REFUZOI T’IU JEPTE TESERAT E PARTISE MAFIOZEVE – Nga: Besim Dervishi

Sot politikani lokal italian Paskuale Almeriko do te ishte 105 vjec, ndoshta ai do te kishte patur nje karrier te “ndricme” ne politik, ndoshta do te ishte bere deputet, senator, minister, kryeminister edhe pse jo dhe president. Them ndoshta sepse Almeriko vdiq ne moshen me te bukur por njekohesishte moshen me produktive qe mund te kete njeriu, ishte 43 vjec kur trupin e tij e pershkruan plot 104 plumba mitralozi dhe 7 plumba pistolete pa llogaritur sacmet e armeve te gjahut. Kryetari i Bashkise Paskuale Almeriko dergjej i vdekur. Kush e vrau Almerikon plot 62 vite me pare? Cfare interesash kishte shkelur ai? Cfare parimesh kishte mbrojtur?

Por le te citojme nje gazetar i cili do te kishte fatin e politikanit Almeriko, do te vritej edhe ky nga mafia vetem 26 vite me vone se te ekzekutohej Almeriko. Ky eshte gazetari italian Xhuzepe Fava, njeriu qe per here te pare ne nje emision televizit denoncoi lidhjet e mafias me politiken. Historine e Almerikos, Fava na e tregon ne nje shkrim te tij botuar ne gazeten “I Siciliani” ne Janar te vitit 1983, vetem disa ore para se mafia te vriste gazetarin dhe autorin e ketij shkrimi. Ja si shkruan Fava per motivet e vrasjes se politikanit Almeriko:

…. Në qytetin Kamporeales, provincë e Palermos, në zemër të Sicilisë, ishte një kryetar bashkie demokrat, një demokrat i ndershëm, i quajtur Paskuale Almeriko, i cili duke qënë edhe Sekretar Bashkiak i Partisë Demokristiane, i refuzojë kartën e anëtarësimit në parti nje patriarku të mafias, të quajtur Vanni Sacco dhe të gjithë miqëve te tij, si dhe aleatëve dhe bashkëpunëtorve te tij. Katerqind persona. Katerqind tesera te refuzuara. Pranimi i tyre do të kishte qënë një triumf politik për partinë në një zonë bastion deri në atë kohë nga liberalët dhe monarkistët, por kryetari i bashkisë Almeriko e dinte se këto katërqind tesera do të mernin shumicën në këshillin bashkiak dhe do ta plaçkisnin qytetin për interesat e mafias. Me një gjest të guximshëm ai i refuzoj teserat 400 mafiozëve. Kryetari i Bashkise Almeriko besonte tek Partia e tij Demokristiane, besonte tek parimet dhe idealet demokratike. Dhe si nje burrë me “tope” ai vazhdonte t’ju thoshte jo mafiozve për të hyrë në Parti. Por një sekretar provincial i Partisë pezullon nga forumet e saj Alemrikon dhe pranojë 400 mafiozët në parti duke ju shpërndarë dhe teserat. Almeriko i shkrojë një leter Sekretariatit Kombëtar të Partisë për atë që po ndodhte, madje ne leter ai tregojë emrat e mundëshëm të vrasësve të tij. Askush nuk reagojë. Askush nuk i dha atij te drejtë. E braktisën të gjithë, madje edhe miqtë e ngushtë. Deri sa një natë Marsi teksa po dilte nga zyra, dhjetra plumba automatiku dhe armë gjahu u shkrehën mbi trupin e tij. Kryetari Paskuale Almeriko ishte coptuar nga plumbat, shpërfytyruar dhe vrarë mizorishtë, mafiozet ishin bërë padronët e qytetit. Paskuale Almeriko, për vite e vite me radhë, në qarqet zyrtare të partisë u konsiderua si një kujtim i çmendur, nje idealist i çmendur…”

