) e mbushi ding dhe u nise per ne qytet. Qyteti ishte disa kilometra larg dhe per te shkuar deri atje duhet te beje nje fare rruge kembe neper nje monopat te thepisur derisa te dilje ne xhaden kryesore( nje rruge automobilistike gati me nje kalim, ku shoferat shkembeheshin me veshtiresi) per te pritur per autobuzin ose ndonje automjet te rastit. Nuk vonoi dhe para kembeve te Rakos tetembedhjet vjecar ndaloi nje ZIS. Shoferi ishte nje burre barkalec rreth te pesedhjetave, floket i kishte te rena dhe era e naftes qe perzihej me eren e alkholit te dal prej gojes se tij i kallte krupen.
– Hip mor djal,-i foli ai me nje tone urdherues dhe pastaj vazhdoi,- por kujdes perplase forte ate dreq dere se ka nje defekt dhe nuk mbyllet lehte.

Rakua vuri ne fillim zimbilin me rrushe tek kembet pastaj hipi vete, u ul dhe mberdheu dorezen e deres duke e terhequr forte, e perplasi por me kote ajo perseri ngeli e hapur.

– Te thashe more cune, perplase forte,- i foli shoferi barkalec.
Rakua e kapi perseri dorezen dhe e terhoqi forte por per cudi dera perseri nuk u mbyll. Shoferi qeshi, ndersa Rakua fshihu djerset me mengen e kemishes.

-Eh more djal te thashe ne fillim, forte perplase, ke ngren buke sot apo jo?- i foli shoferi duke nxjer lote nga syte prej te qeshures.

Rako e veshtroi me inat, pastaj mblodhi forcat dhe e terhoqi deren me te gjithe fuqin qe kishte. Dera u mbyll por njekohesishte me zhurmen e gjuhezes qe hyri ne fole u degjua dhe kercitja e xhamit te saj i cili ishte shperndare ne copa te vogla. Rakua vuri duart para fytyres per inerci dhe per tu ruajtur nga ndonje cope xhapi qe mund te fluturonte drejt tij, por per cudi ato rane te gjitha jashte makines. Hodhi syte nga shoferi, atij i kishte ngrire buzeqeshja ne buze. Deri sa shkuan ne qytet, shoferi nuk e zbertheu gojen. Asnje pyetje, asnje kureshtje, ne zbritje ai i mori 10 lek dhe vetem kaq.

Kete ngjarje te larget po kujtonte Rako Mellaga. Histori e cila iu rikthye ne kujtese fare papritur, nga dera e makines qe sapo e perplasi ne garazh. Disa gjera kane nevoj per force, mjeti i cili mund ti mbylli kollaj problemet ashtu sic u mbyll dera e asaj makine. Pavarsishte se mund te kete pasoja por forcen ai e konsideronte nje instrument qe kishte lindur me lindjen e njeriut te pare ne toke. A ishte i pari i fisit ai qe vriste kafshen me te eger, siguronte ushqimin, mbronte njerezit e fisit nga kundershtaret, siguronte zjarrin dhe burimin e ujit nga fiset e tjera rivale? Sigurisht qe po. E pra edhe sot kohet nuk kane ndryshuar, ka ndryshuar menyra se si mund te aplikosh forcen, por perseri forca duhej perdorur ndonjeher. Jo vetem forca fizike si dikur ne koherat e lashta, por edhe forca e parase, forca psikologjike, forca e djelmoshave te tij, bile dhe forca seksuale. Keto i erdhen ndermend teksa hapi deren qe lidhte shtepin me oborrin e viles. Hoqi kepucet dhe vuri re se ne dhome ishin djelmoshat e tij si dhe pergjegjesi i firmes se tij te ndertimit “Mellaga Grup”.
Rako nuk foli, u ul krahe “Kufarit” nje djaloshi qe ai mbante prane dhe thirrej me kete pseudonim. Pastaj nxori nje qese te vogel prej xhepit te xhaketes, me shpejtesi kapi nje gazete qe ishte mbi tavolin dhe me thonje hapi qesen, duke e kthyer mbi gazete. Pluhuri i bardhe ra mbi shkronjat e zeza te gazetes, ne faqen e pare te se ciles shkruhej me germa te medha ” Lufta Ndaj Droges, Sfida e Qeverise Qe Une Drejtoj”, ishte fjalimi i Kryeministrit te vendit. Rako Mellaga vuri duart para dhe ndertoi me pluhurin e bardhe nje vize te drejt, pastaj me nje levizje te vetme rrembeu nje kallam qe ishte mbi tavolin dhe u afrua duke e thithur pluhurin me hunde.Pasi e thithi gjithe pluhurin, ngriti koken dhe hodhi veshtrimin nga te pranishmit, vetja i dukej here si mullixhi i zhgerryer ne miellin e bardhe, dhe here si zoti i ketij vendi. Ishte ai qe qeveriste ne kete qytet. Ai mblidhte vota per deputetin fitues, emeronte drejtorin e policise, arsimit, hipotekes, tatimeve, emeronte kryetarin e bashkise, vendoste se kush do te fitonte tenderin e pastrimit te qytetit, rregullimit te rrugeve, shkollave.

