SHTETI I KORRUPTUAR – BESIM DERVISHI (Poezi)

Shteti i korruptuar ka ligje te shumta.
Si rruga e drejte me gropa, si rruga e drejt me gunga.
Ka ligje te shumta por dhe disa shtigje.
Nder pyje, zabele, gryka, edhe brigje.

Shteti i korruptuar ka shume parazite.
Ne qafen e te cilit kerpusha forte eshte ngjite.
Pi gjakun e kombit, vendit dhe atdheut.
Derisa te rrukulliset prej qafes, dhe te shkoi drejt plehut.

Shteti i korruptuar organizon shume reforma.
Kostumit te vjeter i ngjite vec mballoma.
Reforma drejtesie, arsimore dhe zgjedhore.
Qe opozita e sotme dje ka lene pas dore.

Shtetit te korruptuar i jane kalbur traret.
Institucionet vende betejash ku merzejne “baballaret”.
Reforma, thone do te bejme dhe do ndertojme “Blinda”.
Mure me beton qe mos ti rrezoi as autoblinda.

Shteti i korruptuar ka dhe shume organe.
Shkresa, firma, zyra, dashnore dhe sllogane.
Shteti i korruptuar eshte i juaji dhe i imi.
Shteti i korruptuar nuk eshte ai qe shkroi Naimi.

Shteti i korruptuar ka njeqind polici.
Ai qe nuk paguan dot dritat perfundon ne qeli.
Ai qe nderton pa leje, kasollen e lopes.
Ai ne burg do te shkoi, me grusht do i bjere kokes.

Ndersa nga ana tjeter, ai qe bene kontraband.
Koncensionari- politikan qe Shqiperin nxjere ne ankand.
Ai nuk denohet, por do te mare dekorat.
“Nderi i Kombit”, por dhe nderi yne ne fshat.

Problemet me ligjin mbyllen me nje Procedure.
Nga gjykatesi me “Plepa”, por dhe me “Magjistrature”.
Vete politikani e ka perzgjedhur o lum miku.
Qe shkallet ti vendose kur te zbrese nga fiku.

Ne shtetin e korruptuar, blihet edhe vota.
Gjithmon sipas parimit, duhet lyer kjo rrota.
Ne shtetin e korruptuar nuk behen votime.
Vendos pushteti i Mafia-s, i asaj qe ka bere krime.

Shtetari i korruptuar, nuk ka karakter.
Ndaj i riu largohen, jeta i eshte bere ferre.
Qe te besh karrier, tek ky institucioni.
Duhet te keshe lekure ujku, lekure kameleoni.

Shteti i korruptuar ka dhe Kushtetute.
Ku garantohet fjala e lire, ku garantohet nje cop buke.
Ndersa nga ana tjeter te katra pushtetet e tij.
Ne “shtepine” e politikes, flene bashke, bejne “dashuri”.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.