PESHTANI, FSHATI I PRINCERVE TE MYZEQESE – Nga: Besim Dervishi

Peshtani

Disa here jam matur te shkruaj per fshatin tim te lindjes, dhe perseri disa here kam hequr dore. Jo se “trembesha”, por dicka brenda meje me thoshte se, nese do e besh kete gje edhe ti do t’iu bashkohesh armates se madhe te atyre qe kohet e fundit po shkruajne me te madhe per fshatin e tyre, mehallen e tyre, “trimerit” e gjyshit te tyre, duke evidentuar prova dhe fakte te qene dhe te paqene per te nxjer ne pahe se fshati i tyre ishte qendra e botes, dhe se aty ka lidhur gomarin Nastradini. Nga ana tjeter nje ze me thoshte se duhet te shkruash ato qe ke mbledhur, qe brezat ta mesojne historine e tyre, sepse pa mesuar te shkuaren nuk mundet te punojme drejt per te tashmen dhe ate qe do te vije. Ndaj po vendos qe t’i hedhe ne kete faqe shkurtimishte ato qe di, qe kam lexuar apo mesuar nga te tjeret, per fshatin Peshtan te Beratit. Me falni per ndonje gabim drejtshkrimor, por kohen e kam shume te kufizuar.

HYRJE
Peshtani shtrihet ne veri- perendim te malit te Tomorit dhe kufizohet nga veriu me fshatin Karkanjoz, ne jug-lindje me fshatin Drenove, ne jug- pPerendim me fshatin Fushe- Peshtan dhe ne perendim me fshatin Rabiak. Fshati eshte i vendosur ne nje pllaje me nje lartesi 300 metra mbi nivelin e detit. Ai qendron ne mes te dy lumenjve te vegjel njeri prej te cileve quhet Lumi apo Perroi i ” Tomorrit” apo i “Karkanjozit”. Kurse tjetri i cili rrjedh nga veriu quhet Lumi i Lybeshes. Fshati përbëhet nga tre lagje ; Lagja e Kocovecit ne jug- perendim te fshatit, Lagja e “Cesmes se Re” ne jug te fshatin dhe Lagja e Bregut ne veri te fshatit. Ndersa ne veri- perendim te Peshtanit, ne kufi me lumin e Karkanjozit ndodhet dhe nje mini lagje e cilat quhet Lagja e Vazishtes.

Per kuptimin e emrit “Peshtan” ka disa mendime.
Mendimi i pare eshte se ky emer vjen nga sllavishtja, emertim qe e ka mare pas dyndjeve sllave dhe pushtimeve te tokave te arberit. Peshtan sipas disa studiuesve do te thote, vend ne pllaje, vend ne brinje. Por ne doreshkrimin e Gjon Muzakes te zbuluar nga Hopf, midis te tjerave ai iu thote bijeve te tij se; ne “Opar” kane ne pronesi edhe nje fshat me emrin “Peshtan”, pastaj ne kllap vendos emrin e dyte te tij, apo kuptimin, “Festazzi” (per me teper shih “Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi. Per Giovanni Musachi, despoto d’Epiro. Published in: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues publiées avec notes et tables généalogiques, ed. Charles Hopf, Berlin, 1873, p. 270 340.).

Edhe pse ne kete shkrim i referohet fshatit Peshtan ne Opar i cili ndodhet nga ana tjeter (lindje) te Tomorit. Perseri emri “Festazzi” hedhe disi drite mbi domethenien e ketij emertimi. Festazzi (Fest e zeze), banoret e vjeter te ketyre zonave mbajne ne koke nje kapele (qylaf te zi pellushi) dhe ndoshta per kete e ka mare emrin edhe fshati. Ose ndoshta banoret e tij kishin si tipar dallues flokun shume te zi dhe mundet qe ky tipar te kete qene shkake per kete emertim. Por keto jane disa mendime te mijat dhe ndoshta studiuesit do te shprehen ne te ardhmen me qarte.

Kultet pagane, kristiane dhe bektashi ne Peshtan!

