NGA EPIRI I HISTORISE TEK VORIO-EPIRI I POLITIKES. PAMJE TE NJE INTRIGE VRASESE – BESIM DERVISHI (Pjesa e Dyte)

 

 

 

 

 

 

Ne kete pjese te dyte te ketij shkrimi do te meremi me disa fakte historike dhe arkeologjike ne lidhje me te shtequajturen “Dodona” e Janines. Pasi ne pjesen e pare sqaruam pozicionin dhe veprimtarin politike, “arkeologjike” dhe agjenturore te Kostandin Karapanos, ne replik me shkrimin e dates 26 Gusht 2018 te botuar ne gazeten “Dita” prej zotit Moikom Zeqo me titull “ Dy shkrime në frëngjisht të Faik Konicës në 1897 mbi bektashizmin”. Ne te cilin zoti Zeqo i quante pretenduesit e teorise se Dodona Pellazgjike eshte ne Tomor me epitetet si: “mendje mykur”, “diletant”, “mendje ceket”, “rremujaxhinje”, “kopjues te citateve te te tjerve”, “nxjeresh konteksesh idiote”, “delirant”, “folkloriste” e te tjera.

Une duke u bazuar ne shume shkrime historike dhe dokumenta, botova disa kunderfakte ne lidhje mbi veprimtarine antishqiptrare te Kostandin Karapanos dhe djalit te tij Aleksander Karapano. Lojrat arkeologjike dhe agjenturore te tyre si dhe te “arkeologeve” aventurier, te viteve 1800.

Ne vitin 1929 profesori i arkeologjise franceze Henri Seyrig bleu tre pllaka me shkrime te gjetura ne rrenojat e Janines. Profesori pasi i kopjoj pllakat i dergoi ne Athine ku ato humben ne menyre misterioze. Kopjen e tyre disa vite me vone ai ja dorzoj nje eksperti i cili pasi i zbertheu kostatoje se ne to flitej per disa KERKESA drejtuar ZEUSIT. Ai kostatoje se keto pllaka nuk shkonin me shume se shekulli i V para krishtit. Ne pllaka permendej dhe nje qytet me emrin MEGARA qe sipas tij mundet te ishte nje qytet ne SICILI ( Shih “Three New Enquiries from Dodona”, H. Park, 1967, faqa 132-133).

 

Ne nje botim te vitit 1979 ne Prishtine me Titull “Iliret dhe Iliria tek Autoret Antike” pregatitur nga Hasan Ceka, Frank Prendi, Selia Islami dhe Skender Anamali, ne faqen 160 dhe 161 thuhet se:
“…DODONA E VJETER PELLAZGJIKE KISHTE AFER FUSHAT QE SIPAS HOMERIT QUHESHIN JO HELOPI POR SELLOPIA KU KISHTE SHUME KENETA DHE AFER ISHTE LUMI SELLEN. KETU RRININ SELLET KEMBEZBATHUR DHE GJURMEPERDHEAS. AI THOTE SE LARG “Eyfyres” ESHTE LUMI “Selenet” DHE SIPAS “Skepsit” NUK KA LUME TE TILLE AS NE THESPROTI DHE AS NE MOLLOSI. NE FRAGMENTIN VII, STRABONI THOTE SE ORAKULLI NE FILLIM KA QENE AFER “SCOTUSES”. QYTET I KRAHINES “PELLAZGIOTIS”. KJO KRAHIN NDODHEJ NE VERI TE THESALIS (Shenimi im jo ne Thesali po midis jug- perendimit te Maqedonis se sotme dhe Jug-Lindjes se Shqiperise). HISTORIANI EGJIPTIAN SUIDAS TREGON SE PREJ KRAHINES PELASGIOTIS PASI LISI U DOGJ PREJ DIKUJT ME POROSI TE APOLLONIT, AI U TRANSFERUA NE THESPROTI DHE BASHK ME ORAKULLIN ERDHEN DHE GRATE QE JANE PROFETESHAT E SOTME. KESHTU THOTE SE NGA KJO DHE ZEUSI U QUAJTE PREJ “KINEAS”, PELLAZGJIK…”

Por nje sqarim tjeter na e japin dhe autoret Altin Kocaqi(historian, i ndjere) dhe studiuesi Besim Dervishi, ne shkrimin e tyre me titull “Shqipetaret i Luteshin Hijes se Tomorit dhe Kishin Shqipen per Shenjen e Zotit”, botuar ne 20 Qeshor 2015 tek portali “Iliriatv.com. Ja si thote bashkautori Altin Kocaqi ne kete shkrim:

