NUK KA EPIKRIZA! – Besim Dervishi. (Poezi)

Tridhjet vjet ne shtratin e semundjes, ende nuk po gjendet ilaci per krizat.
Thame se shpetuam kur u hoqen nga Bashkimi Evropian vizat.
Oh, jo! Ishte viza qe dikush na hoqi pa pike dhimbje mbi emrin tone.
Diagnostikuar me doping, pas fitores kur u shpallem fitues – kampion.

I semure, tridhjet vjete, dhe mjeket nuk kane asnje epikrize.
Anije perplot me muskuj , radhet e gjata ne ambasda per shpetimtaren me emrin “Vize”.
Arratisur permes oshetimave vajtuese, neper kanionet e Osumit dhe te Drinit.
Jetojme ne shekullin e XXI, riperseritet historia e dhimbeshme e “Balades se Kurbinit”.

Djali qe babai me duart kallo nga parmenda, mjek ne universitet e shkolloi.
Me nxitim largohet nga vendi, sakrificat e tij papritur, cuditerishte harroi.
Dhe ndersa ai dergjet i semure ne shtratin me derrasa lisi.
Si ne proverbin e vjeter nuk leviz guri por leviz prej dheut plisi.

Levizen druret, varret edhe lisat me rrenje shume.
Burimet ka zene kucedra, eshte thare dhe “Apsusi-Lum”.
Ndahet nena prej djalit, shkeputet plisi prej dheut.
Ndahet i riu prej vajzes, Vojsava shkeputet prej Skenderbeut.

Ndahet vellai prej vellait, per shkake te emigracionit.
Dikush bertet se eshte fundi botes, dikush e quan “Epoka e Armagedonit”.
Ndahet vellai prej motres, ndahet Kostandini prej Doruntines.
Shperdhen ne prag si qelqe me vere, zemra e plagosur e Dhioqines.

Ndahet djali maturant, nga shoqa e bukur e klases.
Idealisti shtergon dhembet, del fuqishem prej turmes dhe prej mases.
Hedh syte permes kokave dhe me vendosmeri kerkon per shoke.
Do vij dita e bardhe kur do te mblidhen idealistat se bashku, tok?

SQARIM
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.