Rizgjimi i Kilit! – Nga: Besim Dervishi

Eshte titulli i shkrimit te gazetarit kilian Klaudio Roja i cili i referohet demostratave me te pergjakshme ne Kili qe prej juntes ushtarake kur deri tani kane humbur jeten me shume se 50 persona. Protestat nuk i organizon asnje parti politike ashtu sic ndodh rendomte ne vende ku vepron sistemi i korruptuar i partitokracise njera prej te cilave eshte edhe Shqiperia, por i organizojne sindikatat, dhe shoqeria kiliane (jo e ashtequajtura shoqeri civile e cila eshte zjarrfiksja e politikes ne kauzat e drejta qytetare). Sindikatat dhe qytetaret u bashkuan pas dates 5 Shtator kur pane se pushteti kilian nuk po tregonte asnje shenje per te zgjidhur problemet e ngritura. Sindikatat dhe shoqeria u bashkuan nen moton “Ne Jemi te Lodhur, Ne Jemi te Bashkuar”. Si shkake i kesaj proteste ishte rritja stratosferike e biletave te transportit urbane, por revoltat u shtuan akoma me shume pas vendimit te pushtetit te Piceres i cili favorizonte dhe iu jepte benefice dhe perfitime oligarkeve dhe shtresave te pasura……… Pas ketyre demostratave Picera deklaroi se e ka mare mesazhin por sic duket pushteti ende nuk po reagon…..Protestuesit, sindikatat dhe qytetaret i ka revoltuar tej mase ngritja e cmimit te biletave, qe sipas tyre eshte nje nder format e violences shteterore duke i futur doren ne xhep dhe grabitur. Ne Kili pensionistet nuk kane leke per ilace, nderkohe njerzit vdesin neper spitale se nuk kane te paguajne. Studentet gjithe jeten duhet te paguajne kredite mijera dollarshe qe kane mare per te kryer shkollen. Ndersa qeveria ka nxjer ligje ne favor te oligarkeve qe privatizojne dhe rrembejne cdo gje deri dhe ujin per te pire, bile edhe lumin. Te gjitha keto por dhe veprimet e fundit per gjendje te jashtezakonshme me qellim per te mbyllur plagen, tregone se ne kete vend nuk ka demokraci.
Por nga ana tjeter dalja e nje milion vetave ne sheshe, tregon se ne kete vend nuk ka njeri me frike.

Te gjitha keto kauza te drejta qytetare ne Kili, te kujtojne Shqiperine.
Te kujtojne koncensionet miliona dollarshe ne mjeksi te cilat i kane fituar te ashtequajturit “biznesmen” te lidhur me politiken qendrore dhe me mafian e “bluzave te bardha”. Nga ana tjeter fare pak investohen ne rregullimin dhe modernizimin e spitaleve. Ndersa perball tyre cdo vite ngrihen spitalet private te ngritur nga “pseudobiznesmenet”, spitale me cmime stratosferike qe nje pensionist dhe puntor i thjesht nuk i paguan dote dhe keshtu, ata detyrohen te vdesin ne trotuaret perball tyre. Te kujtojne arsimin dhe universitetet, ku te rinjte nuk kane asnje te ardhur per te paguar vitin. Te kujtojne transportin urban dhe rritjen e cmimit te biletave. Te kujtojne te gjitha vjedhjet qe po bene politika e lidhur me mafia-n, qe nga trojet ne bregdet e deri tek ajri dhe uji. Po, po politika dhe oligarket po vjedhin edhe ujin. Neper kronika televizive po shohim banore te zonave te ndryshme te Shqiperise te cilet po perleshen me rojet dhe punonjes te firmave private te cilat po ngrene minihidrocentrale dhe ne fshatin me te larget. Te tilla skena te ulta dhe makabre te kujtojne librin dhe filmin “Fontamara” te shkrimtarit antikonformist Injacio Sillone, ku paraqitet Italia e viteve ’20 dhe lufta e fshatarsise per ujin. Por partitokracia e di se keto probleme nuk kane rrezik per te. Ndryshe nga Kili ne Shqiperi mungojne sindikatat dhe ndergjegja qytetare eshte ne minimum. Te ashtequajturat grupe te “Shoqerise Civile” nuk jane gje tjeter por leva te partive politike, si te tilla ato luajne rolin e zjarrfiksit duke iu ngjitur kauzave te drejta qytetare, duke i manipuluar dhe duke i drejtuar ne interes te njeres apo tjetres pale. Pervec kesaj partitokracia qe prej vitit 1990 ka zbatuar te ashtequajturen “valvul shkarkimi” duke “debuar” ose detyruar me forma nga me te ndryshme per tu larguar nga vendi, pjesen me te shendosh te shoqerise. Kete muaj mbushen nje vite plot qysh nga Dhjetori i vitit 2018 kur studentet tentuan te rebeloheshin ndaj kesaj kaste hajdutesh dhe gjakpiresishe.