MAFIA NUK LUFTOHET ME ZHURMA SIRENASH! (Editorial) – Nga: BESIM DERVISHI.

Keshtu do te shkruante pesedhjet vjete me pare shkrimtari i librave te verdhe Leonardo Shasha, duke iu referuar zhurmes dhe operacioneve “bombastike” qe mafio-politika ndermerte here pas here per te luftuar mafia-n.

Formimi i strukturave te reja policore, (pasi ne Shqiperi ekzistojne rreth pesembedhjet lloje policishe dhe sherbimesh inteligjente qe nga policia e rendit dhe deri tek policia tatimore, ushtarake, ndertimore, elektrike, pyjore, financiare, kufitare, qe nga sherbimi informativ e deri tek sherbimi i ushtrise, ai i doganave, burgjeve dhe sherbimi financiar) do te thote se ndryshe sic na ka thene dhe propoganduar politika deri tani, per nje gjendje te “qete”, per nje rend publik te garantuar. Vendi qeveriset nga grupet mafioze te cilat e kane shtrire pushtetin e tyre ne zona te tere dhe qytetet te tera, grupe qe kane ndare territoret dhe qeverisin brenda shtetit ne aleance me persona te fuqishem dhe me pushtet politik dhe shteteror. Pra praktikishte ne zona te caktuara ekzistone dypushteti (mafia dhe politika) qe dale nga dale po tentojne te shkrihen ne njepushtet. Ne keto zona mafia here paraqitet si rivale e pushtetit shteteror dhe here si aleate e tij. Si rivale paraqitet kur do te tregoj forcen ndaj punonjesve te ndershem te agjencive te zbatimit te ligjit, duke i eleminuar ata, ose duke i hequr nga puna dhe hedhur ne rruge te madhe, apo duke gllaberuar me force tenderat publik. Ndersa si aleate paraqitet ne kohen e investimeve publike dhe gjate fushatave elektorale kur hedhe mjete te medha financiare dhe ushtarake(krahun e armatosur me te forte) per te mbledhur vota.

Politika sot po e pranon se ka nje anormalitet ne vend dhe po ngre struktura te reja per luftimin e mafias dhe krimit te organizuar. Keto struktura jane ngritur me akte nenligjore. Personave te besuar dhe drejtuesve te institucioneve iu jane dhene fuqi juridike dhe policore.

………………………………………………………………………….

Te tilla ngjarje po me kujtojne ate qe ndodhi ne Itali ne vitet 20-30 ne kohen e asaj qe quhej “REPRESIONI MORI”.

Ducja lajmeroi nje miting ne Sicili dhe menjeher Bosi i Mafias, Don Kastro Ferro i dergoi fjal qe ai do mblidhte shume popull ne mitingun e tij. Por Ducja i kthehu pergjigje se nuk kishte nevoj per ndihmen e mafias se ai ishte vete i afte te bente per vehte njerzit. Por ketu kishte gabuar. Kur mbrriti diten tjeter ne Palermo, ne sheshe nuk ishin as 10 veta. Mafia kishte dhene urdher qe askush mos te shkonte ne mitingun e tij. Ducja qe ishte mesuar te fliste per ore te tera para turmave prej miliona njerezish. U cmend. Me te ikur ne Rome emeroi Cezare Morin si prefekt dhe i dha kopetenca apsolute per te crrenjosur mafian. Mori me te mbrritur ne Sicili u vu vete ne krye te operacionit. Arrestoi shume kapo historik, midis tyre dhe nje te quajtur Don Albanese. Por per tu denuar duhej vendimi i gjykates. Gjykata vendosi pafajsi ne nje proces te shpejt. Menjeher pas procesit pa u liruar mafiozet, Mori u fut ne zyren e gjyqtareve dhe iu dha urdher qe te terhiqnin vendimin dhe te nxirnin nje vendim te ri, ku mafiozet te denoheshin me burgun me te rende. Gjyqtaret ne fillim refuzuan por pas kercenimeve te Morit, firmosen duke dhene dorheqen. Mbi 5 000 mafioz u derguan neper burgjet e ishujve te shkrete te Italise. Shume bos u ekzekutuan. Ducja ishte vete nje mafioz i madh dhe nuk mund te lejonte mafioze te vegjel neper kembe. Kjo periudh njihet ne Itali si Represioni Mori. Me vone Mori goditi dhe arrestoi dhe shume latifondiste tokash, tregtar, por dhe partiak dhe politikan, derisa mbrriti shume lart ne qarqet politike te Romes, pas kesaj Ducja e thirri ne Rome, duke i thene mjaft me. Vdiq ne vitet 50.

