MAFIA KA NDRYSHUAR FYTYREN! – Nga Besim Dervishi

“….Mafia ka ndryshuar: Kjo fale marrëveshjeve te fuqishme politike, ajo eshte pasuruar pasi eshtë bëre menaxhere e trafikut global të drogës por asaj nuk I mjafton kjo, ajo aktualishte kerkon perspektiva te reja për zgjerimin e aktivitetit te saj nepermjet menaxhimit te prokurimeve si dhe riciklimi I parave te pista. Mafia eshte duke synuar lart e më lart, me nevojën primare te lidhjeve te marrëdhënieve me boset e financave globale si dhe njerzit qe komandojne politikën ndërkombëtare…..”
/Carlo Alberto dalla Chiesa /

Mafia ka ndryshuar fytyre. Ajo nuk perdore me tritol per te shkaterruar makina, ndertesa, dhe vrare njerez. Ajo perdore makina te renda, buldozer, skrepa per te shkaterruar ndertesa mbi te cilat do te ndertoje ndertesa edhe me te medha, me parat e siguruara nga trafiqet. Mafia ka nderruar fytyre, ajo nuk mbane me arme neper duart e saj, ajo nuk vishet me rroba meshini, tani ajo vishet me kostum, me kollare dhe frekuenton sallone, por dhe pallatet e pushtetit. Mafia ka nderruar fytyre, ajo nuk ble me arme dhe municione, ajo ble sheshe ndertimi, ble projekte, ble tendera, koncensione, harton projekte miliona dollareshe. Mafia ka nderruar fytyre, ajo nuk del me kallashnikov dhe me maska perpara nje autobuzi per te grabitur qytetaret e thjeshte te shtetit. Ajo grabit me firma, me vula, ajo grabit me “autoritet”, e ulur ne nje kolltuk, dhe mbeshtetur mbi tavoline e zyres, mbi te cilen firmos tendera, grabitje pronash, grabitje pasurishe, grabitjen e minierave. Mafia ka ndryshuar fytyre, ajo nuk trafikon me femra rrugeve te Evropes, rrugeve te Milanos, Berlinit, Romes, Amsterdamit, ajo tani nuk rrezikon, ajo tani neneshkruan kontrata miliona dollare duke trafikuar pasurit e kombit. Mafia ka nderruar fytyre, ajo nuk shete dhe trafikon vete droge, ajo ka ushtaret e saj te cilet i siguron nga radhet e te rinjeve te papune, keta jane viktimat qe rrezikojne, ndersa ajo parat e siguruara nga “Mielli i Bardhe” i gatuan beton neper ndertesat dhe rruget e Shqiperise, neper projekte administrative. Mafia ka nderruar fytyre, ajo nuk rrehe dhe vrete, ajo ble, ble gjithcka, dinjitetin, njeriun, ble voten, ble te ardhmen. Mafia ka ndryshuar fytyre, ajo eshte bere e padukshme, vija ndarse midis saj dhe politikes nuk ekziston. Mafia ka ndryshuar fytyre. Mafia eshte bere njesh me politiken administrative, gjyqesore dhe qendrore. Mafia ka ndryshuar. Ndaj i beje thirrje qytetarve qe te ndryshojne edhe ata. Lufta ndaj saj sapo ka filluar.