LIGJET ANTIMAFIA JANE FIRMOSUR ME GJAK. – Nga Mrsc. Besim Dervishi. (EDITORIAL)

Nderkohe qe ne Shqiperi jane bera gati burgjet per te burgosurit VIP qe do te hetohen, akuzohen dhe denohen nga organet e reja te reformes ne drejtesi si BKH, SPAK dhe gjykatat. Dhe do te vuajne denimin neper keto burgje te vecanta sipas ligjit italian te vuajtjes se denimit 41 BIS, i ashtequajturi “Carcere Duro”. Nderkohe qe nje “entuziazem” ka perfshire te gjithe qytetaret shqiptare per reformen.

Nje ngjarje pritet te ndodhe keto dite ne fillim te tetorit te 2019. GJYKATA EVROPIANE E STRASBURGUT (Dhoma e Madhe) do te shprehet dhe japin nje vendim per kete ligj pas nje ankese te bere nga bosi i mafias Marcelo Viola i cili vuan denimin sipas regjimit 41 BIS. Viola eshte nje i denuar si bashkepuntor i mafias qe ka kryer shume krime dhe eshte denuar me kater burgime te perjeteshme. Ceshtja e tij u shqyrtua nga Gjykata e Shkalles se Pare (Strasburg) ne 13 Qeshor 2019 duke i dhene te drejte te denuarit Viola dhe duke e konsideruar ligjin 41 BIS, si ligj cnjerezore sepse nuk le vend per denime te tjera alternative. Ky vendim i dates 13 Qeshor u more vetem nga nje gjykates dhe tani keto dite pritet qe vendimi te shqyrtohet nga shkalla e dyte e kesaj gjykate. Alarmin per “goditjen” e ketij ligji e ka dhene Ministri italian i Drejtesise. Ka shume gjasa qe shteti italian do te denohet dhe ligjet antimafia mund te jene ne rrezik. Kujtojme se vendimet e Gjykates Evropiane jane vendime perfundimtare (Vendime Unifikuese) dhe te detyrueshme per cdo shtete. Ne burgjet italiane vuajne denimin rreth 1,000 bose dhe antar te mafias te akuzuar “për krime veçanërisht të rënda, ato të mafies, terrorizmit, trafikimit të drogës, pornografisë dhe prostitucionit të fëmijëve”. Nese do te ndodh qe ligji 41 BIS te rrezohet nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, kjo do te jete nje rivrasje e dyte per dy prejektuesit e ketij ligji qe tmerroi mafiopolitiken, heronjeve antimafia Borselino dhe Falkone. Do te jete nje vendim qe do te inkurajoje krimin dhe mafio politiken. Ligji 41 BIs por dhe ligjet e tjera antimafia si ai Rognione- La Torre jane firmosur me gjakun e qindra heronjeve per ligj dhe drejtesi si; komisari i policise Xhuliani, gjykatesit Terranova, Kinici, deputeti Pio La Torre, Prefekti Dalla Kieza, Gjykatesit Falkone dhe Borselino e te tjere e te tjere. Ky ligj ka shpetuar shume jete njerezore duke nderprere drejtimin e organizatave mafioze nga burgjet, duke shmangur shume urdhera per vrasje (kujtojme urdhrin qe tentoi te japi Rina nga burgu per vrasjen e gjykatesit Di Mateo te quajtur si “Xhovane Falkone i Ri”). Le te presim me sy dhe veshe vendimin e kesaj gjykate e cila ka vene ne alarm shtetin italian, juristet, gjykatesit, familjet e deshmoreve te rene ne lufte per ligj dhe drejtesi. Per kete ceshtje eshte shprehur edhe Ministri i Jashtem italian por edhe disa prokuror te grupit “Pool Antimafia”. Ata mendojne se ligji nuk e shkel Konventen Evropiane vecanarishte piken tre te saj. Sipas tyre ligji nuk do te hiqet, ai eshte nje garanci per sigurin publike dhe kombetare jo vetem per Italine por per mbare Evropen dhe me gjere, kjo duke mare parasysh forcen dhe fuqin financiare te organizatave mafioze qe veprojne jo vetem ne Itali por edhe ne vende te tjera. Ligji “Carcere Duro” apo 41 BIS eshte dhe nje borxh qe shteti italian iu ka viktimave dhe deshmoreve te rene nga mafia por dhe familjareve te tyre.

Nese vedimi i Gjykates Evropiane do te mare formen e prere, ai do te veproj si precedent edhe mbi shtete te tjera pervec Italise, shtete qe do te perpiqen te aplikojne kete ligj, njeri prej te cileve sic e dime eshte edhe Shqiperia.