Peshtani ka qene i besimit bektashi. Ndersa para tij ishte i besimit kristian – ortodoks ashtu si gjithe zona, feja sipas dokumenteve eshte nderruar ne vitin 1700, ku egzistojn dokumente te kadiut{gjyqtarit} te Beratit,

KETO RREGJISTRA I KA BOTUAR REVISTA “URA” ME NUMER 2. PIKERISHTE NE FAQEN NUMER 68 TE RREGJISTRIT TE “Sher-ies së Beratit” BOTUAR NGA OSMAN MYDERRIZI GJEJME KETE TE DHENE:

Revista “URA”, me numer. 2 (Regjistri Nr. 1)

“Prej katundit Peshtan Sava e bija Mehmetit u kthye muslimane dhe mori emrin Hanko. Ramazane 1115”.

VITI 1115 SIPAS KALENDARIT HENORE OSMAN KONVENON ME VITIN 1715 DHE SIPAS TE GJITHA GJASAVE KY VITE ESHTE VITI KUR ESHTE NDERRUAR FEJA NE PESHTAN.

… Ne Peshtan ka patur edhe xhami e cila ka qene ne lagjen e siperme atje ku sot ndodhet shtepia e zotit H. Allajbeu. Nuk dihet kur eshte ndertuar, por ka qene shume e bukur me piktura dhe afreske, rreth e qarke kesaj xhamie kan qene dhe varrezat e fshatit, zakonisht banoret e fshatit kryenin rite fetare diteve te premte. Nga bisedat me me te moshuarit mesohet se ne kete xhami nuk ka sherbyer anje hoxhe. Ngjitur me xhamin ka qene edhe nje kthine e cila quhej “Mejtepi”. Dikur kjo kthin ka sherbyer si shkolle, per te mesuar nxenesit. Perfundimisht xhamia u shkaterrua ne 1967 me nje urdher nga larte. Minarja e saj u terhoq me traktorin e kooperatives rrugeve te fshatit, muret u shkaterruan,u shkaterruan edhe pikturat dhe afresket fetare brenda tyre. Mendohej se xhamia ngrihej mbi muret e nje kishe kristiane. Vetem Mejtepi nuk u shkaterrua por mbijetoi deri ne fillim te vitit 1980 dhe sherbeu si dyqan ushqimoro- industrial per kooperativen. Bashke me xhamise u shkaterruan edhe varret e fshatit te cilat ishin nje histori me vehte.

Tek vendi i quajtur Lisi i Kokes ndodhej nje Mekam, nje vendi i shenjte i ritit bektashi, ngjitur me kete ndodhej nje lis shume i madhe, ketu banoret vinin dhe luteshin te zoti, ndisnin edhe qirinje. Por edhe ky mekam u shkaterrua dhe lisi u pre ne vitin 1967. Pozicioni i Mekamit dhe lisit te shenjte qe ishte afer tij na bene te hedhim idene se ky vend duhet te kete qene nje vend i shenjte i ritit pagane ( ndoshta ka lidhje me kultet e strelashta te Dodones, kultet iliro- pellazge, ne kohen e te cileve adhurohej druri i lisit). Tek ky lise banoret ndiznin qirinje, hidhnin leke, thernin kurbane, linin rroba te semuresh per shendet. Emrin Lisi i Kokes e ka mare per dy arsye. E para ndodhet ne krye te fshatit, pra ne ballin e tij, ne majen me te larte dhe e dyta besohej se nese kepusje qofte dhe nje flet nga ky lise do te kishe dhimbje koke, ndaj ai ishte i shenjte.

Cdo fshat ne zonen tone ka pasur teqen ku kryente ritet. Peshtanaket kishte dy teqe ku shkonin dhe luteshin.
1)TEQEJA E THEREPELIT.Ne kete Teqe sherbente Baba Ali Therepeli.

1)TEQEJA E KUCIT, ne kete teqe sherbente Baba Tahir Kuci.
Te dyja teqete kishin pronat e tyre ne tokat e Vazishtes.Disa peshtanak mernin pjese ne keshillat e te dyja teqeve si muhyp(keshilltar te teqese). Myhypet sherbenin per te zgjidhur konflikte dhe ceshtje te tjera te mbarevajtjes se punes se Teqese.

