Politik

SISTEMI POLITIK “COSA NOSTRA” – Besim DERVISHI

“…Une nuk flas per mafie te re ose mafie te vjeter. As per mafie socialiste apo demokratike, po ti referohem ketyre termave na dalin shume mafie ndaj une i njohe vetem me termin Krimi i Organizuar…”
/ Rocco Chinnicci- Magjistrat Italian i ekzekutuar nga mafia/

35 vjet me pare shkrimtari i shquar italian njeheresh autori i romanit denoncues “Il Giorno della Civetta” Leonardo Sciascia, zeri me kritik i Italise se atyre viteve i zhgenjyer nga elita e korruptuar politike do te thoshte; Demokracia nuk egziston me. Shteti per mua eshte Kushtetuta. Kushtetuta nuk egziston. Nuk egziston as ne sensin teknik. Sipas disa juristeve aktualishte jemi ne nje faze para- Monteskje. Tre Pushtetet (Gjyqesori, Legjislativi dhe Ekzekutivi) qe duhet te jene te pavarura nga njeri – tjetri, jane riunifikuar ne nje pushtet nga “Partitokracia”. Partite bejne ligjet, i ekzekutojne ato, zgjedhin gjykatat dhe i kontrollojne ato!
Per fat te keq ky eshte realiteti sot ne Shqiperi, partitokratet sot “de facto” kontrollojne gjithe jeten e vendit. Pervec sferes politike dora e padukshme pushtetit okult kontrollon edhe sferen ekonomiko- financiare. Jane me qindra tendera publike qe kontrollohen nga dora e pushtetit okult. Jane me qindra dhe mijera vende pune qe ndahen dhe rindahen nga pushteti okult. Jane me dhjetra ligje dhe akte nenligjore te cilat dalin ne interes te pushtetit okult. Jane me mijera rrenje droge qe kane protektor pushtetin okult. Jane me qindra dhe mijera anije dhe vapora qe kalojne pa dogane me urdher te pushtetit okult. Jane me qindra biznese te vogla dhe medha te cilat i paguajne “harac” pushtetin okult. Jane me dhjetra kanale televizive, gazeta, faqe interneti, gazetar, te veteshpallur analist, si dhe me qindra e qindra militante neper rrjete sociale te cilet paguhen per te propaganduar ne interes te pushtetin okult. Mjetet e informacionit kane rendesi per pushtetin okult se sic thoshte gazetari i shquar antimafia Xhuzepe Fava ;…Shoqerit e korruptuara te lidhura me krimin e organizuar komandohet mbi te gjitha nga ata qe kane aftesin por dhe mundesin per te bindur. Per te bindur qe te votohet nje parti. Ne keto shoqeri padron jane ata qe kane ne dore masmedian, ata qe zotrojne dhe perdorin mjetet e informimit, televizionin, gazetat, radion. Duke thene nje gje 500 mije, 1 milion, 3 milion persona jane duke te degjuar dhe ne fund ju keni arritur te modifikoni mendimet tuaja ne mendjen e tyre.Kështu duke ndryshuar mendimet e njerëzve, ditë pas dite, muaj pas muaji, ju shkoni duke krijuar nje shoqeri te bindur ndaj pushtetit okult……! Dhe keshtu dale nga dale populli eshte kthyer papandehur ne cirak te pushtetit okult.
Strukturat, menyra e organizimit si dhe ajo e operimit te partive te korruptuara politike ngjajne me strukturat hierarkike te organizatave me famkeqe mafioze te tipit Cosa Nostra. “De jure” partite kane statute, organe drejtuese, KPD-ra, Keshilla te ashtequajtura Kombetare por ne fakt askush nuk pyetet ne keto organizma formal. Ne krye te kupoles eshte Bosi i Partise, nje fjale e tij mjafton te zgjedhi ne poste me te larta te shtetit, por nga ana tjeter mjafton qe te shkaterroj politikishte. Nje fjale tij ne mes te turmave “froidjane” mund ti hedhe benzines zjarrit, por nga ana tjeter mund edhe ta shuaj ate. Fjala e Bosit eshte ligj sipas devizes diktatoriale “Partia jame une”. Gjithmon afer Bosit jane nje rreth i ngushte miqesh, shokesh, biznesmenesh apo partitokrat me pervoje te cilet luajne rolin e “keshilltarit” dhe financierve te partise, te ashtequajturit biznesmen zakonishte jane njerez me te kaluar te dyshimte. “Puna” e tyre eshte te financojne fushatat e partive ne shkembim te perfitimeve nga kontratat dhe tenderat publik me vlera qindra milione dollare. Gjithmon Bosi i Partise cakton pasardhesin e tij nen hije dhe i gateshem per te vjedhur “zanatin”, por shume shpeshe ai eshte syri dhe veshi i partise. Te gjitha fijet