– Eh more e moret veshe, zogu iku nga foleja. Degjoni ketu, mos me thencin Rako Mellaga po nuk ja lerova pragun, do ia mbush koken me plumba, moret veshe apo jo? -foli me tersellim duke para te pranishmit me radhe ne sy.

– Me fal shefi,-foli pergjegjesi i firmes “Mellaga Grup”, Lame Cungu te cilin Rakua e kishte ne vend te keshilltarit,- me fal edhe njeher se po te nderhyje. Ishte gabimi jone qe ne fillim kur mbeshtetem fushaten elektorale te Kryetarit te Komunes, Agron Ardianit, une kam kundershtuar ateher sepse e njihja nga afer per shkake se kam punuar dikur para 1990 me ate njeri, e njohe karakterin e tij, temperamentin dhe cdo detaj tjeter qe ka te bej me ate person, keta e konsiderojne veten te paster, te ndershem, te pakorruptushem, por nje gje e them me kopetence, ka edhe ai te metat e tij, une kam nje plan tjeter qe eshte shume larg eleminimit fizike. Cfare na duhet qe te ngaterrohemi me vrasje dhe arme. Sot ka mjete te tjera qe te vrasin per se gjalli. Mjete qe revoltojne opinionit tone te ndershem. Po e vrame do kemi probleme edhe ne, ndersa ai do shpallet hero. Na rrofshin parate pastaj.

Mbaroi se foluri Lame Cungu, ndersa Rako Mellaga po e degjonte me goje hapur dhe syte gati te shqyer te cilet i ishin skuqur nga droga qe sapo mori.

– Ore Lame nuk me duhen teorit mua. Ti e di se perse e mbeshtetem ne fushate elektorale? E pra sigurisht qe e di, ai kantidonte nen siglen e partise se zotit deputet dhe e kisha si detyrim qe ta mbeshtesja, nuk kisha rruge tjeter por sic shihet ai na doli pem pa kokerra, ndaj fole me shkoqur djal i mire,- mbaroi se foluri Rakua dhe pastaj vazhdoi duke u ngritur ne kembe,- ai njeri po na pengon, nuk do qe te na shese token ku do kaloi autostrada, e kuptoni apo jo. Ajo toke tani vlene sa nje shtepi ne kete qytet, kurse pas disa muajeve do te vleje sa njeqind pallate ne Tirane. Ne investuam, mblodhem vota per ate maskara, ndersa ai i ka refuzuar disa here emisaret tane te cilet i kemi derguar tek ai.Ka refuzuar edhe zotin deputet. Bile ky i fundit i afroj nje shume te madhe si fillim dhe kur nuk pranoi i la nje plumb mbi tavolin, por ai maskara as nga kercenimi nuk u friksua. Nuk e di tani cfare te bejme, na ka mbetur fare pak kohe sepse njerzit tane larte na njoftojne se pas disa muajve do te filloi autostrada. Ndaj per mua ngelet nje rruge, eleminimi i tij fizik. Ai njeri eshte bere rrezik per planin tone te madh.