Ne Peshtan ekziston edhe nje vend i cuditeshem te cilin e permendin disa studiues si P. Ikonomi, E. Vlora, ne te cilin gjenden rrenoja guresh.Ky eshte vendi i quajtur “VOKOF” emri i te cilit ka qene “VAKEF”. Sipas Fjalorit te Gjuhes Shqipe ky toponim ka kete kuptim VAKËF.1. Pasuri e patundshme, që ishte pronë e një xhamie, e një kishe, e një teqeje a e një manastiri. 2. Vend i shenjtë, sipas përfytyrimeve mistike fetare. Afer tij ndodhet vendi i quajtur “Korija e Lisave” qe sipas Ikonomit dikur ishte vend i shenjte dhe askush nuk mund te priste nga keta lisa. Perseri tek theniet e perikli Ikonomit del ne pahe adhurimi i kultit te lisit, simbolit te Dodones dhe te pellazgo-iliro-shqiptareve.

PAK HISTORI!


Fshati nga vijne princerit e Myzeqese!

Fshati eshte shume i lashte. Kete e deshmojne gjetjet e shumta si Varri Monumental qe ndodhet ne vendin e quajtur “Lisim Breg”. Varri ndodhet nen toke dhe ka dy dhoma te veshura me qeramik. Nje tjeter vend eshte kalaja e fshatit qe ndodhet ne Gradishte nje vend qe bashke me vendin e quajtur Fushe-Peshtan kane qene tokat e ketij fshati para viteve 1900, vite kur u vra “Allajbeu” i Peshtanit ne Stamboll dhe pronat e tij u pushtuan nga bejleret e Kapinoves si dhe pas viteve 40 nga te ardhurit nga fshatrat e tjere. Muret e kalase kane qene te larta aq sa ne guret e saj banoret kujtojne se kane qene te gdhendura figura te dryshme si shqiponja dhe te tjera. Por keta gure u shfrytezuan per ndertim nga banoret e vendosur ne Fushe Peshtan. Megjithate le te shohim se cfare thone Babe Dud Karbunara dhe Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tyre:

..Pata degjuar se siper fshatit PESHTAN gjenden mbeturinat e nje qyteti te lashte. Kete te dhene e pata nga DUDE KARBUNARA ne Berat, njeri qe mbahej si autoritet ne kete fushe. Ndaj dhe vendosem qe te vizitojme kete vendbanim te vjeter.Kaleruam drejt juglindjes neper nje shteg te ngushte qe cante mes murrizave dhe dushqeve te nje kodre, ne kembet e se ciles shtrihej fshati Karkanjos dhe qe ndane perroin e ketij fshati me ate te Dobronoves. Ne bregun e djathte te ketij te fundit, mbi nje shpate rreth 80-100 m. lartesi gjendet PESHTANI. Perballe fshatit zgjatet perseri nje varge kodrash prapa te cilave eshte Kapinova, tashme e njohur prej nesh. Per nje ore ishim ne PESHTAN. Fillimisht nuk me moren vesh se c’kerkoja, pastaj na cuan ne nje fushe plote shkurre permbi fshat, qe sikurse shume rrenoja te tjera te vjetera ne Shqiperi, quhej QYTET dhe mbahej nga populli si vende ku mblidhen xhindet. Por ndryshe nga sa me ishte thene, rrenojat ishin shume me te pakta. Pjesa me e rendesishme ishte nje qoshe MURI CIKLOPIK ME BLLOQE GURI TE PAPUNUARA 0,60 me 1m. Germimet po te ishin bere me siguri do te kishin pasur sukses, sepse gjithandej neper bare dukeshin kokat e gureve. Tani mjerishte popullsia perreth e perdore rrenojen si karjere guri per ndertim. Persa i perket te kaluares se ketyre rrenojave mund te them vetem se NE NJE DORSHKRIM QE VJEN NGA NJE KISHE E “BALSHAJVE” QE U DUK ME VONE NE “KALAN E BERATIT” E QE SE FUNDI U DHURUA NGA METROPOLITI “ANTHIMOS” BIBLOTEKES KOMBETARE NE ATHINE, PRINCERIT E MYZEQESE, PERKRAH EMRIT MBANIN MBIEMRIN “PESHTANI” PIKERISHTE NGAQE RRITHNIN PREJ KETEJ.Pas ketij ekskursioni arkeologjik udha vazhdoi perpjet e tatpjete kodrave drejt fushes dhe Beratit. Pas pak lam menjan fshatin Vodic dhe per dy ore arritem te mulliri i Qehajait…………!(11 TETORE 1906,,,,,)

