OPERACIONI “TANGENTOPOLI” MISION I (PA)MUNDUR! – Nga BESIM DERVISHI

Ne Shqiperi nuk do te kete nje TANGENTOPOL te tipit italian. Pas skandalit te fundit te pergjimeve ku eksponent te pushtetit kontaktojne me te ashtequajtur te forte qe njihen per ndikimin e tyre mbi elektoratin, per pushtetin e tyre te frikes dhe parase, por edhe per kontrollin preciz te jetes se qytetarve ku ata kane shtrire pushtetin e tyre te forces ushtarake dhe financiare. Shume mendojne se ka ardhur koha per nje operacion te tipit Tangentopoli!

Ne vitin 1992 drejtesia Italiane nisi operacionin me te madh te organizuar ndonjehere ndaj kastes se korruptuar politike italiane, i cili u quajt “Me Duar te Pastra”. “Tangentopoli” ishte nje operacion kombetar i nisur nga Prokurori i Milanos Antonio Di Pietro. Di Pietro arrestoi fillimishte nje eksponent te PSI ne Milano te quajtur Mario Chieza. Chieza u denoncua nga nje biznesmen lokal i cili kishte disa vite duke paguar ryshfet politikaneve italiane. Por gjate marjes ne pyetje nga hetuesit,Chieza deklaroje se dhenia e ryshfetit ishte normale. Ai midis te tjerave pohoj se, ryshfetit dhe financimet e paligjshme bankare nepermjet trasanksioneve kriminale nga bizneset dhe banka te niveleve te ndryshme te lidhura me nentoken e zeze te botes se krimit, ishte ” nje takse” per te paguar partite politike te cilat ne kembim te kesaj i ofronin bizneseve favore gjate mandateve te tyre te pushtetit. Pra ky ishte ai qe shume kriminolog e quajne korrupsion politik i cili ndryshe nga korrupsioni administrative dhe ai gjyqesore ka nje shkalle rrezikshmeria me te larte.
Hetimet shume shpejte perfshin “dinosaur” te politikes italiane si Xhulio Andreotin, ish- Kryeminister nga Partia Demokristiane dhe Bettino Craxin, kryetar i Partise Socialiste Italiane. Per kete arsye Bettino Craxi, jep dorëheqjen nga Kryesekretar në Partinë Socialiste dhe arratiset në Tunizi. Qeveria Amato kërkon dorëheqjen e të gjithë ministrave te përfshirë në hetim, dhe merr numrin më të lartë të dorëheqjeve te pare ndonjëhere. Gjate ketij procesi kombetare u arrestuan mbi 500 politikan, qe nga rangjet me te ulta lokale deri ne rangjet me te larta politike, perfshi ish kryeministra, ministra, deputet, senatore, kryetar te partive politike italiane, kryetar te bashkive dhe te tjere. Por ky operacion pati dhe viktima ne radhe e shkelseve te ligjit.Viktima e parë e “Tangentopoli” ishte Renato Armorese, ish sekretar i PSI. Më 17 qershor në 1992 ai qëlloi veten në kokë, pak ditë pas marrjes në pyetje nga Antonio Di Pietro në lidhje me një ryshfet 400 milion-lirash. Më 2 shtator të të njëjtit vit, sekretari i PSI ne Lombardi, Sergio Moroni, i përfshirë në një çështje ryshfet në Milano, qëlloi veten në bodrumin e tij të shtëpisë. Më 20 korrik 1993, ish presidenti i ENI, Gabriele Cagliari, vrau veten në burg, duke mbytur veten me një qese plastike. Tre ditë më vonë, Raul Xhardini, president i Montedison, qëlloi veten me armë e tij, pasi u informuar për përfshirjen e tij në “Mani Pulite” nga avokati i tij. Operacioni “Tangentopoli” i iniciuar nga legjenda e drejtesise italiane gjyqtari Antonio di Pietro pati dhe nje rendesi te madhe politike. Ne perfundim te operacionit gati dy partite historike 40 vjecare italiane ishin shkaterruar perfundimishte . Shefat e tyre dhe kupola e partise(vete ish kryministri Andreoti deri sa vdiq i kaloje jeta neper gjyqe, here duke mare denime mbi 20 vjete dhe here duke u shpallur i pafajshem) ishte e gjitha ne burg me aktakuzat e ryshfetit, mitmarrjes, reketizmit, shantazhit, financimet e paligjshme te partise nepermjet transaksioneve dhe operacioneve te pista bankare dhe asosacioneve mafioze.
Shkaterrimi dhe vdekja bilogjike Partise Demokristiane dhe asaj Socialiste italiane u be e pashmangshme . Kjo krijoj kushte per daljen ne skene te forcave te reja politike italiane te cilat perfaqsoheshin nga individ te pakonsumuar politikishte. Kjo periudh njihet si fundi i Republikes se dyte italiane dhe fillimi i republikes se trete.