Lame Cungu mbushi nje gote me wiski, pastaj i zgjati dhe nje gote Rakos. pasi perplasi goten me te, Lamja e rrekellue wiskin me nje te kthyer, mblodhi buzet dhe rrutulloi koken nga fortesia e tij.

– Shef,- nisi te flas Lamja,- me the se i ke derguaar disa emisar. Bukur, shume bukur. Por une kam nje plan tjeter. Do ti dergojme nje emisare, nje femer.

Te gjithe heshten. Kiki, nje vrases profesionist qe Rakua e perdorte per te zhdukur pengesat e tij qe i dilnin rruges, deri ne ate kohe shihte televizorin e shkujdesur, por sapo degjoi mendimin e Lame Cungut, shkeli butonin “Off” dhe u drejtua nga ai sy dhe veshe.

_ Si the Lame?- Foli Rakua me goden e wiskit ne dore.

_ Po shefi im. Ne duhet te perdorim mjete te tjera alternative per te eleminuar nje pengese qe na del rruges, dhe jo vrasjen. Sot bota eshte e dhene pas skandaleve seksuale. Opinioni qytetar eshte me shume i ndjeshem ndaj nje skandali seksual se sa ndaj nje vrasje,nje akti korruptiv. Une mendoi qe te kombinojme nje skandal seksual me kryetarin duke e filmuar me nje femer, pastaj kete video tja parqesim ndonje Tv-je private dhe ta shkaterrojme imazhin e tij. Le te merret drejtesia me keta qe shfrytezojne detyren ne kurriz te qytetarve. Keshtu me kete person do te merret drejtesia dhe ne do te zgjedhim njeriun tone ne krye te Komunes,- mbaroj se foluri Lame Cungu.

Te gjithe kishin mbetur te habitur. Bile dhe vete Rako Mellaga. Ai ashtu sic qe e ktheu me fund wiskin e mbetur ne gode, pastaj leshoi goten mbi tavoline duke perplasur pellembat.

– Bravo Lame, je i madh. Nuk me kishte shkuar mendja ketu. Te lumte.

………………………………………………………….
Ajo nuk e kishte heren e pare, kishte shkuar me disa persona, ndoshta dhjetra. Klientet e saj ishin biznesmen, te huaj, trafikant, pushtetar, por kete radhe kishte frike te perzjer me emocion. Ne jeten e saj nuk kishte ngritur asnjeher kurthe. I kujtohej se diku kishte lexuar se femra me natyre kriminologjene per te mposhtur prehen e tyre perdornin mjete alternative. P.sh. helmin. Qeshi! Ne kohet moderne helmin e ka zvendesuar “cimka”, foli nene ze. Lame Cungu i kishte dhene nje shume te majme, pastaj i kishte propozuar se nese plani do te realizohej sipas parashikimeve, ajo do te emerohej drejtoresh ne nje institucion te rendesishem. Alma Pirusi ishte 28 vjece, kishte mbaruar universitetin per Gjuhe- Letersi por nuk kishte punuar asnje dite ne profesionin e saj. Kur ishte adoleshente enderronte te behej nje shkrimtare e madhe. Bile kishte filluar te shkruaj poezit e para ne kete moshe. Dikush i kishte thene se shkrimtare sot ka plot, por ky profesion eshte pa buke, nje profesion i gabuar per nje vajze te bukur. Por kjo fjale nuk ia kishte vrare enderren. Derisa ne vitin e dyte te fakultetit i vdiq babai ne emigracion. Goditja ishte e madhe, per disa dite humbi disa kilogram ne peshe, nuk hante fare, pervecse dhimbja per babane, ishte renduar edhe ana financiare, kaluan disa muaj me te mare borxh neper shoqet e saj derisa nje kolege i propozoi te punonte femer eskorte. Kete “Pune” beri per gjate gjithe fakultetit. Derisa u kthye me diplomen ne xhep ne fshat.