Shih Libri “Nga Berati ne Tomorre dhe kthime”, Autori “Eqerem Bej Vlora” faqa 170-171, botuar ne Sarajev, Bosnje-Hercegovin me 1911 ne gjermanishte, perkthyer dhe ribotuar shtypshkronja “Koci” ne Tirane me 2001.


Nga te dhenat e mesiperme mendohet se ky dokument eshte grabitur nga metropoliti Ansimo Aleksudhi i cili ka sherbyer ne Berat rreth viteve 1850. Ndoshta dokumenti eshte ne Athine.

 10150456_456648607799457_88534889661819208_n

(Libri “Nga Berati ne Tomorre dhe kthime”, Autori “Eqerem Bej Vlora” faqa 170-171, botuar ne Sarajev, Bosnje-Hercegovin me 1911 ne gjermanishte, perkthyer dhe ribotuar shtypshkronja “Koci” ne Tirane me 2001. 10 tetore 1906)

Fshati Peshtan gjate L2B ka dy deshmore. Kadri Asllani dhe Dane Hodo. Ja disa te dhene per ata nga kujtimet e zotit Fadil Allajbeu shkruar ne rrjetin social “Facebook”:

2) DANE HODO ishte korrier partizan. Ai u kap me trakte nga pushtuesit italiane ne vendin e quajtur “Cezma e Thate” ne te hyre te qytetit te Beratit. Pastaj u mbajte ne ambientet e Kuestures Fashiste ne Berat e cila ka qene ne vendin e quajtur “Pazari i misrit”. Pas disa diteve observimesh, u la i lire dhe u ekzekutua nga dritarja e Kuestures Fashiste Tek “Pazari i misrit” ku ndodhet edhe lapidari.

1) KADRI ASLLANI ishte 16 vjecar kur la dhente ne Kulira dhe u bashkua BRIGADES SE 7 SULMUESE e cila u formua ne Vlush te Skraparit me 13 Mars 1943 me Komandant Kadri Hoxhen dhe Komisar Gjin Markun….Kadriu u vra ne tokat tona ne Kosove,,, Eshtrat e tije erdhen ne Tirane nga Kosova ne vitin 1980 dhe jane ne Varrezat e Deshmoreve ne Sauk, Tirane. Per nder te tije shkolla 9 Vjecare e Peshtanit mban emrin e deshmorit KADRI ASLLANI.

Duhet theksuar se emrin e deshmorit Kadri Asllani e ka mbajtur shkolla e fshatit por pas rikonstruksionit te saj, ne fillim te viteve 2000, emri cuditerishte u zhduk nga nje dore e “kujdeseshme”. Ndaj kjo te sherbej nje apel per pushtetaret qe te rikthejne emrin e deshmorit.

Disa nga emrat e banoreve te fshatit deri ne vitin 1945.