Ky ishte Paskuale Almeriko, drejtuesi i partise qe refuzoi futjen e mafies ne politik. Almeriko ashtu sic edhe e permend ne shkrimin e tij shkrimtari Pipo Fava i shkroi per te gjitha keto dhe kupoles se Partise Demokristiane ne Palermo ,njeri prej te cileve ishte sekretari i partise Xhovani Xhoja i cili ne vite te mevoneshme do te ngjiste shkallet e karrieres me nje shpejtesi te habiteshme. Xhovani Xhoja pas vrasjes se Almerikos kapi poste te rendesishme shteterore dhe partiake si deputet dhe senator, minister e te tjera. Ne vitet ’60-’70 gjate kohes qe ishte minister Xhoja ishte nje nga protagonistet e asaj qe njihet me emrin “Sacco di Palermo”.
” Sacco di Palermo” njihet si spekullimi me i madh financiar por edhe në fushën e ndërtimit i organizuar nga sistemi politiko- mafioz. Në fare pak kohë u rrënuan qindra vila të ashtëquajtura “Vila Liberty” në “Bulevardin e Lirisë” në Palermo. Operacioni nisi si një bashkëpunim perfekt midis mafias dhe politikës në vecanti politikës administrative. Tre protagonistët e këtij spekullimi ishin, ndërtuesi Francesko Vasallo, Salvo Lima i cili në këtë periudh ishte Kryetari Bashkisë së Palermos si dhe ish Ministri demokristian Xhovani Xhoja.
Menjeher pasi mori letren e Almerikos, ku vihej ne djeni per refuzimin qe ai i kishte bere 400 mafiozeve per te hyre ne parti, si dhe per rrezikun qe i kanosej, Xhovani Xhoja i kthehu pergjigje Almerikos me ane te nje letre ku e keshillonte te jepte dorheqje nga te gjitha funksionet e partise dhe te largohej. Midis te tjerave ne leter Xhoja e “keshillonte” duke i thene se:

“…..Partia ka nevojë për njerëz për të bashkuar forcat, ka nevojë për burra të rinj, per force elektorale dhe financiare, ndaj keto levizje nuk duhet te refuzohen, keto kompromise do e forcojne partine…”

Kjo pergjigje ishte “de facto” neneshkrimi i denimit me vdekje per Paskuale Almerikon, idealstin e partise i cili e dinte forte mire se mafia nepermjet pushtetit politik do te gllaberonte resurset kombetare, dhe se aderimi ne nje parti politike per mafian ishte i nevojshem qe ajo te gjitha punet dhe problemet ti mbyllte politikishte. Edhe sot Italia po vuan pasojat e mafio-politikes. Paralajmerimi i Almerikos nuk u muar parasysh nga partitokratet, te cilet duke aderuar mafian ne politik kishin si qellim mbledhjen e votave dhe sigurimin e pushtetit. Por mafia kerkonte me shume se pushteti, ajo kerkonte gjithcka, ndaj ne vitet e mevonshme mafia ekzekutori disa nga politikanet te cilet i kishin sherbyer asaj per disa dekada. Vetem dyzet e kater vjet me vone instancat shteterore u kujtuan per vepren kurajoze te Paskuale Almeriko-s. Ne vitin 2001 Almeriko shpallet martire i luftes kunder mafies nga Asambleja Regjionale e Sicilise.

PO NE SHQIPERI!

Ne Shqiperi keto vite nuk ka patur politikan te tipit Almeriko. Selit e partive ne qender dhe ne baze jane “shqyer” nga dyert dhe nga dritaret per tu mbushur me prurje te reja nga radhet e pseudobiznesmeneve, kriminelve, trafikanteve, dillerave te droges por dhe personave te tjetere te cilet kane kryer korrupsion ekonomiko-politik te nje niveli te larte, individ qe kriminologu amerikan Edwin Sutherland do i quante me plot gojen me emrin “Kriminel te Jakave te Bardha”, individ me pushtet te cilet kane qene drejtues ne pika kyce ku paraja derdhet lum, sine dogana, gjykata, prokurori, polici e te tjera. Keta individ jane pushteti real, ata mbushin arken e partise me mjete financiare, mbushin kutite e votimeve, ruajne kutite e votimeve me ane te ushtarve te tyre, dhunojne, shantazhojne dhe terrorizojne zgjedhesit dhe rivalet e tyre politik gjate fushatave elektorale. Politika ketyre sharlataneve ju duhet si mburoje, qe te gjitha problemet me ligjin ti mbyllin politikishte, duke u fshehur pas kostumit partiak, por pervec kesaj ata me ane te politikes duan te kontrollojne, ndajne dhe rindajne resurset kombetare, vendet e punes, tenderat dhe koncensionet. Politika sot po organizon vetingun e famshem ne drejtesi, polici, spitale. Po Vetingun ne politik kush do ta organizoi? Kush do e zhduke kete “urthe” te zi qe po i mbeshtillet rreth e qarke “lisit” te demokracise shqipetare? Kush?

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i punimit te mesiperm, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.