NUK VDESE ENDERRA – Nga: BESIM DERVISHI (Poezi)

Si dikur nga tragjedia ne balada, sot nga konflikti ne termet.
I vetmuar eci neper rruget e qytetit te lashte, qytetit te mbetur boshe dhe shkrete.
Si ne kohen e legjendes, si ne epoken e mesuesit te Pukes.
Shqiptari po ndane me vellain, rroben, ujin, po ndan kafshaten e bukes.

Eshte care toka deri ne zemer, nga trupi po i kullon gjak.
Vellait i ardhur nga Kosova, po lufton si mujoulqinak.
Po ngre shkembin si Herkuli, mbi trupin e vellait te tij.
Po shpeton foshnjen ne krahet e gjyshes, po zvogelon tragjedi.

Eshte lekundur Kalaja e Teutes, eshte krisur ajo e Prezes.
Po lufton zjarrefiksi i Tiranes, Po lufton arvanitasi i Prevezes.
Eshte ne kembe ende e forte, Kalaja e Krujes se Skenderbeut.
Ne maternitetin e Tiranes sapo lindi nje foshnje, lindi shpresa e atdheut.

Vdese nje enderr nen germadha, nje tjeter sapo ka lindur.
Djali tre dite nen rrenoja, kendon kenge pa u dridhur.,
Qane Bukuroshja e Durresit, atje ne mozaik.
Heroi i forcave RENEA, shpeton foshnjen ne rrezik.

Shqiperi moj nena jone gjysma jashte dhe gjysma brenda.
Dogjem pyje, shkateruam male, thyem plugje dhe permenda.
Thyem plugje, thyem ushta, ne gremin flakem mburoja.
Me te cilat mbroheshin stergjysherit ilire, kur ia u
kerkonte nevoja.

Pa degjoni o shqiptar, pa degjo ti o i ri.
Pa degjo ti o student, ti emigrant ne Itali.
Pa degjoni ju vellezer, ju motra qe tundni djepin.
Uleni nenen tone ne frone, kthejani nderin edhe sqeptrin.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.