…………………………………………
Por mafia nuk eshte goditur nga shteti vetem me keto metoda represive. Mafia eshte goditur dhe me ligj.

Ne vitet 30 Al Kapone ne Cikago kishte ndertuar nje perandori krimi. Hetuesit amerikan kishin shume te dhena per kete organizat famkeqe sipas tyre ky grup kishte kryer reketizem, vrasje te qindra personave, kontraband duhani dhe alkoli, rrembi personi, shantazh. Grupi I hetuesve I kishte te gjitha keto informacione por nuk kishte akoma prova. E megjithate dikush nga Hetuesit propozoj arrestimin e Kapones dhe organizates dhe me vone te siguroheshin provat.
– JO – thane disa jurist dhe hetues me pervoj- ARRESTIMI I NJE PERSONI APO DHE NJE GRUPI PERSONASH PA PROVA, ESHTE PRECEDENT I RREZIKSHEM. KJO MENYRE OPERIMI SHKEL KUSHTETUTEN. KY GRUP MOS SOT NESER DO ARRESTOHET DHE ELEMINOHET, POR PRECENDENTI I SHKELJES SE LIGJEVE DHE KUSHTETUTES NUK ELEMINOHET DOT, AI ESHTE I RREZIKSHEM. Ndaj duhet te sigurojme provat dhe te presim.
Pas nje pune te lodhshme provat u siguruan dhe ky grup mafioz shkoj ne burg por kushtetuta nuk u shkel……

Mafia eshte goditur me ligj edhe ne vitin 1986 dhe 1992 ne Itali. Ku Falkone Borselino denuan 500 mafioz pa zhurem dhe buje. Por dhe ne 1992 deri ne 1998 ku parlamenti Italian vendosi qe te dergoj ne Sicili gjeneralet Vincenso Parisi dhe G.Kanino si drejtuesit e operacionit VESPRI, Operacion qe u urdherua nga ish kryeministri Amato dhe filloje me 24 gusht 1992 vetem pak dite pas vrasjes se Borselinos per te mbaruar me 8 gusht 1998. Gjate ketij operacioni moren pjese 8 000 ushtare dhe officer Italian per te arritur me vone ne 45 000. Ky operacion nisi pas revoltes per vrasjen e punonjesve te shtetit dhe indinjates se popullit Italian i shprehur me demostrata si dhe vendosjen e carcafeve te bardhe neper dritare e cila ishte shenje proteste ndaj pushtetit okult… Operacioni rezultoj me suksese pasi rrenoi mitin false te Cosa Nostras dhe arrestoi boset e saj si Toto Rina, Leoluka Bagarela e te tjere kapo. Shteti rimori nenkontroll aeroportet dhe portet nepermjet te cilave zhvillohej trafiku nderkombetar i droges.

…………………………………………………………

Politika Shqiptare pasi hodhi idera nepermjet gojeve te tjera dhe pseudobiznesmeneve . Si idea per te legalizuar prostitucionin, per te legalizuar drogen, per te legalizuar pleherat, per te legalizuar informalitetin. Pra nje ide per te legalizuar vete mafian dhe krimin e organizuar. Pasi i perdori mafiozet ne fushata elektorale duke iu vjele parat qe ata kishin siguruar nga droga dhe prostitucioni i femrave shqiptare dhe keto i investoj ne pune publike duke i paraqitur si suksese elektorale, pasi i perdori grupet kriminale si detashment SS dhe SA, te tipit Arturo Ui, Herman Gering, pasi e hengri turpin me buke dhe i zgjodhi disa kapo deputet dhe kryetar bashkie, sot i shpalle lufte mafias me parakalime madheshtore dhe me zhurma sirenash. ” Hair Ishallah” do te thoshin disa pleqe nga zona ime. Po mire mafias qe ndodhet jashte, po mafias qe ndodhet ne politik kush do i shpalli lufte?

VINI RE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i editorialit te mesiperm, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.