NENAT TONA – BESIM DERVISHI (Poezi).

Sot festohet nje 8 Mars, pese mije kurre nuk jane festuar.
Sot jetojme ne kohe te tjera, e kaluara nuk do harruar.
Gjyshet tona, nenat tona, nuk harrohet sakrificat.
Nuk harrohen “monumentet”, djepi, furka edhe shtizat.

Nenat tona heroina, qe ne djep tundin femijet.
Nenat tona punetore, mesuese qe edukojne bijet.
Nenat tona trimeresha, qe faren hedhin ne brazda.
Nenat tona shume te forta, shkembin coptojne me thonje dhe kazma.

Sot kohet kane ndryshuar, eshte epoka dixhitale.
Sot lindin ne maternitete, jo si dje ne are dhe male.
Sot nuk thurin me me shtiza, sot nuk qepin me gjilpera.
Me sac sot nuk pjekin buken, sot paguajne, i dine te tera.

Sot rralle gjen baresha, qe ne stan presin tek shtrunga.
Sot ka nena te braktisura, tridhjet vjet me syte nga rruga.
Sot nuk ka me heroina, Shota edhe Margarita.
Sot ka skllaveri moderne, sot ka skuta ku s’hyne drita

Sot nuk ka idealiste, sakrific ne permendore.
Sot nuk ka me vajza fshati, bryma thane cdo lule molle.
Sot nuk tregohen perralla; sot degjohet ne internet.
Sot nuk ka me gjyshe fshati, nuk ka gra qe ngasin qete

Sot nuk ka me amvise qe bejne rahnin dhe nardenin.
Sot nuk ka blete maji qe ne lule mbledh polenin.
Sot ka publicitete ka dhe shume fjal moderne
Sot nuk flitet per gjyshet tona kur balten canin me qerre.

Sot nuk ka me buke ponice, as hambar ku mbahet mielli.
Sot nuk ka me nena fshati, qe shtatorit mollet vjelin.
Sot cdo gje blihet, te gjitha veshjet e grave.
Sot nuk ka me xhubleta, futa, kemisha dhe shaje.

Nenat tona qe dikur, me shtizat benin punedore.
Nenat tona ne tezgjah, qe dikur ishin skluptore.
Nenat tona punetore, nenat tona trimeresha.
Nenat tona bukuroshe, perendi mbi perendesha.

Sot kane dal fjal te frikshme, kodosh edhe prostitucion.
Sot respektohet i mallkuari qe matan detit trafikon.
Sot nuk ka vajza te Krujes qe hidhen ne shkemb nga Ballabani.
Ballabanerit sot kane pushtet, djalli, demoni dhe shejtani.

Sot nuk ka Marigo Posio qe dikur qendisi flamurin.
Sot nuk ka me Doruntina, nuk ka Bese qe plas dhe gurin.
Sot nuk ka Teuta qe JO i thone perandorive.
Sot nuk ka me ninulla grashe kur i kendonin femijeve.

Sot ka nena te vrare nga duart e nje mizori.
Sot ka vajza trup damkosura, djegur nga duart e nje horri.
Sot nuk ka kanun, as kushtetut edhe ligje.
Sot ka vrasesh grashe qe dridhen per te gjetur shtigje.

BESIM DERVISHI, Michigan USA, 9 Mars 2020.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.