Ne Shqiperi!

Pika e ktheses ku u godit e drejta e votes dhe demokracia e brishte shqipetare, ishin zgjedhjet e 26 Majit 1996. Qe nga kjo dite u pa qarte se ne Shqiperi u instalua nje regjim qe nuk bazohej te vota e lire por tek forca ushtarake dhe forca financiare e partive politike. Ndonse disa vezhgues perendimore hodhen teorin se “As Roma nuk u Ndertua per nje Dite”. Perseri problemet vazhduan edhe ne zgjedhjet e tjera. Ne zgjedhjet e vitit 1997 partite politike shkuan deri atje qe te perdornin forcen e tyre ushtarake dhe krahun e armatosur ne perballjen elektorale. Me qindra persona humben jeten. Por ne votimet e viteve 2001, 2005, 2009, 2013 dhe 2017 perplasjet militare midis partive dhe grupeve politike erdhen duke u zvogeluar, ndonse raste sporadike kishte dhe ne keto zgjedhje. Ne keto zgjedhje u vu re se forcen militare (ushtarake) partite politike e zvendesuan me forcen financiare( shitblerjen e votes, trafikun e votes). Partite ne keto zgjedhje kantiduan edhe persona te ashtequajtur te forte ( kriminel, ish drejtora policie dhe dogane, ish prokuror dhe gjykates, ish biznesmen te dyshimt) te cilet njiheshin per ndikimin e tyre mbi elektoratin lokal. Lufta e partive kaloj nga perplasjet fizike ne perplasjet ne terren se kush krahe politike do te siguronte aleancat e nevojshme me keta persona. Arsimimi, ndershmeria, karakteri, drejtesia nuk pinin me uji. Per kapot e partive tani kishte rendesi se kush mblidhte me shume vota, pavarsisht se cili ishte ai dhe nga vinte, dhe si i mblidhte keto vota. Nje sistem i tille funksiononte ne menyre hierarkike nga qendra deri ne baze. Per fatin e keq sistemi vazhdon edhe sot te funksionoje, ku te fortet lokal lidhen me pushtetin qendror nepermjet asaj qe quhet politika administrative. Qendra nuk i kontakton direkt keta te forte. Ata mbledhin vota per forcen e tyre protektore duke mbajtur kontakte me pushtetin administrative. Ata emerojne drejtoret e rendesishem lokal, ata nepermjet politikes administrative marin tenderat publik si shperblim te mbledhjes se votave si dhe ju sigurohet mbrojtje nga agjencite lokale te zbatimit te ligjit kur ata kane probleme me to. Sistemi politik eshte ndertuar ne menyre te tille, ku partite fituese kontrollojne resurset kombetare duke i shperndare ato neper besniket e tyre.

Perse nuk shpresoj per nje operacion te tipit Tangentopol shqipetar?

Ne Shqiperi as ka ndonje figure brenda drejtesise te tipit Falkone, Borselino, Di Pietro, Di Mateo e te tjere te cilet do te kene kurajon te shkrijne partite e korruptuara aktuale. Duke i hapur rruge forcave te reja politike me ide perendimore.
Ne radhe te pare Italia ka nje tradit qindra vjecare juridike. Universiteti i Pare ne bote i Drejtesise eshte themeluar ne Ferrara te Italise. E dyta sistemi i drejtesise eshte i pavarur (politika eshte jashte puneve te drejtesisese, ajo nuk ndikon ne asnje emerim apo zgjedhje te gjyqesorit), si dhe Sicilia ne baze te Kushtetutes italiane ka AUTONOMI GJYQESORE. Keto dy gjera kane ndikuar ne ngritjen e nje “tradite” juridike. E treta te rinjte italian nuk kane qellime ekonomike dhe financiare kur studiojne per drejtesi, por me teper udhehiqen nga ndenja patriotike, kombetare dhe deshire per te luftuar te keqen. Qellimi i tyre nuk eshte fitime, ndryshe nga ne disa vende kur qellimi eshte per te bera para ne cdo menyre.

Por me kryesorja eshte se asnje force politike ne Shqiperi, nuk eshte e interesuar qe ti hiqen petet lakrorit. Dy apo tre partite e medhaja jane si “vellezerit Siamez”. Kur semuret njera, semuret dhe tjetra. Ato nuk bejne dote pa njera tjetren. Fundi i njeres do te ishte gjithashtu fundi i tjetres. Le te presim!