PO JU NUMERONI AKSIONET E “KANANIT”? (Editorial) – B. DERVISHI

Jo kujtohet ndoshta filmi i Kinostudios Shqiperia e Re, “Shtigje Lufte” i cili i kushtohet Heroit te Popullit Kajo Karafili. Nje sekuenc e tij me ka ngelur ne mendje, kur oficeri i sapoardhur nga Roma interesohet ne zyre per te shkuaren e Kananit. Varesi menjeher i vendos perpara disa dokumente dhe nepermjet nje monitori fillon ti flas per veprimtarin e tij. Por nuk vonoje shume dhe eprori i merzitur dhe i pakenaqur. I bertet:

– Mjafte me. Po ju cfare beni, apo numeronin aksionet e Kananit?

Kemi disa dite qe gazetaret kane pushtuar studiot duke folur per banda dhe bandite, duke folur per legjenda dhe histori urbane qe me “trimeri” dhe “vetmohim” te pashembullt u ngjiten ne krye te krimit shqiptar, duke na treguar bemat e atyre qe sot mbajne nje kryq mbi koke. Se cfare i duhen keto histori shqiptareve vetem keta e dine? Por sic duket shikueshmeria ne ekranet e TV, dhe rrjete sociale ne internetit (Duke mare klikime te shumta qe jane para ne xhepat e tyre) ka qene e larte dhe kjo perkthehet ne te ardhura per gazetaret e kronikes se zeze (etja e shqiptarve per te degjuar historira me te forte eshte e madhe). Kemi para qe keta gazetar jane te vjeter ne profesion, por po shohim edhe fytyra te reja te cilet po shtohen me shpejtesi, ka raste qe nje gazetar brenda nje dite bredh ne tre a kater studio duke folur per historira te fortesh me bam – bume, me te forte, qe terrorizonin lagje, zona dhe qytete, por qe disa prej tyre nuk jetojne me. Ka te tjere qe na flasin per aksionet e (Kananit), per te forte qe nga vjedhja e nje mender pulishti, u kthyen ne tmerrin e zonave dhe qyteteve kryesore. Se cfare na duhen keto lloj historirash une nuk e kuptoj, aq me keq keto shfaqen ne kohe te darkes dhe ndiqen nga mijera te rinje.

Ne vend qe keta zotrinje te na flasin per te tanishmen, per te fortet qe kontrollojne politiken, elektoratin, per te fortet qe kontrollojne gjyqesorin, per te fortet qe kontrollojne resurset kombetare, per te fortet qe kontrollojne edhe jetet tona. Per te fortet qe fitojne gjithmon punet publike me forcen e armeve dhe parase, per te fortet qe fitojne koncensionet, autorizimet dhe licensat publike. Per keta na flisni dhe jo per aksionet e vitit 1942, me falni 1992….