OKTAPODI- BESIM DERVISHI (Poezi)

Gjithmon ai enderronte te mposhte te “Keqin”.
Si heroi neper filma te sfidonte djallin dhe dreqin.
Oktapodin e Damianos, me muzike te Morikones.
Nga hiri te ringjallte madherishem, idealet e Falkones.

Oktapod me tentakula, te shtrira neper institucione
Veshtire te luftonte do ta kishin Borselino dhe Falkone.
Do t’i shanin dhe poshteronin, do t’i quanin partiake.
Ata qe pushtetin kishin marre permes dhunes dhe me gjake.

Monteskjeja me Volter, edhe ndarja e pushtetit.
Nuk kishin parashikuar mafian qe sundon brenda shtetit.
Nje teser partie vlen, me shume se grada shkencore.
Si ne shekullin e njezet, “armatosur” neper “llogore”.

Parti eshte shpresa, partia eshte edhe zhgenjimi.
Ne vende ku sundon pushteti , aleanca edhe krimi.
Ku vota mblidhet sipas parimit te parase dhe kulacit.
Por kur eshte nevoja edhe sipas hurit dhe kerrbacit.

Ideali nuk ekziston, ideal eshte vetem paraja.
Ideal eshte kolltuku ku ulen by…t e medhaja.
Ideal eshte nje shtepi e bukur dhe makina krejt e fundit.
Ideal eshte nje dashnore, ideal eshte asgjekundi.

Shpaten e perendeshes “Themis” e tund ” Avokat Terrasini”.
Si ne kohen e pushtimit nena nuk therret me “O djema ku jini”?
Djemte jane larguar, nenen e kane braktisur dhe lene shkrete.
Valle do te rivije perseri dita e bardhe “Nentor Njezet e Tete”?

Pushtues nga jashte nuk ka, por vendi eshte “pushtuar” ne kohe paqe.
Financat i drejton Tano Karidi, pak miell ka nder magje.
Si heroi ne film, disa vetequhen “Komisar Katani”
Pallati i pushtetit nga jashte zbardhellone, brenda nxine si katrani.

Kjo eshte toka jone, kjo eshte toka e shqiponjes.
Do vije dita e Naim Frasherit qe ti kendoj perseri “Zonjes”.
Do vij dita e Gjergj Elez Alise edhe Gjergj Kastriotit.
Do vij dita e drejtesise qe ti japin fund “kompllotit”.

SQARIM
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.