FAMILJET NE FSHATIN PESHTAN KISHIN KETA KRYE-FAMILJARE:

1. Jashar Sadiku 2.Asllan Selmani 3.Xhafer Myslimi, Kico Papa 5.Elham Aredini 6.Jemin Ajderi 7.Jashar Mahmuti 8.Muco Xheviti 9.Çaush Demiri 10.Xhelo Avdyli 11.Njazi Aliti 12.Izet Skenderi 13.Refat Bejtulla 14.Nasibi Selami 15. Muharrem Selmanim16.Qemal Shasho 17.Rasim Asani 18.Baba Tahir Kuci 19.Halit Shyqiri 20.Shaban Barjami 21.Avdyl Shefiti 22.Adem Rushiti 23.Baba Ali Therepeli 24.Dylmish Sali 25.Gani Elmazi 26.Xhemal Sulemani 27. Mersin Sali 28. Lime Asani 29.Kamber Bilali 30. Mustafa Shabani 31.Islam Mersini 32 Mustafa Dule 33 Mimin Rushiti 34. Sherif Asani 35 Dane Hodo 36 Taip Kamberi 37. Aqif Ramadani 38 Nuredin Hysenaj 39 Alit Shyqiri 40.Neki Shabani 41.Axhi Ismaili 42.Kajmak Amiti…..
( Per mbiemrat jane perdorur emrat e baballareve te tyre- dokumenti eshte mare nga Arkivi i Shtetit Shqipetar )

Arsimi!

Ne zone Shkolla e pare eshte hapur ne fshatin Malshove( do te flasim pak me poshte per historine e krijimit te ketij fshat-qyteti) nga rilindasi Jani Vruho ne vitin 1884. Shkolla ishte greqishte per shkake se osmanet nuk e lejonin perhapjen e gjuhes shqipe, por Vruho iu mesonte femijeve fshehurazi shqip. Pas ikjes se Jani Vruhos ne Egjipt, vend ne te cilin hapi nje resorant dhe dy gazta te cilat propogandonin shqiptarizmen. Shkolla u mbyll per tu rihapur me vone pas viteve 1900 nga Spiro Papaj dhe Kaliopi Papaj.

1235453_373552049442447_1802579157_n
(Vitet 70)

Ngritja si nivle kulturor i fshatit ton pothuajse ka qene ne nje rrafsh. Analfabetizmi ishe shum i madh per kete arsye qeveria e asaj kohe dergoje grupe mesuesish te cilet benin kurse kunder analfabetizmit neper shtepit e banoreve. Nuk kishte dallime moshe dhe gjinie, madje edhe me te vjetrit mesuan te shkruanin e te lexonin. Rreth viti 1947-1948 ne Peshtan u ndertua fillimish shkolla fillore e cila ishte mbi shkollen aktuale. Arsimi fillore u be detyrueshem. Pas mbarimit te shkolles fillore , nxensite e fshatit shkonin ne Vertop per te vazhduar arsimin 7 vjecare. Sepse atje ishte ngritur Shkolla 7 Vjecare “Jani Vruho”. Ne Vertop ishte edhe qendra e Lokalitetit. Ndertimi i Shkolles 8 Vjecare Kadri Asllani u be rreth viteve 1959-1960, e cila u ngrit me aksion nga kooperativistet dhe bashkefshataret. Kjo shkolle pervec nxenesve te fshatit frekuentohesh edhe nga nxenesit e fshatit Drenove dhe te lagjes Belice. Si Drejtor i pare i kesaj shkolle mbahe mende nga bashkefshatare MIHALLAQ KOTE nga Berati, Kurse nga vitet 1980 ka qene MILTIADH KUSTA po nga Berati. Nga Berati shkollen e kan frekuetuar shume mesues disa prej te cileve BARDHYL QATO, LUMTURI ABAZI, ADEM SALILLARI, ARTA …… mesues TAHIRI …. (nga Ebasani ) e shume te tjere.Ne vitet 60-70 u hap shkolla gati ne cdo fshate, gjithashtu u hapen shkolla te Mesme Bujqesore ne Fushe Peshtan, Karkanjoz dhe ne Mbrakull. Disa nga mesueset fshatit tone jane NUREDIN HYSENJ ALLAJBEU (mesuesi i pare nga fshati), BUJAR ALLAJBEU, NOVRUZ ALLAJBEU, XHAFERR DERVISHI, FIQO ALLAJBEU,,,, etj,