Per nje cast harroi se ku po shkonte, por perseri ju kujtua “cimka” e instaluar tek varsja qe kishte ne qafe. Ishte i vogel sa nje rruaze por qe mund te grumbullonte shume ligesi brenda. Per nje cast ndaloi. Do te kthehem, tha me vehte. Po ja u ktheva po pastaj do te rri ne fshat pa pune. Jo, jo do shkoi, te dal ku te dal.

Alma Pirusi ndali perball Komunes.

– Me fal, larte eshte Kryetari i Komunes?- pyeti policin e komunes afer deres.
-Po eshte larte, por……,- ia kthehu polici duke i bere shenje me dy gishtat qe ferkoheshin, nje simbol qe tregonte se ai donte nje kartmonedhe per ta lejuar qe te ngjitej ne zyre.
Alma qeshi per nje cast ju kujtua se te dy gishtat nuk kishin lidhje me korrupsionin, me shit-blerjen e nje sendi por dhe te dinjitetit te nje njeriu. Gishti i madh ishte simbolik qe tregonte pushtetin e nje njeriu mbi toke dhe pushtetin e zotit ne qiell, ndersa gishti tjeter sherbente ne shume raste si gisht tregues, por ishte dhe njeri nga gishtat simbol te shenjes “V”, Victory, shenje qe tregonte Demokracine ose Lirine. Ndersa ne vendin e saj Shqiperi ai gishte ishte simbol edhe i nje gjeje tjeter, jo, ai gisht ishte me teper se simbol, ai gishte sherbente per te shkrepur edhe armen. E pra duhet bashkimi i tyre qe te lind korrupsioni ne kete vend! Qeshi! Sa budallaqe qe jam. Nuk kane lidhje fare me kete simbol. Eh ku po me vete mendja. Une sot po shkoj te fuse ne kurthe nje njeri. Ta cburreroi, ti marre fronin, pushtetin. Dhe pastaj vendin e tij do e ze une. Une Alma Pirusi nje jetime e papune.
Futi doren ne cante dhe i zgjati policit dy qind lek. Pastaj ngjiti ngadal shkallet. Hodhi hapin e pare, te dyte, te trete dhe me radhe. Zyra e Kryetarit ishte ne katin e dyte te Komunes. Per cudi Alma vuri re se dera e zyres ishte gjysem e hapur. Zgjati pak koken dhe pa kryetarin e Komunes, Agron Ardiani i cili ishte ulur afer nje kompjuteri. Trokiti!

– Hyre!

U degjua zeri i Agronit pertej deres.
Alma shtyhu lehte deren pa e prekur tek doreza, hyri gati pervjedheshem brenda. Ndersa Kryetari ishte duke shkruar ne kompjuter pa e vene re Almen, ajo shtyhu edhe njeher deren me te pasmet e saj duke i mbajtur ato ngjitur me deren e zyres. Agron Ardiani, ngriti syte per nje cast. Per disa sekonda syte e tyre mbeten te kryqezuara. Bukuria dhe hiret e saj e hutuan. Ai ishte rreth dyzet e pese vjec, i divorcuar, simpatik por nuk ishte tip sentimental. Kishte patur fare pak histori dashurie dhe ne fakultet per shkake te kesaj i kishin ngjitur nofken “Peshkopi”.

_ Me falni, kush jeni ju?
Pyeti i pari Kryetari i Komunes.

– Me falni zoti kryetar se erdha keshtu papritur, une jam Alma Pirusi, kam disa vjet qe kam mbaruar shkollen e larte, dega gjuhe letersi.
Ju lutem me ndihmoni, kam disa vjet pa pune. Jam hallakatur sa ne nje zyre, sa ne tjetren por nuk kam mundur qe te gjeje. Te lutem me ndihmo, jam ne gjendje qe te plotesoi cfare do lloje kushti ne shkembim te nje vendi pune,-mbaroi se foluri Alma.

