MALLI PER VENDLINDJEN -Liri Dhaskali (Poezi)

Sa me shume kohe kalon, sa me pak vite mbeten,aq me shume shtohet malli e nostalgjia per vendlindjen time te dashurVokopole,aty ku rrenjet e trungut tim rrine perqafuar me endrrat e femijerise sime.

Aty jane rrenjet,thell ne …
Une enndrrat dua t’i shoh deri ne fund,
Por nuk e di pse gjumi me cartet e me del,
Mbyll syte perseri,provoj te vazhdoj endrren e bukur,
E ne te dua ty te prek ,te perqafoj te perkedhel.

Dhe ti krahet sa te mundesh te m’i zgjasesh,
Me fytyren tende te qeshur ,ne gjoks t’me pushtosh,
Te permalluara te qendrojme perqafuar,
Nje amanet te lutem te ma plotesosh.

Te me kujdesesh per shtepizen e dashur,
Sa here ta shohesh te ttishtuar e merzitur,
Futu lehte -lehte brenda ,se deren e gjen hapur,
E brengosur te pyesi per frmijet qe aty jane rritur.

Ndonjehere neper te ,kujtohu e ndize driten,
Te gezohen,qoshet,muret e dyshemete,
Te tregojne, flasin ,qeshin,libra,lapsa e fletore,
Arkezat ,baulet ,dollapet e djepja qe thate ka mbet,

Kujdes ne kalldremin e avllise mbuluar nga baltrat,
Neper kopsht ku kam shkelur,hapat mos mi mbulo,
Pikat e djerses qe kam derdhur,mundohu te mi mbledhesh,
Mbloji me kujdes ,te lutem mos mi harxho.

Me to mundohu ne se do mundesh t’me ujitesh,
Si nikoqire ,pika-pika e me kursim
Ne terrin e tokes kus’hyn dot as drita ee diellit
Aty thelle ku jane rrenjet e trungut tim.

Nden token tende e dashur rrine e prehen,
Eshtrat e stergjysherve ,gjysherve e prinderve te mi,
Aty thelle i leshova dhe une rrenjet,
Dhe filizat,aty i leshova nji nga nji.

U zgjaten, u zgjaten e u rriten filizat,
Aty cdo dite perkundeshin me eren,
Dielli embel gonxhet u’a ledhatonte,
Por…lulet…lulet,shume larg i celen.

Rrenjet aty thelle do te mbeten,
Por kurre ,kurre ato s’do te thahen,
Pakez uje e drite dielli do te thithin,
Do jetojne e gjalle do te mbahen.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.