NE JEMI ARBER – BESIM DERVISHI (Poezi)

Ne jemi Arber, dhe te till do mbetemi.
Edhe pse ende largohemi nga Arberia jone.
Neper brigjet e largeta ku na cone fati dhe deti.
Arberi qe bujqesin ka te parin profesion.

Dikush na quante bujqer me perpuzje.
Coban te maleve na quajti dikur nje kancelar.
Na kane damkosur me epitete dhe romuze.
Ne qe token te paret me parmend kemi leruar.

Kur ju jetonit, dikur, neper peme dhe shkurre.
Dhe ushqeheshit si dhjet mije vjet te shkuara, me gjethe lisi.
Ne punonim token, mbillnim drith dhe lule.
Grate tona ne ponica gatuanin buken,ashtu si donte fisi.

Ne jemi arber edhe pse kemi ikur me nxitim si era.
Permes loteve jemi larguar, me kilometra large.
Dikur, romaket, prej nesh mesuan si behej vera.
Qysh nga koha e Noes, pinim vere te kuqe flak.

Ne jemi Arber, se dinim te punonim token.
Me veglat stralli dhe hekuri qe sot ndodhen ne Muzeun Kombetar.
Ne jemi arber se ne dasem kur martojme vajzen dhe motren.
Kulac ne duar i japim pragun per te kaluar.

Ne jemi arber, dhe per simbol kemi Ullirin.
Ullirin dy mije vjecar ne Kruj, Vlore dhe Berat.
Per ne vaj i tij vlen me shume se qumshti i nuses dhe i gjirit.
Ndaj nusja e re pragun lyen me te kur hyne ne shtepi, ne fshat.

Ne jemi Arber dhe perseri largohemi nga Shqiperia.
Ashtu si gjashteqind vjet te shkuara kur vdiq i madhi Skenderbe.
Edhe ketej rrisim lule, ulli mbjellim tek shtepia.
Ne jemi Arber qe me vehte kemi mare nje grusht dhe.

BESIM DERVISHI, Michigan, USA, 16 Maj 2020, ora 8; 15 AM.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.