MOS HARRO! – BESIM DERVISHI( POEZI)

Harroje Shqiperine, me tha dikush sot ne rruge.
Harroje te kaluaren tende, ketu ne emigracion.
Harro grurin kur piqej ne kalli plot buke.
Harrese qe si akrepi vehten me thumb helmon.

Harro fshatin dhe sokakun ku luaje dikur.
Harro malin ku folen kishte “Larashi- Shqiponje”.
Harro shkollen ‘Refat Keli” ku gjithmone qendronte nje flamur.
Harro gjyshen tende, gjyshen zonje.

Harro! Harro poezin tende te pare.
Harro pusin e ujit dhe burimin e “Brinjes”.
Harro gjurmen e opinges te babait tend ne are.
Harro shijen e rakise se mares, rrushit dhe dellinjes.

Harro castin kur zemra te rrahu forte.
Castin e dashurise tende te zjarrte.
Harro vallet e dasmave, harro lotin e pathare ne morte.
Harro “Bleten- Nene” ne koshere mbushur plot me mjalte.

Harro vjershat e poeteve, harro Naimin , Migjenin, Asllanin.
Harro emrat e shokeve te fshati dhe te shkolles.
Harro batutat e filmave, harro kenget, harro xha Sulo Kapedanin.
Harro shijen e pemeve ne oborre, shijen e sheges dhe molles.

Harro kepucet e shqyera dhe te grisura.
Kepucet qe ne rafte te heshtura si relike qendrojne.
Harro ne rini dy zemer te dashuruar, te lenduara dhe te krisura.
Harro netet e vjeshtes me shi, harro vetetimat qe jasht forte gjemojne.

Harro te mendosh dhe flasesh shqip.
Harro grate qe rrobat dikur lanin me finje.
Harroje atehere kur re cinglipingli ne nje zgrip.
Harro kur ne pasqyre vure re ne koke te paren thinje.

Harro shijen e kulacit te pjekur ne sac me hi dhe prush.
Harro emrin e shkolles ne fshat, ate te deshmorit.
Harro puthjen e pare qe i fale asaj nen gush.
Harro eren e plisave, gulcimat ne are te traktorit.

Harro ne korije kur mblidhje lulet e zogut dhe manushaqes.
Harro kurorat qe thurje dikur me lule dele.
Harro te kuqte e buzeve , te kuqte e faqes.
Harro syte e bukur, syte e saj pa rimele.

Harro kengen, ison labe dhe kengen malesore.
Harro vallen e Kukesit dhe ate Myzeqare.
Harro castet e kapura me ate dore prej dore.
Harro kujtimet qe zemren gerryejn si acidi ne metale…

Michigan 6 Dhjetor 2019, ora 03.03 PM

SQARIM
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.