NEPER BALADA – BESIM DERVISHI (Poezi)

Ku kane thene lum, do te thone dhe mjere.
Ne pragun shekullor ku ish nje trendafil, tani rritet nje ferre.
Vajza e shtepise martuar larg si dikur Doruntina.
Qindra vjete vrapojme neper balada, a thua valle jemi kostandina?

Nje mallkim i lashte thone se na ndjek tre mije vjet, por si armik i vjeter.
Shkolla pa nxenes ne nje fshat, shkolla pa mure ne nje fshat tjeter.
Mure qe rrezohen si dikur ne kala, ne Rozafat.
Ajo qe ne ndertojme diten me diell, vidhiset ne te zezen nate.

Balada te mocme kemi percjell breze pas brezi, ndoshta ne balada jetojme edhe sot.
Toke e zhuritur per uji, toke e vaditur me gjak dhe lot.
Kucedra me shekuj qendron e patundur tek hyrja e burimit.
Ne mure prete e varur shpata gjashte shekullore e Gjergj trimit.

Lule e celur ne Mars, por qe bryma papritur e thau.
Emigranti qe neper bore ecen, por orteku i saj e vrau.
Nena me sy nga dritarja pret qe persi te vije pranvera.
Fshati me burime shume, grate uji mbushin ne lume me varela.

Lis ne krye te fshatit qe mijera vjete prete vetetimat.
Ciceron ne muze qe mes loteve flet per historin dhe trimat.
Xhamadani i heroit dhe kujtimi qe neper breza ende rron.
Revolveri i Avni Rustemit, ne stenden e muzeut, i mbushur qendron.

Djalit tetembedhjet vjecar qe plumbi i fiku rinine.
Ajkuna po qane Omerin, Muji betohet per shpagim.
Vajza studente qe dashurin e djalit ne qytetin e saj harroj.
Emigrant qe punon dite e nate, baban e semure te sheroj.

Shqipetar nga Shqiperia ikur, por qe ate per vdekje e don.
Femija i lindur ne emigracion, por qe emrin e ka Albion.
Nena nentedhjet vjecare qe femijve emigrant ju solli nje grusht dheu.
Besa e pavdekshme e Kostandinit qe Doruntinen ne shtepi e ktheu.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.