Kryetari i Komunes kishte ngelur goje hapur nga shpejtesia me te cilen Alma mbajti fjalimin e saj. Ngadal shtyhu karriken pas dhe u ngrite ne kembe. Pastaj iu afrua Almes duke ecur nga krahu i majte i tavolines. Per nje cast qendroi perball saj duke e pare drejt dhe ne sy.

– Si e ka emrin babai juaj zonjushe?- e pyeti kryetari.

-Izet, zoti kryetar por ka vite qe nuk jeton. Kam shkuar ne disa zyra, me kane premtuar, por ketu punet zgjidhen politikishte ne shumicen e rasteve,- mbaroi se foluri Alma.

Kryetari i Komunes e degjoi me vemendje, pastaj qendroi perball saj, ndjehu eren e parfumit, nje ere qe i dukej shume e larget, hiret e saj e corientuan krejte, e trullosen, Alma kishte veshur nje bluze me jak “V” ku i dukeshin dhe dy gjinjte e saj te beheshem qe gati po shperthenin brenda bluzes. Ndersa floket i kishte krehur bukur. Agron Ardiani ju afrua me prane.

– Une do te ndihmoi, javen tjeter kur te vishe ne zyre me sill nje CV dhe listen e notave me gjithe diplome. Qarte!- foli Agroni.

– Oh faleminderit zoti kryetar,- ja kthehu Alma duke i dhene doren dhe duke u ngjitur me prane tij. Pastaj per nje caste ajo krejt papritur e puthi Agronin ne faqe, ai mbeti si i hutuar per nje moment, por nuk vonoi dhe e rrutulloi Almen me te dyja duart duke e kthyer nga tavolina dhe filloi ta puthte ne buze, gushe, floke dhe kudo. Ishte nje vale cmendurie qe e kishte kapur krejt papritur. Te dy e kishin humbur krejt, deri sa per nje cast kryetari i komunes Agron Ardiani mblodhi vehten dhe u terhoq.

– Me falni zonjushe, ketu eshte zyre shteti. Nese do te takohemi per kafe ose ndonje dark. Takohemi jashte,- i tha Kryetari duke rregulluar kemishen e zhubrosur dhe kollaren.
Te njejten gje po bente dhe Alma, ajo filloi te rregullonte floket dhe bluzen e saj me jak “V”. Kush mund ti rezistonte asaj bukurie. Vertet plani nuk kishte shkuar sipas parashikimeve por materiale kishte boll per te denoncuar ate pushtetar te korruptuar qe shfrytezonte detyren per te futur ne kurthe vajzat jetime si ajo.

– Dakort zoti Kryetar, do te vij javen tjeter te sjell materialet, dalim edhe per nje kafe,- i foli Alma duke buzeqeshur, pastaj hapi deren dhe duke e puthur me dore u largua nga zyra.

……………………………………………………………
Lame Cungu ndihej i kenaqur. Menjeher mori ne telefon shefin e tij Rako Mellaga.
– Shefi, me degjon, plani u realizua me suksese. Kemi materiale te nevojshme per ta groposur ish-mikun tone kryetar. Prisja me shume filmime te nxehta, por megjithate kishte goxha skena erotike ne zyren e shtetit. Tani kam lene takim me nje ekspert per te shkurtuar disa skena dhe per te lene vetem ato ku kryetari yne shihet si nje dashnor i zjarrte. Pastaj do te flas me ate mikun e televizionit qe kaseta te shfaqet shume shprejt. Besoi se keto dy-tre dite, Agron Ardiani do na e marre te keqen.