10247364_465147523616232_4793686714381474627_n (1)
(NXENESIT E SHKOLLES ” KADRI ASLLANI” DALE NE VITIN 1960, NE FSHATIN PESHTAN BERAT… NE KETE FOTO SPIKASIN DY MESUESIT E KESAJ SHKOLLE BARDHYL QATO DHE TAHIR….(nga Elbasani)… DISA NGA NXENESIT NE FOTO JANE PERPARIM DERVISHI, NOVRUZ ALLAJBEU, ERVEHE DERVISHI, BASHKIM ASLLANI…. E TE TJERE (foto historike)

ALLAJBEU I PESHTANIT, STREHOI ARMIQTE E ALI PASHE TEPELENES.

Per shume banore te zones, eshte enigmatike ngritja e fshatit Malshove. Them fshatit por ne fakt ai ishte nje qytet i vertet atje rreze Tomorit. Ishte nje qytet i ngritur nga ish-banoret e Hormoves, armiqte e betuar te Ali Pashes, te cilet munden qe te shpetonin duke u larguar ne drejtim te Beratit. Erdhen ne Berat per te kerkuar mbrojtjen e pashait te Beratit, krushkut te Aliut (Aliu i kishte mare te dy vajzat per djemte Myftarin dhe Veliun), Ibrahim Pashes. Pashai i siguroi mbrojtje ne fillim por pastaj i braktisi. Nje pjese e tyre u vendosen ne fshatin Vokopole afer Ures Vajgurore, kurse te tjeret ngelen ne mocalet e Uznoves. Te braktisur nga pashai i Beratit, te zhgenjyer, te lodhur, dhe drobitur nga rruga, semundjet dhe lufta, i gjeti Allajbeu i Peshtanit. Allajbeu vendosi qe t’iu shiste nje pjese te “Timarit” te tij qe shtrihej nga Peshtani ne Hoxhaj, Drenove, Vertop, Fushe Peshtan dhe afer Kapinoves. Toka qe ai vendosi t’iu jepte ndodhej mbi lagjen Belice ne Malshove, nje pllaje te tere. Kufiri ndares ishte Lumi i Drenoves. Askush nuk i strehonte keta fatkeqe ne ate kohe sepse i druheshin ndonje raprezalje dhe ekspedite ndeshkimore nga Aliu. Me tu vendosur ne Malshove, brenda pak vitesh ata ja ndryshuan faqen vendit. Ndertuan kater kisha, ndertuan rruge te gjera me kalldrem, ndertuan shtepit me te bukura. Por miqesia me Allajbeun nuk zgjati shume. Konflikti filloi per nje cope toke afer lumit te Drenoves ku ndodheshin disa ullinje. Puna shkoi deri aty sa palet kercenonin njera-tjetren, nuk dihet per te vrare por Allajbeu mbante nje roje, ishte nje “Arap”. Malshovitet gjeten rrugen dhe e takuan rojen e tij duke e paguar me shume florinje i kjerkuan qe te ekzekutonte Allajbeun. Roja i mori florinjte por ne nje cast dobesie i tregoi Allajbeut se si kishte vepruar, ndersa ky ne gjaknxehtesi e siper i preu koken duke e hedhur ne nje puse. Nuk kaluan shume dhe palet e gjeten gjuhen e perbashket. Ndersa Malshovitet ndertonin, benin tregti. Allajbeu i Peshtanit shkoje ne shkolle ne Stamboll per oficer. Me te mbaruar shkollen mori graden “Allajbe” qe do te thote Kolonel. Sulltani donte ta dergonte per te shtypur nje kryengritje ne Ballkan por ai refuzoi, atehere ai dha urdher qe te turturohej duke e futur ne nje dhome ku ishin dy koshere me blete. Helmi i bleteve nuk e vrau dote, ai mundi te dal i gjalle nga qelia duke shkuar tek nje doktor por dhe aty dora e qeverise ishte e gjate. Doktori e helmoi. Keshtu vdiq Allajbeu i Peshtanit, personi qe guxoi te strehonte armiqte e Ali Pash Tepelenes, si dhe te kundershtonte urdherat e Sulltanit per te shtypur kryengritjen e popujve te tjere qe luftonin per liri. Per ndere te tij sot kete mbiemer e mbane nje pjese e fshatit. Pas vdekjes se tij ne Stamboll prona e tij “Timari” u coptua midis bejlereve te Kapinoves. Te cilet zbriten ne Fushe Peshtan dhe Gradishte (Mare nga kujtimet e gjyshit tim te ndjere Rasim Dervishi)

