LEVIZJA STUDENTORE, SINDIKATAT DHE EMIGRANTET – Nga: BESIM DERVISHI.

Ne Shqiperi nuk ka dal ende nje grupacion qe te kanalizoi zemerimin popullor ndaj sistemit te partitokracise. Kur them sistemi i partitokracise nuk e kam fjalen vetem per partite qeveritare, por edhe ato opozitare te cilat dikur kane qeverisur po me ato metoda, duke shkelur ligjet dhe kushtetuten dhe duke kontrolluar te gjitha resurset kombetare, qe nga Koncensionet dhe licensat publike dhe deri tek tenderat dhe vendet e punes. Duke i kontrolluar ne menyre precize dhe fashiste keto resurse, duke kthyer selit e partive ne qendra administrimi te te mirave publike dhe pastaj duke i shperndare te besniket e tyre. Duke bashkepunuar me krimin e rruges dhe ate te organizuar per te vjel vota dhe investuar parat e mafias ne ekonomi.

Ne Dhjetor 2018 u tentua qe Levizja Studentore te godas sistemin. Ditet e para te kesaj levizje drodhen jo vetem godinat qeveritare, por edhe godinat e selive te partive opozitare. Levizja studentore ishte fundi i karrieres se tyre politike, ishte nje rrezik per pushtetin dhe resurset ekonomike qe partitokracia qendrore dhe administrative kontrollonte prej 28 vjetesh. Ndaj pas dy tre ditesh coroditjesh tronditese te shkaktuara nga ajo mas e madhe studentore qe protestonte me parrulla te tipit “NUK JEMI TE VARFER, POR TE VJEDHUR”, partitokracia ne pushtet dhe ajo ne opozite e rimblodhi vehten, duke infiltruar ne demostrate, qindra falanga te tyre, duke infiltruar qindra “kollona te pesta” te cilet i shohim neper ekrane, gati ne cdo proteste dhe kauza te drejta qytetare, te gatshem per te mare dhe rimare flamurin, por ne fakt roli i tyre eshte pervetesimi i kauzave dhe pastaj kanalizimi drejt qellimeve te partitokracise, por ka dhe raste kur “kolonat e pesta” jane perdorur si “zjarre fikes” te kauzave te drejta qytetare. Nje qellim tjeter i ketyre individeve (te cilet i njohim shpeshe si antar forumesh partiake dhe shpesh mbaje epitete si “njerez te shoqerise civile”) eshte te godasin qe ne embrion Levizjet dhe Kauzat e Drejta Qytetare, te cilat me vone mund te jene rrezik per partitokracine ose mund te jene te gjendje te mbledhin perrenjte e vegjel te zemerimeve popullore, duke formuar me to nje lume te madh qe mund te marin perpara cdo gje, mund te marin pushtetin politik te partitokrateve, bashke me pushtetin financiar, ekonomik, mediatik, gjyqesor, pra mund te permbysin pushtetin mafioz te ketyre 30 vjeteve.

Edhe levizjet sindikaliste si forca reale jane goditur duke futur ne radhet e tyre individe te korruptuar te partitokracise, duke i kthyer ne sindikata nga grupe te fuqishme puntore ne grupe kllounesh qesharake. Duke i eleminuar dhe asgjesuar perfundimishte nga skena shqiptare. Edhe ato levizje te vogla sindikaliste qe kane mundur te rezistojne si ne Ballesh, Polican, Bulqize e te tjera qytete, jane sulmuar nga partitokracia me te gjitha menyrat me qellimin final asgjesimin e tyre.

Te vetmet forca reale qe ekzistonin brenda Shqiperise (Studentet dhe sindikatat) gati jane shpartalluar ose kontrollohen nga partitokracia. Por kjo nuk don te thote qe kjo gjendje do te rrije keshtu.