ne baze lidhen me kapot e vegjel neper rrethe dhe qarqe te cilet jane fanatik te kryetarit dhe bejne propaganden e tij, per kete veprimtari ne sherbim te bosit ata shperblehen me poste te rendesishme publike, me perfitime ekonomiko- financiare nga resurset e shumta kombetare, keta kolltukofag mbajne lidhje me djem te ashtequajtur te forte qe shpeshe here i perdorin diten e zgjedhjeve ne rolin e “krahut te armatosur” te partise. Dhe si gjithmone ne fund jane militantet, te genjyerit, hallexhinjte dhe te mashtruarit nga propaganda e shplarjes se trurit….. Menyra e operimit te partitokrateve i ngjane rrymes mafiose te ashtequajtur “Kufarizmi”. Cfare eshte “Kufarizmi politik”? “Kufarizmi” eshte rryme pseudopolitike, antishoqerore me tipare thellesishte mafioze e lindur ne Sicili. Ajo e ka mare emrin nga nje politikan i quajtur Toto Kufaro ish president i Sicilise ne vitin 2001 dhe 2006. Kufaro u be i njohur ne vitin 1991 kur gjate nje debate drejteperdrejte ne televizion sulmoje gjykatesin Falkone dhe gazetarin Mauricio Kostanco se gjoja kishin nje plan kunder Partise Demokristiane. Kufarizmi eshte nje rryme e cila bazohet tek interesi i ndersjellte midis partise dhe grupeve okulte. Kufaro shfaqej ne publik si njeri babaxhan, si shpetimtar i elektoratit dhe zgjidhesi i halleve me shkop magjik. Pseudonimi i tij ishte “Toto Kiss -Kiss”, ngase ai pelqente te puthte cdo njeri qe takonte per tu treguar sa me “popullor” me elektoratin. Ishte nje politikan qe sipas gazetarve mbante mend emrat e 1 milion votuesve, madje emrat e femijeve te tyre, grave te tyre, adresat e shtepive te tyre, hallet familjare te tyre. “Kufarizmi” ishte nje sistem qeverises qe bazohej ne akumulimin dhe administrimin e te mirave publike, pastaj rishperndarjen e tyre duke i shnderruar qytetaret ne argat te partive te korruptuara politike. “Kufarizmi” eshte nje rryme ku mafia bene politiken. Fundi i Toto Kufaro qe i shpejte dhe i rende. Ai u shkarkua nga posti i Presidentit te Sicilise dhe i kaloje gjyqit me akuzen e bashkepunimit ne Asosacione Mafioze.Ne fund gjyqi vendosi denimin me burg dhe perjashtimin perjete nga e drejta per tu zgjedhur ne poste publike. A ju kujton modeli i “Kufarizmit Politik” modelin e operimit te elites politike keto 26 vjet ne Shqiperi? Nje elite politike e cila teresishte eshte e lidhur pas interesit te saj personal, e cila perdor pushtetin politik per rindarjen e resurseve kombetare, ndarjen dhe rindarjen e posteve publike, ndarjen dhe rindarjen e tenderave publik. Nje elit politike e cila ne cdo fushate elektorale shfaqet si e dashuruar me elektoratin e saj. Nje elit politik qe vetem premton dhe premton. Nje elit politike e cila fle ne nje “krevat” me krimin e organizuar.
“…Kundershtaret politik po me quajne njeriun e mafias dhe se une kame bere fushaten elektorale ne territorin dhe me ndihmen e mafias. Miqte e mi po cili eshte kuptimi i vertet i fjales mafia?
Per mua Mafia, por edhe per ju eshte elegance, krenari, kaloresi, nder, superioritet, persosmeri. Nese mafia eshte kjo dhe jo nje shoqeri delinkuente. E pra miqte e mi une do ju them se jame mafioz e do te jem krenar qe te shpije ne parlamentin e Italise se bashkuar dhe te lire frymen e mafias nga ky ishull i lavdishem…..”
Keto jane fjalet mbyllese te deputetit para popullit pas fitores se votimit ne parlamentin e pare Italian te iniciuar nga Mafia pas pavarsise ne 1860, jane fjalet permbyllese te vepres letrare “I Mafiosi” te shkrimtarit Leonardo Sciascia. Jane britmat uleritese te Sciascias ne vitet ’60 te cilat vertiten e sot ne Sicili, Itali dhe ne gjithe rajonin. Jane 160 vjete lufte e paperfunduar midis te keqes dhe te mires, midis shtetit dhe antishtetit. Jane 160 vjete betej e pergjakshme e cila vazhdon ende sot e kesaj dite. Shqipetar jeni vigjilent mos e lini te keqen te hedhe rrenje, pastaj do jete shume vone qe ajo te shkulet. Britmat e Sciascia-s kane arritur pertej Adriatikut. A i degjoni? Une dhe shume te tjere po…..