LIGJE DHE SHTIGJE – BESIM DERVISHI (Poezi)

Historia politike sot ne Shqiperi.
Me kujton nje te vjeter ndodhi.
Ne nje fshat te larget, atje mbi Tomor.
Dikur jetonte nje bujk, nje blektor.

Kishte ara shume, i punonte me krah.
Kishte dhen e dhi, kishte dhe nje ka.
Nga mengjesi ne mbremje, punonte ne are.
Ndersa shkonte edhe vinte, hipur mbi gomar.

Gomarin kish shoke, gomarin kish mik.
Me asgje nuk e nderronte, as me nje ciflig.
Por nje dite prej diteve gomarin e humbi.
Kerko e kerko, nuk dukej gjekundi.

Kerkoi neper fusha, kerkoi neper mal.
Kerkoi ne hone, perrenje dhe kanal.
Kerko dhe kerko, po shkonte nje jave.
Qe “shoku” i tij nuk behej gjalle.

I lodhur sfilitur, pa uji dhe pa buke.
Tha, me syte nga Tomori, ” – Pa degjo moj Cuke”.
“- Ah vec ne te gjeca, nuk kam per te zbritur.
Per Cuken te Tomorit, vendin ku jam rritur”.

Sa mbaroi betimin, nuk vonoi shume.
Gomarin e tij, vuri re ne lume.
Uji tek po pinte, i ngopur i shplodhur,
Me vrap e mbertheu, i hipi i lodhur.

Mbi te i derrmuar drejt fshatit u nise.
Merak ishin bere, njerzit e shtepise.
Perseri udhetoi, nje dite dhe nje nate.
Pas njezet e kater oreve, sec hyri ne fshat.

Hyri ne fshat, u nise per shtepi.
Babai, nena, gruaja dolen ne avlli.
Te gjithe sa e pane, thirren te gezuar.
Kush me i pari rendi per ta takuar.

Por ai qendronte hipur mbi gomar.
I vrenjtur, i merzitur dhe i deshperuar.
“- Zbrit nga gomari, tani djali im”.
I foli babai me lot dhe gezim.

“- Degjo baba dhe ju bashkefshatar,
une nuk i zbrese dot se jam betuar.
Kur nuk po e gjeja dhe nga deshperimi.
Per Cuke te Tomorit, e bera betimin.

Te gjithe sec heshten, mbeten te habitur.
Nje “problem” i madh ishte per te zgjidhur.
Nje plak i mocem foli me qetesi.
– Degjo biri im, shko ne Perondi.

Ne qender te fshatit eshte nje lise i vjeter.
Shume madheshtor sa nuk gjendet tjeter.
Nen hijen e tij rrine disa pleq.
Cdo hall qe te kesh vetem atje e heq.

Ata jane te mencem, ata jane te zgjuar.
Ata dine shume truke, jane te rrafinuar.
Shko atje dhe pyeti per “hallin” qe ke.
Ata te ndihmojne, dine me shume se ne.

Sec u pershendet me njerzit dhe shoke.
Perseri per udhe, me gomarin tok.
Udhetoj naten, neper ere dhe shi.
Edhe diten tjeter mbrriti ne Perondi.

Vendin per ta gjetur disa njerez pyeti.
Dhe ja para lisit pleqte i pershendeti.
Ulur rreth lisit qendronin dhjet burra.
” – Fol djali im, pse te pruri udha?”

E pyet me i vjetri, nje plak me takije.
Qe ne hijen e lisit numeronte tespije.
“- Une ati im kam nje problem,
por me vjen pak zor, qe ketu ta them.

Me humbi gomari, sot nje jave te shkuar.
Une e di sec hoqa per ta kerkuar.
Para se ta gjeja, kur isha merzitur.
Per Cuke te Tomorit, nuk kam per ti zbritur.

Keshtu u betova dhe dot me nuk i zbrese.
ndaj erdha tek ju dhe dua tju pyes”.
Plaku me i mocem i tha me ngadal.
“- Foli pak gomarin dhe afrohu mor djal.

Kape me dore degen edhe mos ki frike.
Foli dhe gomarit qe pastaj te ike”.
Djali keshtu beri dhe varur qendroi.
Pastaj plaku ju lute, qe degen ta leshoi.

Qe prej deges lisit, ra direkt ne toke.
Pakes u gervishe mbi balle, ne koke.
Me syte nga pleqte, gati sa nuk foli.
Por plaku me i vjeter, fjalen sec e mori.

“- E pra more djal e pra more trim,
Qe nga dege lisit re si vetetim.
Betimin qe bere ti nuk e shkele.
Se prej deges lisit ti ne toke u ktheve.

A ishe betuar per Cuke te Tomorit
Se nuk do zbrisja nga maja e gomarit.
E pra ne toke zbrite drejt prej pemes.
Keshtu i dhe fund edhe “teoremes”.
……………………………………………………………………………………………………………………………..

Ne nje shtet te brishte qe mbahet me “ligje”.
Mafio-Politika do te gjej dhe shtigje.
Do te gjej dhe shtigje per ti zbrit “gomarit”.
Hic pa u vrar fare mu si puna e djalit.

Do te shkel “betime”, kode, kushtetuten.
Do cirret ekraneve , “- Mafia-s i hap “luften”.
Do shpiki reforma, do zgjase tranzicionin.
Do te barazoj humbesin me fitues kampionin.

Do zbrese nga dege e lisit, dhe nga nje dege rrapi.
Veten do mallkoi qe perseri se kapi.
Do shpik skandale, edhe procedura.
Enderra do shikoi dhe me diktatura.

Do nxjer analista do nxjer gazetar.
Neper studio te flasin duke e trukuar.
Do te vjedhi tendera, do te vjedhi vota.
Pastaj do shpetoi duke bere manovra.

Sa te kete nje peme sa te kete nje dege.
Prej saj do te hidhet por si nje “strateg”.
Do te dal prej lumit , pa u bere hic uji.
Do te ngrej e uli, mbi njeqinde flamuj.

Ndaj ti o shqipetar, ti o idealiste.
Ju o demokrat edhe socialiste.
Kesaj politike, mbrapa mos i shkoni.
Edhe prej “gomarit” duhet ta rrezoni.

BESIM DERVISHI , Michigan USA. 03. 26. 2019 ora 06. 44 P.M.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.