Nje force tjeter reale e cila nuk ndodhet ne Shqiperi, nje force qe pas presionit nderkombetar nje dite do te votoje, jane emigrantet. Ndoshta Shqiperia eshte i vetmi rast ne bote qe ka gati 40% te popullsise ne emigracion. Emigrantet jane e vetmja force qe ndodht jashte sferes se kontrollit te partitokracise, emigrantet jane jashte kurtheve qe ka ngritur partitokracia per banoret brenda Shqiperise, si kurthi i “bukes se gojes”. Ata jane jashte kercenimeve te saj. Dhe me kryesorja eshte se ata jane shtresa me elitare, intelektuale qe partitokracia i ka vecuar, poshteruar dhe pastaj debuar nga vendi si nje rrezik serioz per pushtetin e saj. Ishte Fan Noli qe ne 1920 u rikthye me 500 emigrant nga USA per te senderuar iden e tyre te madhe, per te ngritur nje minishtet te tipit

amerikan ne Ballkan, por qe fatkeqesishte ndeshi ne bajraktarizmin e politikaneve vendas. Projekti i Fan Nolin rrone dhe eshte detyre e emigracionit qe ta rivej ate ne zbatim. Emigrantet jane e vetmja force reale jashte partitokracise. Por a mund te permbysi emigracioni nga jashte pushtetin e elites?

I vetem jo! Ndoshta duhet perdorur metoda e luftes se Skenderbeut, ndaj sulltaneve politik ne Shqiperi qe kane kapur pushtetet ekonomike-politike-financiare-gjyqesore dhe mediatike. Metod ku nje pjese e ushtrise se Skenderbeut (Studentet dhe sindikatat) te luftojne nga brenda keshtjelles (demokracise, parlamentarizmit, gjyqesorit, shtetit ligjore, ekonomise) kunder sulltaneve politik qe e sulmojne ate. Ndersa pjesa tjeter te luftoje nga jashte duke sulmuar here pas here karvanet sulltanore te ushtrise se te korruptuarve per te coptuar dhe me pas asgjesuar politikishte dhe financiarishte vargun e gjate te gjarperit te partitokracise.

Por deri tani keto forca nuk jane bashkuar dote. Askush nuk ka guxuar te rivej ne loje projektin e 500 nolisteve ne 1920.

Te gjitha keto levizje jane asgjesuar ose minuar. Dhe sot jemi para nje gjendje kur lumi i madh popullor antiqeveritar kontrollohet nga partite qe dje kane qeverisur me metoda po kaq brutale sa partia ne pushtet. Pjesmarrja sot ne mitingun antiqeveritar ishte shume e madhe, por ajo kontrollohej dhe drejtohej nga krahu tjeter politik qe dikur ka qeverisur vendin. Ky ka qene problemi i partitokracise, eleminimi i nje force qe mund te grumbullonte zemerimin e madh popullor ndaj pushtetit. Ky zemerim duhet te kontrollohej gjithmon nga partit e ketyre 30 vjeteve, kurre nuk duhej lene qe perrenjte e zemerimit te mblidheshin ne nje lume te madh qe kontrollohej nga nje force e “panjohur” politike e cila ishte rrezik per sistemin. Gjithmon do te kete zemerime pipollore kunder papunesise, gjendjes se renduar ekonomike, shkeljes se kushtetutes dhe cenimit te saj, por valle a do te dalin nje force qe di si ta kanalizoj kete zemerim ne kanalin e duhur politik dhe pastaj keto kanale ti derdhi ne lumin e madh te energjive. Sot u pa qarte se populli eshte zemeruar me kete qeverisje. Ata ishin me mijera qe dolen ne rruge, per te protestuar kunder pushtetit. Ata nuk ishin me Berishen, as me Meten as me Moniken dhe as me Bashen. Keta jane thjeshte aktore qe dine te mbledhin perrenjte e vegjel popullore per te formuar nje lum, ujin e te cilit do e dergojne ne mullirin e tyre. Praktikishte partitokracia ka fituar perseri duke eleminuar projektet dhe kauzat e pavarura te cilat mund ta mblidhnin zemerimin popullore ne nje lume te madh, ujin e te cilit do e conin me mullirin e Shqiperise, Demokracise, Pluralizmit, Shtetit Social.

Megjithate ndoshta ne te ardhmen keto tre forca do te bashkohen. Kjo pritet te shihet.

VINI RE!

Editoriali eshte shkruar ne 2 Mars 2020, pas mitingut te protestes te organizuar nga Presidenti i Shqiperise!