SA DUHET TE PRESIM…?! – LIRI DHASKALI – ( POEZI E RIPUNUAR)

Demokracine te lire e kishin lene,
Te ecte e vraponte pa u penguar,
Nuk gjente dot finishin ku i’a kishin vene,
Apo kish lindur e verbuar?!

Ec se te lire te kane lene,
Te shkosh cep me cep kesaj bote,
Ec, ec mos ki frke i kane thene,
Dhe ti je pjese e kesaj bote.

Ec prap i thane,pse shkon cale,cale,
Rruga ka gropa dhe rrezohesh,
Apo gardhe e ledhe para te kane dale,
Ngado kthehesh e prap pengohesh.

Ec,ec i i thane, gjezdis,vrapo kudo,(gjezdis,shetit)
Te drejten ty ta kane dhene,
Ty nuk te duan ,apo ti nuk do,
Te ngulesh kembet ne kete vend?!

-Doren ma dhane e krahe hapur me priten,
Secili me shume te me afronte me prane,
Folen e folen,pa pushim llomotiten,
Por mua prap jetime me lane.

Vazhdoj t’i degjoj te flasin pa pushim,
I shoh venger e nofullat shterngoj,
Si qente kur per gjahun haen ,kafshohen,
Llomken me te madhe kush ta zaptoj.

Une dhe tani u dukem e larget ,e huaj,
Me buzeqeshin e me ledhatojne,
Dhe mbetem akoma statuje e cale,
Finishin askush s’ma le ta kaloj.

Dhe une perseri ashtu e brishte,
Kafshoj buzet dhe trupin tim pickoj,
Tundem,shkundem,bej te ngrihem,
Por dot ne kembe s’po qendroj.

Ku ti ngul kembet ,ku,ku?!
As vet se di pergjigjen nga e pres,
Majtas ,djathtas veshtrimin coj ngado,
I pergjigjem vehtes:-Vazhdo jeto me shprese.-

Por shpresa qe e fundit duhet te vdes,
Eshte e helmuara qe ne emrion,
Ose s’ka mundur dot as te lind,
Ose e helmuar ka lindur e ashtu jeton.

VINI RE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie pa lejen e autorit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.