“…Të dhënat e antikitetit janë të dhëna dhe si rrjedhojë ato nuk përbëjnë shkencë, por janë të domosdoshme që ne të plotësojmë kuadrin e të gjitha njohurive. Ndaj ne po e fillojmë nga këto të dhëna, dhe pikërishtë nga Homeri, Iliada II, 748-750 me referencë a utorët Antikë në botimin e Akademisë së Shkencave. Këtu Homeri thotë se: ‘’Guneu nga Kyfi solli 22 anije E ndiqnin atë Enienët dhe Prrebejtë luftarakë ,të cilët banojnë në Dodonën Dimër Keqe. Homeri i shkruajti këto në shekullin e VIII p.e.s. Ndërsa qyteti që Straboni, Gjeografia 7, e quanë Kihyra është një qytet i ndërtuar nga Pirrua dhe gërmimet arkeologjike kanë treguar se atje në rastin me të mirë të dhënat arkeologjike shkojnë deri në shekullin e VI p.e.s. dhe me zor në shekullin e VII p.e.s. Tani lindë pyetja: Si ka mundësi, që Homeri ti këtë kënduar një qyteti që nuk kishte lindur akoma? Straboni, Gjeografia 7, tregon se aty ku rrjedhë Thiami, gjendet qyteti Kihyra, dhe Dodona e Kastricës që është në rrjedhën e Thiamit. A thua nuk do e dinte Straboni këtë? Malin e quan Pteleon dhe as i shkone ndërmend që Mali i shenjtë i Dodonës Pellazgjike i cili kishte marre emrin nga fatëdhënsit “Të Mirët” dhe si fise më të mëdha të zones, ai vendos festën e Apollonit te Aktiu. Të dhënat e Strabonit dhe të dhënat Arkeologjike e përjashtojnë mundësinë që Dodona Pellazgjike (dimër keqe) të jetë në Shqipërinë e Poshtme të pushtuar nga Grekët. Nga referencat që sjellin perkrahesit e teorise se Dodones afer malit Olicka vetëm një emër mundet të merret për seriozishtë dhe ai është emëri i Dhimitër Pilikës. Por libri i tij u gjysmua dhe u botua dy vjetë pas vdekjes së tij. Në faqen 153 ai fletë për Dodonën Pellazgjike në Tomorr, përballë Shpiragut ose Polianit (shumëbrinjëshi) të përmendur nga Straboni. Printimi i faqes 153 fshihet në vazhdim dhe kjo ja zbehë vlerat e besushmerisë botuesit, por jo autorit. Të tjerët janë amatore. Nga studimet e historianit Perikli Ikonomi dhe filologut Sulejman Mato, mbetet i hapur opsioni që Dodona Pellazgjike është në Malin e Tomorrit pranë Beratit ,dhe këtë po e tregojnë faktet arkeologjike të cilat po zbulohen çdo ditë në këtë mal të shenjtë…”

Pervec disa artifakteve te zbuluar nga Karapano qe nuk shkojne me shume se shek VII para krishtit (Kur nderkohe sipas historianeve dhe arkeologeve mendohet se Lufta e Trojes ka ndodhur ne shek XIII para krishtit dhe Homeri e shkroje Iliaden ne shek e VIII para Krishtit) dhe disa kerkesave te zbuluar drejtuar Zeusit. Nuk eshte zbuluar asgje me interes nga germimet e bera nga Karapano dhe Misioni arkeologjik Franceze per Maqedonin, Thesalin dhe Epirin. Ne keto germime eshte zbuluar dhe figura e Zeusit. Por figura te njejta te Zeusit pellazgjik jane zbuluar me vone edhe ne fshatin Nivice te Kurveleshit, ne vitin 1978, zbulim qe eshte bere nga arkeologu Skender Anamali (per me teper shih shkrimin ” Figura e Bronzit ne Nivice te Kurveleshit”, Iliria , faqa 129 dhe 130, Tirane 1984- Skender Anamali. Si dhe shkrimin “ZEUSI PELLAZGJIK NE NIVICE TE KURVELESHIT -SKËNDER ANAMALI”, botuar ne portalin Dodonanews.net, 29 Dhjetor 2017).
Figura te njejta te Zeusit pellazgjik pervec Janines dhe Nivices jane gjetur edhe ne Apoloni si dhe
Korce. Por ne vitin 1961 nje figure e tille e Zeusit pellazgjik u gjet nga arkeologet ne Uxhendo (Ugento), Lece ne Italin e Jugut ne bregdetin e Jonit. Statuja sipas arkeologeve ishte identike me statujen e gjetur ne Janine. Statuja ishte e nje moshe 530 vjet Para Krishtit. Kjo mos do te thote se atje ku gjendet keto statuja, atje eshte dhe Dodona?

