POLITIKA, FUSHATA E MBJELLJES SE PEMEVE DHE RREM HUTA – Besim Dervishi

Ne muajet Shkurt- Mars, shqipetaret do te perballen dhe me nje komedi tjeter te politikes. Politikan dhe politikane, deputet dhe deputete, pushtetar dhe opozitar, minister dhe ish minister, te zgjedhur nga pushteti vendor, afrojne nje shfaqe te cilen kemi 30 vjet qe e shikojme neper ekranet e televizioneve. Pasi puntori i bashkise ju ka hapur ndonje grope te thelle, dhe ka vendosur fidanin gati per te mbjelle ne krahe te saj, para kamerave shfaqet politikani ose politikania me duart e bardha dhe me lleren perveshur, duke rrembyer lopaten per te mbjell pemen ne gropen e hapur. Kjo eshte sa tragjike dhe komike. Dockat e tyre te bardha dhe pa kallo qe kurre nuk kane kapur kazem dhe lopat me dore, na demostrojne para kamerave nje njeri babaxhane dhe puntore. Nderkohe qe nga ana tjeter mediat e shkruara dhe vizive njoftojne se prerja e “X” apo “Y” masivi pyjor eshte veper dhe “kontribut” e filan apo filane politikani. Disa te tjere thone se biznesmenet e lendes drusore qe jane pergjegjes per shkaterrimin e ketyre masive kane protektor politiken e ketyre 30 vjeteve.

Me kujtohet nje personazh interesant tek Romani “Dimri i Vetmise se Madhe” te Kadarese.
Fshesaxhiu Rreme Huta. Ky personazh mender jushe, pshurri pemen qe kishte mbjelle Hrushovi kur erdhi ne Tirane ne vitin 1959. Ishte koha kur mbilleshin peme me fushata, dhe cdo politikan qe vinte ne Shqiperi mbillte nje peme. Mirepo pas “prishjes” se madhe, fshesaxhiu Rrem Huta aq e gjykoj dhe mendoj qe si hakmarrje mund te pshurrte mbi pemen e nje politikani qe nuk doli ashtu sic hiqej. Historia vazhdon se aty u shfaq nje polic dhe i komunikoi se kjo qe bente ishte kundravajtje penale, por fshesaxhiu Rrem Huta kishte nje bindje tjeter per ate peme.

Fushata e mbjelljeve te pemeve para ekraneve ndonjeher eshte bere edhe qesharake. Aty rreth vitit 2010 shkova ne nje vend arkeologjik ne Shqiperi. Ne hyrje te ketij siti te rendesishem vura re disa peme te mbjella dhe poshte tyre emrat e atyre qe i kishin mbjelle, te gjithe ishin politikan te rendesishem. Me terhoqi vemendjen se dikush e kishte pemen me te beshme dhe fletet e saj jeshilonin, ndersa kishte politikan qe pema e tyre gati po thahej. Per kureshtje pyetja nje qytetar qe ishte aty prane.
– Zotni po si eshte puna e ketyre pemeve, pse dikush eshte e zhvilluar dhe dikush gati po thahet? – i thashe me kuriozitet.
Ai me degjoj dhe ashtu i qete me tha.
– Ja ju si mendoni? E shikon kete pemen qe eshte me e beshme, fletet i shkelqejne dhe jeshilojne, kjo ndonese eshte mbjelle me pas se keto te tjerat eshte me e zhvilluar? E pra lexoja emrin kesaj ne fund. Eshte emri i nje politikani ne pushtet, nje politikan i fuqishem. Pemes se tij mor zotri, punonjesit e parkut i rrinin me zorren e ujit ne dore dhe i bejne sherbime duke e prashitur dhe hedhur plehe. Po ate pemen tjeter ne krahe te saj qe po thahej e shikon? Ajo eshte pema e nje opozitari, lexoja emrin ne fund po deshe, afrohu, askush nuk kujdeset per ate.
Une ngela si i hutuar.
– Pse deri ketu ka ardhur puna, – i thashe i habitur.
– Po, po deri ketu, – ma kthehu qytetari duke buzeqeshur.

Ndersa po ndiqja me sy qytetarin qe po largohej, me vehte po mendoja se sojit te ketyre do i vinte per mbare personazhi Rrem Huta…….

Vendi jone nuk ka nevoj per shtirje neper ekrane. Mos prisni pyjet dhe mos suportoni ata qe presin pyjet. Ju naten prisni ato, ndersa diten shfaqeni neper ekrane si ambjentaliste, me dockat tuaja te bardha duke mbjell peme ne nje grop te hapur nga punonjesit e bashkive qe ne pune marin buken me vehte……….