988266_370498979747754_102841155_n

Fshati kishte kater cesma dhe 5-6 puse uji. Tre Cesma jane ngritur nga nje grua plak qe eshte kthyer nga Turqia. Edhe sot njera prej tyre mbane emrin “Cesma e Zonjes”. Ndersa nje cesem qe i ka dhe edhe emrin lagjes Cesma e Re eshte ndertuar nga nje banore me emrin Mustafa. Ne te ndodhet nje shkrim me germa arabe ku shkruhet emri i ndertuesit te saj. Kjo Cesem ashtu si dhe varri monumental pas viteve 2000 jane shnderruar ne qendra kerkime per te semuret e “etheve te arit” te cilet gjate kerkimeve klandestine gati e kane shkaterruar.

1175365_365433963587589_1254214243_n

1011788_458155690982082_6877047651346283475_n

NE KOHEN E MBRETERISE (1928-1939)

PESHTANI prej vitit 1925 dhe deri me 7 Prille 1939 ka qene qendra me e madhe administrative e zones. Ne PESHTAN ka qene vendosur administrata e Komunes, kjo njesi administrative njihej me emrin KOMUNA E PESHTANIT. Zona qe perfshinte kjo njesi administrative ka qene nga vendi i quajtur “URA E SIRAKES” mbi Bogove deri ne fshatin ROSHNIK, pra sa tre komuna te mara sot se bashku. Godina e Komunes ka qene ne fillim tek shtepit e z. Aberi Allajbeu ,,,(Haki Sabri Allajbeu) per disa vite dhe me vone te shtepit e z. Medin Allajbeu. Ne varesi te Komunes ishte dhe xhandarmaria e cila kishte funksionin e policis se sotme.

Pas Clirimit te Shqiperise ne 1944 dhe vendosjes se monizmit. Kryetar i pare i Keshillit ishte Rexhep Bode nga lagja Kocovec. Varferia ishte e madhe dhe mungonin kushtet me minimale te jeteses. Ngritja si nivle kulturor i fshatit ton pothuajse ka qene ne nje rrafsh. Analfabetizmi ishe shum i madh per kete arsye qeveria e asaj kohe dergoje grupe mesuesish te cilet benin kurse kunder analfabetizmit neper shtepit e banoreve. Nuk kishte dallime moshe dhe gjinie, madje edhe me te vjetrit mesuan te shkruanin e te lexonin. Rreth viti 1947-1948 ne Peshtan u ndertua fillimish shkolla fillore e cila ishte mbi shkollen aktuale. Arsimi fillore u be detyrueshem. Pas mbarimit te shkolles fillore , nxensite e fshatit shkonin ne Vertop per te vazhduar arsimin 7 vjecare. Sepse atje ishte ngritur Shkolla 7 Vjecare “Jani Vruho”. Ne Vertop ishte edhe qendra e Lokalitetit. Ndertimi i Shkolles 8 Vjecare Kadri Asllani u be rreth viteve 1959-1960. Kjo shkolle pervec nxenesve te fshatit frekuentohesh edhe nga nxenesit e fshatit Drenove dhe te lagjes Belice. Si Drejtor I pare I kesaj shkolle mbahe mende nga bashkefshatare Mihallaq Kote nga Berati, Kurse nga vitet 1980 ka qene Miltiadh Kusta po nga Berati.