– Lame je njesh vella. Pasi te mbaroi kjo pune kam nje sihariq per ty.
Atij mikut gazetar jepi nje shuk te mire qe ta shfaqi sa me shpejt materialin. Kupton duhet te kete zgjedhje te parakohshme ne kete Komune sa me shpejte. Askush nuk e di se ketu do kaloi autostrada, ne do te blem tokat djerre me cmim qesharak dhe kur te plasi lajmi per ndertimin e rrugesdo te jete shume vone per te tjeret, per kundershtaret tane. Dhe tani nje gje te fundit. Asaj vajzes jepi nje shume te mire dhe thuaj te zhduket per disa kohe ne Tirane. Mos te flas me njeri sa te qetesohen ujerat,- mbaroi se foluri Rako Mellaga.

– Ne rregull shefi, ne rregull. Te fala Deputetit, mbaroi se foluri Lame Cungu.

Pastaj vuri telefonin mbi tavolin. Per nje cast po mendohej dhe kapi perseri telefonin. Kerkoj neper emra deri sa gjeti germen “G”, kerkoj poshte saj dhe gjeti emrin “Gazetari”. I ra, zilia filloi te binte, derisa dikush u pergjigj.
_Urdhero Lame!
– Si je mik, kam pune per ty,- i foli Lame Cungu.

……………………………………………………………

Kishte kaluar disa dite nga shfaqa ne televizion i nje skandali seksual, ku Kryetari i Komunes shfaqej duke u puthur me nje vajze ne zyren e tij. Kryetari Komunes zoti Agron Ardiani ishte arrestuar dhe ndodhej ne hetim. Ajo krahine e vogel kishte mbetur si e mpire. Kudo ne cdo shtepi, lokal, are, kafene, flitej per kryetarin e tyre. Disa perdornin gjithe arsenalin e fjalve te keqija ndaj tij, disa habiteshin, por kishte dhe disa qe e mbronin, keta ishin me te paket. Megjithate tani karriera e tij kishte mare fund. Priteshin zgjedhje te reja.

– Deputeti dhe shoferi i tij qendruan para zyrve te kompanise “Mellaga Grup”. Ndersa shoferi zbriti per ti hapur deren zotit deputet. Nga zyrat me shpejtesi dolen Rako Mellaga, Lame Cungu dhe dy ushtaret e tjeter te Rakos, “Kiki” me “Kufarin”.

– Po ku je o mik i nderuar,- i foli qe larg Rako Mellaga, deputetit duke i hapur krahet. Pastaj u perqafuan sikur kishin kohe pa u pare.

– Rako, Lame dhe ju djema,- dua t’iu them se keni bere nje pune shume te bukur dhe te paster. Ai ish miku jone na e mori te keqen. Sakrifikuam per ate pleher, partia e propozoi si kantidat dhe ne e ndihmuam, por ai rrjepacak harroi qe nderi kerkon ndere. Le te kalbet atje ne burg tani. Por une kam ardhur per tju dhene nje sihariq, pas disa javesh ketu do te kete zgjedhje. Une kam propozuar qe kantidat per kryetar komune ne kete zone partia jone te vendosi zoti Lame Cungu.

Lame Cungu hapi syte me habi, pastaj pa nga shefi i tij Rako Mellaga.

– Shume bukur zoti deputet,-foli Rakua i gezuar dhe pastaj vazhdoi- djema, Lame sot do e festojme kete sihariq. Do te shkopjme tek nje lokal ketu afer.

– Faleminderit shume zoti deputet, faleminderit shume shefi per besimin. do ia u shperbleje.

Dhe ndersa te gjithe u nisen drejt makinave, deputeti kapi prej krahu Lamen.

– More Lame cfare u be me ate vajzen qe realizoi videon?- e pyeti ai.

_ Zotri, ajo eshte ne Tirane, i thame qe te rrije andej per disa muaj, – ia kthehu Lamja.
– Mire, mire e paskeni menduar por kontaktoni me te dhe thuajini qe te vij te me takoi, me duhet edhe per pune te tjera ajo. Pune qe vetem ajo di ti beje,- foli deputeti duke qeshur………..

FUND

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i tregimit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Tregimi eshte fryt i fantazise dhe nuk bazohet ne nje ngjarje te vertet. Cdo ngjashmeri me emrat e personazheve dhe faktet jane rastesor.