MINA – BESIM DERVISHI (Poezi)

Dikush nder beteja ka firmosur epope.
Nje tjeter ne “paqe” lavdine me pene neneshkron.
Sot do t’ju rrefej nje tregim nga i madhi Kadare.
Me dimra, vetmi, mina, qe frikshem ende pluskojne mbi Adriatik dhe Jon.

Nuk e di a ishte dimer i akullte, apo e blerta pranvere.
Por me siguri ka qene kohe me dallge te medha.
Qe perplaseshin mbi shkembinjte e thepisur ashtu si cdo here.
Dhe pastaj me dredhi terhiqeshin per te rimarre fuqi dhe krahe.

Ata ishin dy detar te zote, bab dhe bire.
Peshk kapnin, si dikur stergjysherit e tyre kaon.
Neper agime, shi, furtun, por edhe te zezen erresire.
Nga Sazani ne Adriatik, Otranto, deri thelle ne Jon.

Prej detit jetesen e familjes siguronin.
Pa e menduar se e keqa mund te ishte siper tij.
Ishte kohe lufte, “kuaje” te vegjel “troje” mbi te notonin.
Apo mos valle vinin nga balada me bajlozin e zi?

Papritur nje nga “ata” kapen nje nate me rrjeta.
Por nuk ishte si kali i drunjte qe Odisea ndertoi dikur.
Ish metalik, moderrne, me antena, ore, numra dhe shigjeta.
“-Ne shtepi do ta marrim,- thane me nje goje- ta vendosim per bukuri ne mure”.

Dhe sendin e rende mbi shpatulla e ngriten neper shkrepa.
Nuk kishte askush qe ti ndalonte, asnje plak me emrin Laokont.
Kishin nderruar koherat por edhe jeta.
Por perseri, si para tre mije vjetesh, ne lufte ishin, perball ne front.

Nuk quheshin me akejas dhe as trojan,
Emra te tjere, shtete te reja kishin lindur
Dhe Helena bjonde, tani emer tjeter mbane.
Hektoret dhe akilet para mureve te “Trojes” ishin duke perleshur.

Neper nate ecen me ate send te rende.
Qe shtepin e tyre te vjeter do e zbukuronte.
Lagja, fshati do te mbetej i gjithi pa mende.
Kete detari i vjeter rruges ne koke mendonte.

Ne agim mbrriten ne fshat, hyne ne shtepi.
Permes lodhjes, djerses dhe gulcimave
Por atje kuptuan se kishin futur kobin e zi.
Kalin metalik te Odises se akejve.

-Kjo eshte mine, mine uji,- thane me nje ze.
Dhe lajmi u perhap ne cdo shtepi ne fshat.
Te gjithe u larguan vec me rroba trupi pa mall edhe pa gje.
Shtepit veshtronin nga stanet nga kodra e larte.

Dhe keshtu shtepite nga stanet veshtronin me lote ne sy.
E keqa qendronte “krenare” atje tej e strukur
Askush nuk guxonte te shkonte me aty.
Nuk ishte kal i drunjte qe mund te shpetoje duke e djegur.

Nje dite ne stane nje djalosh rastesishte kaloi.
Dhe vendosi qe banoret ti ndihmonte.
I vetem per ne fshat ai u nise dhe shkoi.
Qe kalin e metalte ne pjese dhe copa te cmontonte.

Kaluan sekonda, minuta edhe shume ore.
Djali vazhdonte te luftonte me kalin hekur.
Ja mbremja erdhi dhe ai doli triumfator.
Nje grusht hekurishtesh ne oborre, kali i tmerrshem dergjej atje i vdekur.

Ne krahe e ngriten permes “urra-ve” dhe delirit.
Dikush e pyeti se cfare kerkonte si shperblim.
“-Vetem nje kafe dua te pi, ketu posht ullirit”
Tha djaloshi shpetimtar, heroi anonim.

…………………………………………………………………………………………………………………………………

Te dehur te keqen e kemi futur ne atdhe.
Ashtu si trojanet kalin e drunjte dikur.
Gjashteqind vjet qe kur vdiq i madhi Skenderbe.
Kalaja e rrezuar, braktisur dhe pa gure.

Por sot kohet kane ndryshuar.
Te gjithe e njohin historin e kalit trojane.
Ndaj si mina e ujit ai eshte transformuar.
Ne, peshkatari qe minen mbi supe cuditerishte e mbane.

Dhe vete ne fshat e futem kete mine.
Ne fshat, qytet, ministri, parlament futen kalin hekur.
U deshe tridhjet vjet te kuptonim dredhine.
Shtepite e braktisura veshtrojme me “Google Earth” si foshnje e vdekur.

Shtepite shekullore pertej detit veshtrojme permes loteve.
Ashtu si dikur banoret e fshatit nga kodrat dhe dyeret e staneve
Valle eshte koha e Gjergj Elez Alise apo e “koteve”?
Te cmontojne “minen” ne Tiranen e tiraneve.

VINI RE!
1.(REFERENCE)Poezia bazohet tek nje tregim i shkrimtarit Ismail Kadare permendur ne librin “Dimri i Vetmise se Madhe”
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.