Fshati u be kooperativ ne vitin 1957. Kryetar i pare i kooperatives ishte bashkefshatari Hysen Allajbeu. Fillimisht kooperativa ishte e vogel ku perfshihej vetem fshatin Peshtan me vone u zgjerua duke perfshire Fushen e Peshtanit dhe Lybeshen. Qendra u be ne Fushe Peshtan. Gjat saj u ndertua qendra e fshatit. U ndertua si fillim materniteti, qendra shendetesore, shtepia e kultures me bibloteken, muzeu, menca e kooperatives, zyrat e keshillit, furra e bukes, dyqani i bukes, magazinat, dyqani industrial, depua e armatimit e tjera. Per komunikim u instalua edhe nje telefon tek depua e armatimit i cili sherbente per komunikimin e banoreve te fshatit dhe kryesis se kooperatives. Per kete qellim u shtri dhe linja e telefonit nga Fushe- Peshtani ne Peshtan. Si infermiere ishte Dituri Allajbeu, kishte dhe mjek, p.sh. ne vitet 1980 doktor ishte Fatmir Qama nga Mbrakulla. Te gjitha keto objekte u shkaterruan ne Maj- Qershore 1991 vit ne te cilin u prishe edhe kooperativa. Pas ngritjes se kooperatives u shtru si qellim dhe mekanizimi i bujqesis per kete arsye ne fshat erdhi dhe traktoi i pare me zinxhir i cili beri te mundur hapjen e rruges rurale duke e lidhur me rruge kryesore Berat- Skrapare (2.5km).

Ne vitin 1966 ndodhi dhe nje ngjarje e rendesishme per ate kohe,,, ne fshat erdhi uji per ujitje,,, Ne kete vite u hap kanali i ujit Tomorre- Peshtan i cili beri te mundur venien e gjithe tokave nen uji te fshatit. Mbahet mende per hapje e tije ka punuar gjithe fshati por edhe inxhinier nga Berati dhe shume teknik te mesem, si dhe dy teknik nga Bargullasi njeri me mbiemer Kondi. Gjatesa e kanali ishte 2-2,5km dhe intenerari ishte KAOVE- TOMORRE- BISHTARAK-PESHTAN. Per hapjen e tij u harxhua shume fuqi puntore , madje mijra kallepe dinamit, qindra dhe mijera ton cimento dhe materiale te tjera ndertimi, u zhvendosen me mijra meter kub dhe. Per fat te keq edhe ky kanal u shkaterruitin 1991.

Duhet theksuar se vitet 1980 gjendja ekonomike e fshatit u rendua shume, bile kaloj ne nivele ekstreme ashtu si ne gjithe Shqiperine. Dita e punes shkoje rreth 50 lek. Me kursin e atehereshem as nje dollar nuk binte. Kjo gjendje e rende ekonomike u shtri dhe tek mallrat ushqimor dhe te konsumit. Elektrifikimi i fshatit eshte bere ne vitin 1968. Uji i pishem ka ardhur ne fund te viteve 1980 nga Lybesha. Si kryetar i fundit i koperatives ishte Sami Ristani nga Kavaja i cili me von u zgjodhe dhe Kryetar i pare i Komunes se Vertopit.

10168042_459991694131815_2996478376747918198_n

Gjate viteve 1990- 2000 nuk u realizua asnje investim ne fshat, pas shkaterrimeve qe pesoj fshati yne, ashtu si gjithe Shqiperia ne periudhen 1991 1997 ku u shkaterruan zyra, stalla, ndertesa vreshta rrushi. Ne fillim te viteve 2000 u rindertua shkolla tetevjecare por ajo u projektua dhe u realizua me e vogel sec ishte dhe me klasa me te pakta. U ndertua dhe nje qender e vogel shendetesore. Ndersa dhe sot banoret e ketij fshati puntor, qe kane ngritur mbi pesedhjet shtepi dhe vila, kane mbjell 200 mije rrenje ullinj dhe vreshta, ankohen per nje rrugen katastrofike qe nuk e ndertoi as Zogu, as Hoxha, as Berisha, Nano, Rama dhe Meta. Ata ankohen se edhe cesmat e tyre per ujin e pijeshem shpeshe here thahen gjate veres. Deri kur do te vazhdoi maskarada mbi banoret e ketij fshati me histori te madhe dhe me njerez puntore.