MESIMI – Besim Dervishi(Poezi)

Ai, kishte “ngrene” pluhur shkumesi nga derrasa e zeze, me kile.
Edhe boje shkrimi, me litra kishte “pire” dhe libra me te kishte shkruar.
Krahu shpeshe here i dhimbte nga forte e renda zile.
Ajo qe nxenesit ftonte cdo mengjese per t’u rreshtuar.

Mesues ishte ai ne fshatin e larget, ne fshatin malor.
Mesuesi i fillores i klases se pare.
Kurre nuk mbahej me te madh si profesor.
Edhe pse dhjete breza neper vite i kishte mesuar.

Dhe ja nje dite i erdhi nje nxenes, ai me i veshtiri
Nje capken, a trazovac apo quajeni si te doni.
Nga ata qe na kujtojne aktorin e vogel tek “Shoku i Yne Tili”.
Qe ne shiritin e nje filmi ka gdhendur me mjeshteri regjizori.

Por jo per cfare filmi po flas edhe une tani.
Jemi ne jeten e vertet, ne jeten reale.
Ne qytetet dhe shkollat kudo ne Shqiperi.
Ne shkollen e fshatit te larget atje larte ne male.

Nje dite ai u perball me gjyshin plak te capkenit.
Me shkop ne shkolle ai erdhi bashke me nipin e tij.
Qe ne mengjese duke qare e kishte gjetur pas drurit plak te menit.
Te menit madheshtor qe bente mbi oborr hijeshi.

– Pse u mundove gjysh deri ketu?
E pyeti profesori duke pare nga nxenesi.
“- Biri im, vesi nuk eshte si nje dru.
Qe mund ta shkulesh me mundim nga vendi.

Dikur kur leronim token me qe.
Me ata te rinjte, qe terhiqnin parmenden edhe plugun.
Brazda do te hapnim, si shkrime te lashta mbi dhe.
Ndaj qete e rinje duhet ta mesonin stilin edhe trukun.

Ndaj me durim i mesuam si te punonin mire me parmenden.
Dhe kurre mbi ta nuk perdorem te tmerrshmin “Hosten”.
Dhe keshtu ne fund ata noten 10 e nxoren “Lenden”.
Kur e pam me syte grurin qe prej tokes shperthen.

Cfare po them edhe une plaku keshtu,
Nuk ka vende ne kete rrefim krahasimi.
Se femija nuk eshte nje filiz druri qe drejtohen me dru.
Por duhet te mbizotroje mbi te gjitha durimi”.

Kaq tha plaku i vjeter dhe pershendeti me dore duke u larguar.
Ndersa ai mbeti i menduar, bashke me nxenesin capken ne koridorin e shkolles.
Filizin qe me dije duhej ujitur dhe ndihmuar.
Filizi, qe do te behej peme e mbushur plot me fruta nga lulet e molles.

Michigan USA, 26 Tetor 2019. Besim Dervishi.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to