SHQIPERI 2020! – BESIM DERVISHI ( Poezi)

Atdhe! Simboli i pavdeksise.
Dielli qe mbremjeve pertej malit perendon.
Kur te kujtojne se “vdiqe”, dhe i perket historise.
Ti ringjallesh mengjeseve, perflakshem mbi Dodon.

Je zjarri i eshkes qe nuk shuhet kurre.
I ndezur me shkrepetim nga guret e strallit.
Je plaku nentedhjet vjecar qe barotin e pi me llulle.
Djersa e puntorit kur ne toke rreshqet prej ballit.

Vajza gjashtembedhjet vjecare trafikuar rrugeve te Evropes.
Qe cdo dite enderron te arratiset prej “burgut”, ne Shqiperi.
Je trupi i saj mbushur me shenja cigaresh deri afer kokes.
Je babai dhe nena qe e presin permes loteve ne shtepi.

Atdhe! Je rruga e qytetit e mbushur me balt dhe gropa.
Ku ne aksident sapo humbi jeten nje i ri.
Je kusht i ri per hapjen e negociatave qe vendosi perseri Evropa.
Je nena e vetmuar qe u dogj ne dhome nga nje qiri.

Atdhe! Je parlamenti i nje gangesteri dhe sharlatani.
Qe hyri ne tempull nga dritarja dhe jo nga dera.
Je fjalimi nga foltorja e nje mitomani.
Fjale dhe premtime tridhjet vjecare qe mere gjithmone era.

Atdhe! Je koncensioni, ai me i fundit.
Qe sapo firmosen sebashku dy politikane.
Je shtergimi i duarve te tyre permes buzeqeshjeve.
I atyre qe si sorrat, melcin dite e nate po te hane.

” Eshte koha e maskarenjeve”, ka then dikur poeti.
Ndersa sot e quajn me fjalen, ” Koha e birit te kurves”.
Jan kuaj troje dhe baloz qe kan dal nga deti.
Jane hajdutet qe karvanit per ta grabitur i dalin udhes.

Atdhe! Je vajza dhe djali student i dashuruar.
Qe nen hijen e blirit per jeten enderrojne.
Je buka e ngren qe ende nuk eshte paguar.
Betimi i tyre se ne Shqiperi do te qendrojne dhe luftojne.

BESIM DERVISHI Michigan USA 10 Maj 2019 ora 11: 03 AM.

KUJDES!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.