PORDHA II (Vazhdim) – Besim Dervishi (Satire)

Pordha sot konsiderohet ndere edhe kulture.
Ndersa gjer dje pordhaci nuk quhej me emrin burre.
Nje pordhe dikur e leshuar ne kuvende por edhe ne are.
Ishte turp qe nuk kishte te lare, nuk kishte as te paguar.

A ju kujtohet fabula me te famshmin “Hasan Pordhen”?
Atij qe nofken e saj as vitet nuk ia hoqen dhe nuk ia moren.
Sot per pak pordhe te gjithe cfiliten edhe shterngohen.
Edhe pse nga shterngimi mund te mbushen plot e turperohen.

Sot nje pordhe te madhe leshon politikani me premtime.
Pordhat neper mitingje elektorale nuk konsiderohen me turp e “krime”.
Pordhe bene neper studio edhe analisti jone i shquar.
Shoqeria Civile kurre per te bere pordhe nuk ka pertuar.

Pordhe bene kodoshi i prostitucionit me leket qe prishe ne lojra fati.
Pordhe bene edhe pensionisti nentedhjet vjecar, komshia im xha Sokrati.
Pordhe bene edhe i riu qe kurre ne jete nje dite nuk ka punuar.
Pordhe bene me leket e babait bankier, qe paret nuk i kane te mbaruar.

Pordhe bene edhe ai gazetari i famshem neper televizione.
Pordhe bene ne konferenca shtypi, zedhensia e ministrise ton kampione.
Pordhe bene edhe sekretaria bukuroshe e Ministrit te Kultures.
Pordhe bene ndertuesi qe nje kembe nuk i ndertoi ures.

Pordhe bene ai qe flet gjuhen e huaj kur vjen ne Shqiperi.
Pordhe bene emigranti qe ka braktisur, vetem ka lene baban e tij.
Pordhe bene edhe gjahtari qe ka shkelur moratoriumin.
Pordhe bene “notari” qe cau detin por nuk kaperceu dot lumin.

Te gjithe jane ne gare per te bere sa me shume, per te pordhuar.
Pordhen e tyre e konsiderojne nje vlere qe nuk ka te cmuar.
Me pordhe ndertojne kala, ndertojne keshtjella edhe fortesa.
Pordhen e konsiderojne mjete per te kapercyer male edhe pengesa.

Pordha ka pushtuar edhe rrjetet sociale.
Pordha neper to eshte tridimensionale.
Nje pordhe e fuqishme dhe me shume autoritet.
Qe neper keto rrjete po shkakton vertet nje goxha termet.

E keshtu pordhe bej une, por pordhe bene edhe ti.
Pordhe bene ai qe punon i kollarisur ne nje ministri.
Pordhe bene gjykatesi qe nuk e can koken nga Vetingu.
Pordhe bene i miri, pordhe bene i ligu.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie (satire) ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.