Sipas shume historianeve te rinje njeri prej te cileve eshte zoti Etnor Canaj, i cili ne daten 20 Qeshor 2015 ne nje shkrim te tin me titull “Ja e Verteta” publikuar ne rrjetin social “Fejsbuk” midis te tjerave shkruan se:

“….Ne radhe te pare nuk dime ende vendndodhjen e kesaj Faltore para historike e cila sillet prej autoreve te lashte, pra Dodonen. Arkeologjikisht nuk dime ende ku ndodhet (ndodhej). Lidhur Dodones se Janines. u arrit nje perfundim i nxituar pasi aty u gjeten (prej Karapanos) disa pllaka bronxi lutjesh qe beheshin prej disa fisesh epirote dhe ilire (edhe Bylinet-Ilire kane paraqitur nje lutje ne nje pllake bronxi). Ne te vertet keto pllaka bronxi nuk kalojne shekullin e kater para Krishtit lidhur datimit te tyre, pra si vjetersi jemi ne nje periudhe qytetare dhe jo para-qytetare, periudhe kjo e fundit kur mendohet qe kjo faltore ka gjasa te kete ekzistuar. Pllakat e zbuluara prej Karapano, te cilat jane shkrime te stilit pseudo-stoikedon (pra shek. IV p. Kr.), jane forma lutjesh qe i behej nje Hyjneshe e cila quhej “Dione” dhe prej emrit te kesaj Hyjneshe u kerkua te interpretohej (ne menyre disi te sforcuar) dhe te behej lidhja midis kesaj Hyjneshe me Zeusin dhe Faltoren e tij ne nje Dodone hipotetike (jemi ne shek. 19-20 ku kerkohej fama dhe lavdia prej aventurieresh pa teper baza shkencore perfshi ketu edhe diletantin Karapano). Pra, ne asnje pllake gjetur ne kete te keshtuquajtur Dodone ne Janine nuk sillet ASNJEHERE emri Dodone apo mali Tomorr. Plus ai mali aty afer te keshtuquajtures Dodone ne Janine u emertua si “Tomaros” ne menyre te sforcuar prej atyre qe donin me çdo kusht nje Tomorr dhe Dodone ne Janine (par shek. 19 kishte nje emer tjeter ajo koder disi e larte qe e pagezuan “Tomaros”). Nuk perjashtohet fakti qe ne Janine te kete ekzistuar nje Faltore (Sanktuar), por nuk kemi te dhena qe kjo faltore kishte te bente me ate te Zeus, por perkundrazi , kemi te bejme me ate te “Dione”, te pakten kete deshmojne pllakat e bronxit zbuluar aty…”

Nga shume autor antik mendohet se ne Dodone prifterinjte (emri modern me te cilin po i quajme sepse autoret antik i referohen me emrin Peljus), lexonin fatin e njerzve te cilet paraqiteshin atje. Edhe ne Dodone kishte “radhe” nese mund te referohemi gjuhes se sotme. Atje paraqiteshin banore nga skajet me te largeta. Ne Dodone procedohej keshtu:
Banoret sapo paraqiteshin tek orakulli ( ne te cilin nuk kishte ndertesa por ishte vetem korija e lisave, burimi cudiberes dhe shpella), shkruanin kerkesen e tyre ne nje pllak prej plumbi dhe pllaken e shkruar e vendosnin ne nje kuti. Pra te gjitha kerkesat shkruheshin ne pllaka prej plumbi. Ishin mijera pllaka te tilla. Por deri me sot nuk eshte gjetur asnje pllake e vetme. Pikerisht ketu tek keto pllaka fshihet e verteta. Mendohet se ekspedita te huaja kane grabitur artifakte ne malin e Tomorrit ne fillim te viteve 1900 por nuk dihet egzaktesishte se cfare jane mare. Ekspeditat e huaja arkeologjike kane qene shume aktive ne Luften e Pare Botrore.

BIBLIOGRAFIA!
1) “Iliret dhe Iliria tek Autoret Antike” pregatitur nga Hasan Ceka, Frank Prendi, Selia Islami dhe Skender Anamali. Prishtine 1979.

2) Figura e Bronzit ne Nivice te Kurveleshit”, Iliria , Tirane 1984- Skender Anamali

3) “Three New Enquiries from Dodona”, H. Park, 1967, faqa 132-133.

4) ZEUSI PELLAZGJIK NE NIVICE TE KURVELESHIT -SKËNDER ANAMALI”, botuar ne portalin Dodonanews.net, 29 Dhjetor 2017.

5) Gjeografia 7 dhe 9, Strabo.

6) Shkrimi “Shqipetaret i Luteshin Hijes se Tomorit dhe Kishin Shqipen per Shenjen e Zotit”, botuar ne 20 Qeshor 2015 tek portali, “Iliriatv.com.

7) Shkrimi “Ja e Verteta”, Etnor Canaj.